AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria tërhiqet nga rikualifikimi i diplomave të infermierëve

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
gjatë ceremonisë së përfundimit të rikontruktsionit të Reanimacioni të Kardiologjisë në QSUT | Foto nga : LSA

Ministria e Arsimit njoftoi se kishte “ngrirë” vendimin për të rikualifikuar si “bachelor” diplomat e infermierëve të marra në vitet 2002-2006. Vendimi,  i cili u mor disa ditë pasi BIRN publikoi lajmin, thotë se po kërkohet një zgjidhje ligjore për rastin që prek 4 mijë infermierë ndërsa thuhet se paga nuk do të cënohet.

gjatë ceremonisë së përfundimit të rikontruktsionit të Reanimacioni të Kardiologjisë në QSUT | Foto nga : LSA

Rreth 4 mijë infermierë u njoftuan në maj se nga pagat e tyre do të zbriteshin 4500 lekë, pasi tashmë diploma e fituar në vitet 2002-2006 në Universitetin e Mjekësisë nuk u konsiderohej si “master shkencorë”, por “bachelor”. Infermierët i thanë BIRN se ata humbnin jo vetëm pagën mbi diplomë, por duhej të kthenin pas shtesën e marrë në dy vjet. Infermierët thanë se i trembeshin po ashtu humbjes së vendit të punës dhe se pas këtij vendimi duhej të shpenzonin edhe për rishkollimin.

Por të premten, katër ditë pasi BIRN publikoi lajmin për vendimin, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njoftoi se e kishte “ngrirë” hyrjen në fuqi të vendimit për rikualifikim të  nisur në nëntor 2017. MASR njoftoi se po konsultohej me Univeristetin e Mjekësisë për të gjetur një zgjidhje ligjore dhe se ishte ngritur një grup pune për këtë rast.  “Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për rastin konkret që është në kontakt të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase në favor të infermierëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më herët, ministria i pati thënë BIRN se vendimi për këtë rikualifikim dhe penalizimet në pagë sipas tij, ishte i bazuar në ligjin “Për Arsimin e Lartë” të vitit 2015 dhe se këto diploma nuk mund të ekuivalentoheshin në master për shkak se infermierët nuk kishin bërë tetë semestre teori, por 7 semestra dhe një semestër praktikë.

Vendimi, i cili ishte marrë në nëntor 2017 dhe iu njoftua infermierëve në fillim të majit 2018, u cilësua si padrejtësi nga Sabri Skënderi, President i Urdhërit të Infermierëve. “Është një padrejtësi që u është bërë rreth 4000 infermierëve në të gjithë Shqipërinë. E vërteta është se edhe në pagë janë trajtuar më parë si të kualifikuar me master, pasi kishin kryer shtatë semestra plus praktikë”. Konfederata e Sindikatave po ashtu paralajmëroi protestë kundër këtij vendimi.

BIRN mësoi se infermierëve të përfshirë në këtë kategori iu ishin zbritur nga paga rreth 4500 lekë në muaj, ku rreth gjysma i takonte parave që kthehen pas të përfituara prej vitit 2015 dhe pjesa tjetër uljes së rrogës.

Ndërkohë, në njoftimin për shtyp, MASR njoftoi se pagat nuk do të prekeshin dhe se infermierët nuk duhet të shqetësoheshin. “Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështje”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, infermierë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të kontaktuar nga BIRN thanë në kushte anonimati, se kjo ndalesë kishte marrë fuqi dhe atyre u ishin ndaluar paratë prej dy muajsh.

Etiketa: BachelorBIRNdiplomatinfermierëmasterMinistria e ArsimitMjekmjekëPagatpresidentPunëQeveriaQSUTSabri SkënderiSHshqipVendimi
Tjetri
Leku vijoi të forcohej në qershor pavarësisht ndërhyrjes së BSH

Leku vijoi të forcohej në qershor pavarësisht ndërhyrjes së BSH

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.