AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Eurodeputetët thirrje KE-së të pezullojë ndihmën për Moldavinë

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
8 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shefja e Diplomacisë së BE-së Federica Mogherini. Foto: Facebook

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë ku i kërkon Komisionit Europian të ndërpresë mbështetjen buxhetore për Moldavinë për shkelje të standardeve demokratike.

Shefja e Diplomacisë së BE-së Federica Mogherini. Foto: Facebook

Parlamenti Europian ka votuar për të ndërprerë ndihmën financiare për Moldavinë për shkelje të standardeve demokratike duke anuluar zgjedhjet në kryeqytetin moldav.

Grupimi i qendrës së djathtë në parlament, Partia Popullore Europiane, PPE, paraqiti rezolutën të enjten.

Ajo u miratua me shumicë dërrmuese prej 343 votash pro, 35 kundër dhe  me 160 abstenime. Social-demokratët europianë ranë dakord që pavlefshmëria e zgjedhjeve për kryetar bashkie nga Gjykata e Lartë e Moldavisë më 25 qershor ishte e gabuar.

Por ata vunë në pikëpyetje nëse Europa duhet të ndërpresë pagesën e parë të ndihmës makro-financiare me vlerë 100 milionë euro për Moldavinë, e projektuar për të ndihmuar reformat.

Rezoluta i bëri thirrje Komisionit të pezullojë mbështetjen buxhetore për Moldavinë, duke përdorur precedentin e korrikut 2015, kur u krye një tjetër pezullim pas të ashtuquajturës “vjedhje të madhe” prej rreth një miliardë dollarësh nga sistemi bankar moldav gjatë viteve 2012-2014.

Rezoluta i kërkoi Komisionit të përfshijë një listë kushtesh që Moldavia duhet të përmbushë, përfshirë njohjen e rezultatit të zgjedhjeve në Kishinau dhe kryerjen e hetimeve për mashtrim me rezultate krejtësisht transparente.

“Vendimi i Gjykatës së Lartë i 25 qershorit i privon qytetarët e Kishinaut për të pasur një kryebashkiak të zgjedhur në mënyrë demokratike,” tha në Parlamentin Europian Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini.

Ajo vuri në dukje se komisioni zgjedhor i Moldavisë kishte vendosur gjithashtu të mos organizonte zgjedhje të reja, duke konfirmuar se Kishinau do të vazhdojë të qeveriset nga një administratë jo e zgjedhur.

“Këto vendime dëmtojnë besimin e qytetarëve të Moldavisë te institucionet shtetërore,” tha Mogherini, duke shtuar se autoritetet moldave duhet të gjejnë një rrugëdalje nga kjo zgjidhje e papranueshme.

Ajo gjithashtu u kërkoi atyre të garantojnë pavarësinë e gjykatave në përputhje me zotimet ndërkombëtare të vendit.

Kur më 27 qershor 2017, në Bruksel midis Moldavisë dhe BE-së u nënshkrua një Marrëveshje Asociimi, të drejtat e njeriut, standardet demokratike, liria fjalës dhe drejtësia e pavarur ishin disa nga çështjet kryesore të dakorduara nga të dyja palët.

Këto vlera u përmendën më tej në fjalimin e Mogherinit, duke deklaruar se BE-ja do të qëndrojë pranë qytetarëve moldavë derisa kriza të zgjidhet.

Kjo rezolutë tani kalon te Komisioni Europian, i cili duhet të marrë një vendim përfundimtar për pezullimin e mbështetjes buxhetore.

Mogherini përmendi vetëm pezullimin e pagesës së parë prej 100 milion eurosh në ndihmë makro-financiare, derisa Kishinau të zgjidhë të gjitha parakushtet e kredisë, duke mos thënë asgjë për një pezullim të plotë të mbështetjes buxhetore.

Megjithatë, Partia Demokratike në pushtet në Moldavi e kritikoi rezolutën  duke e quajtur atë një vendim politik që do të shkaktonte vetëm një “erozion të thellë të besimit të moldavëve te Bashkimin Europian, pasi kishin arritur një rritje rekord gjatë qeverisë aktuale”.

Paralajmërimi nga Brukseli vjen pasi partia pro-europiane në pushtet dhe Partia Socialiste pro-ruse kanë votuar së bashku për të ndryshuar sistemin zgjedhor në një të përzier, kundër rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian.

Liderët e partive opozitare pro-europiane në Moldavi ishin të pranishme në Parlamentin Europian për votimin dhe e mirëpritën atë.

“Arsyeja për këtë rezolutë është vendimi abuziv i autoriteteve moldave për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve në Kishinau. Ky vendim ishte në kundërshtim me parimet demokratike,” tha Maia Sandu, liderja e partisë më të njohur pro-europiane të opozitës, Partia për Veprim dhe Solidaritet.

Zyrtari i shtypit i Parlamentit Europian, Gediminas Vilkas, tha për BIRN se rezoluta ishte thjesht një deklaratë politike që Komisioni më pas do ta merrte në konsideratë.

Ai theksoi se Mogherini foli vetëm për pezullimin e 100 milionë eurove në ndihmë makro-financiare – deri në 40 milionë euro nga të cilat do të vinin grante dhe deri në 60 milionë në kredi.

Gjykata e Lartë e Moldavisë më 25 qershor la në fuqi një vendim të mëparshëm që shfuqizoi zgjedhjet për kryebashkiak në Kishinau, duke shkaktuar protesta të mëdha të dielën e kaluar në rrugët e qytetit.

 

Etiketa: BEBIRNBrukselBrukseliDrejtësiaEuroEuropaFacebookGjykataGjykatëGjykatësKEKomisioni EuropiankrediKrizaKryebashkiakkryetarLiriamarrëveshjemashtrimMoldaviMoldaviaparlamentParlamenti EuropianPartiaPartia DemokratikePartia SocialisteProtestaPunëRezolutaSHSistemi bankarVendimVendimivjedhjezgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Maqedonia dërgon në burg sulmuesit e deputetit

Maqedonia dërgon në burg sulmuesit e deputetit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.