Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

ONM dhe KPK ngrenë pikëpyetje mbi profesionalizmin dhe lidershipin e Arta Markut

Besar LikmetaNgaBesar Likmeta
12:59 | 03/07/2018
Në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kanë cilësuar mungesën e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku gjatë seancës dëgjimore të vetingut si mungesë lidershipi, ndërkohë që janë shfaqur kritika edhe për riorganizimin e Prokurorisë nga ana e saj.  

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku. Foto: Gent Shkullaku/LSA

Mungesa e Arta Markut në seancën dëgjimore të procesit të rivlerësimit kalimtar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nuk është pritur mirë nga kryesuesja e trupës gjykuese, Genta Tafa Bungo dhe përfaqësuesi i Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, i cili u shpreh se kishte pasur dëshirë të kishte një debat profesional me kreun e akuzës mbi zbatimin e masave të paraburgimit.

“Jam i zhgënjyer për mungesën e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, sepse do ta mirëprisja një debat të hapur profesional mbi disa çështje ligjore,” tha Jacobs.

“Kjo [mungesë] nuk është një shenjë lidershipi, sepse ky i fundit përbëhet nga autoriteti por edhe nga llogaridhënia,” shtoi Jacobs.

E zhgënjyer për mungesën e Markut u shfaq dhe drejtuesja e seancës, Genta Tafa Bungo, e cila në porosinë e kahershme për kamerat që të mos filmonin subjektin, i shtoi dhe një koment mbi mungesën e kësaj të fundit duke thënë “me sa duket nuk është.”

Marku u përfaqësua në seancë nga avokatja e saj, e cila nuk dha një përgjigje të qartë mbi arsyet se pse Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme kishte zgjedhur të qëndronte në zyrë në vend që të paraqitej në seancë dëgjimore.

“E pa të arsyeshme të përfaqësohej,” tha avokatja.

Hetimi administrativ i KPK-së ka filluar me datë 30 nëntor 2017, kur Marku ishte prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kishte kandidaur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Edhe pse Marku ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli pas zgjedhjes në krye të akuzës, hetimi administrative për të ka vazhduar.

Relatorja Suela Zhegu ka theksuar se si pjesë e hetimit administrativ janë administruar raportet nga ILDKPKI për pasurinë, nga DSIK për pastërtinë e figurës si dhe nga Prokuroria e Përgjithshme për vlerësimin profesional.

Të tre raportet e administruara nga institucionet e pavaruara kanë qenë pozitive për Markun, duke konkluduar se pasuria e saj është e ligjshme, pastërtia e figurës e përshtatshme dhe vlerësimet profesionale kanë qenë me notën ‘shumë mirë.’

Zhegu më tej nënvizoi se gjatë hetimit të pavarur, KPK kishte hetuar disa prona të Markut dhe të bashkëshortit të saj, ku përfshihej një apartament 103 m2 në Shkodër, një apartament i dytë në Shkodër ku bashkëshorti zotëron ¼ dhe një shtesë prej 9 m2 në këtë të fundit.

Gjatë hetimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës, KPK nuk konstatoi probleme, megjithatë Zhegu u ndal gjerësisht në riorganizimin dhe lëvizjet e komanduara të ndërmarra nga Marku pas zgjedhjes në dhjetor 2017 në krye të organit të akuzës.

Edhe pse konstatoi se këto lëvizje ishin të ligjshme, relatorja nënvizoi se Marku kishte dështuar të aplikonte një metodologji për riorganizimin e Prokurorisë. E pyetur nga KPK në janar, Marku  ka thënë se nuk kishte rregullore por vendimet e komandimit dhe të transferimit të prokurorëve bazoheshin në disa kritere, si çështjet e mbuluara më parë nga prokurori apo opinioni i përgjithshëm mbi kandidatin. Por kur KPK ka kërkuar dokumente mbi procedurën e ndjekur, Marku ka dështuar t’i dorëzojë ato.

“Që nga riorganizmi i nisur në Janar 2018 nuk është bërë asnjë hap për të miratuar një procedurë,” tha Zhegu, duke lexuar raportin.

Relatorja nënvizoi se ndaj Markut ka pasur dy denoncime si dhe është vlerësuar një kallëzim për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Durrësit, i cili është pushuar për mungese të elementëve të veprës penale.

Nga denoncimet dhe kallëzimi nuk janë gjetur elementë shkeljesh, por ka qenë vlerësimi i një procedimi i përfaqësuar nga Marku në Gjykatën e Shkodrës që ka sjellë kritika nga përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM-së, Theo Jacobs.

Kritika e Jacobs lidhet me kërkesën e Markut për paraburgimin e një të pandehuri të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Jacobs e ka cilësuar kërkesën e prokurores në gjykatë të paarsyetuar, duke nënvizuar se edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kanë vendosur që kërkesa për paraburgim duhet të jetë e mirëarsyetuar sepse i pandehuri është i pafajshëm derisa të shpallet fajtor dhe në rastin në fjalë është dënuar vetëm me 2 muaj burg.

“Unë nuk mbështes shkeljen e rregullave të qarkullimit, por në këtë rast po flasim për një person që ka pirë ca teke raki më shumë se duhet,” tha Jacobs. “Arta Marku nuk është një prokurore rioshe, por një prokurore me eksperiencë. Unë vetë si prokuror di ta bëj diferencën midis dikujt që shkel ligjin dhe një krimineli,” shtoi ai.

Jacobs shtoi se do kishte dashur të kishte një debat profesional me Markun mbi këtë temë, duke e cilësuar me nota negative mungesën e saj. Ai nënvizoi se numri i lartë i personave në paraburgim ishte një problem në të gjithë Europën dhe Marku është në pozicionin, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, që të bënte diçka për këtë lloj mentaliteti, duke i kërkuar medias t’ia përçonte mesazhin.

Përfaqësuesja e Markut i pranoi gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së. Në përfundim të seancës ajo kërkoi konfirmimin në detyrë të subjektit, ndërkohë që vendimi do të jepet të mërkurën në orën 10:00.

Etiketa: Arta Marku
Tjetri
Prokurori Luan Kaloçi akuzohet për deklarime të rreme dhe fshehje pasurie

Prokurori Luan Kaloçi akuzohet për deklarime të rreme dhe fshehje pasurie

Më të lexuarat

ONM dhe KPK ngrenë pikëpyetje mbi profesionalizmin dhe lidershipin e Arta Markut

12:59 | 03/07/2018
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.