AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Beteja për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar vazhdon

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qindra qytetarë protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. 5 korrik 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Miratimi nga mazhoranca i projektligjit që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit kritikohet si “akt totalitar” nga artistët, qytetarët dhe shoqëria civile, e cila tashmë vijon betejën si për mbrojtjen e godinës, ashtu edhe për një shtet të së drejtës.  

Qindra qytetarë protestojnë para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. 5 korrik 2018. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Regjisorja dhe aktorja Sesilia Plasari beson ende se Teatri Kombëtar do të shpëtohet. Ajo qëndron në radhët e para të artistëve që kanë vendosur të rezistojnë, edhe pas votimit të të  5 Korrikut në Parlament, ku votat e socialistëve i hapën rrugën shembjes së godinës 73-vjeçare.

“Një akt krejt normal për një qeveri totalitare si kjo që kemi. Ne e dimë se ç‘bëhej në Shqipëri në kohën e diktaturës komuniste, e kemi jetuar. Atëherë merreshin jetë, tani merren pasuri kombëtare, por edhe jetë në shumë prizme,” tha Plasari për BIRN.

Mbrëmjen e së premtes, qindra artistë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën sërish në oborrin e Teatrit Kombëtar për të shprehur revoltën ndaj një akti, që ata e konsiderojnë fillimin e një diktature të vend.

Regjisori Robert Budina tha nga podiumi se vijimi i protestës është një betejë që artistët duhet ta fitojnë me qytetari, pasi nuk është vetëm beteja për mbrojtjen e një godine, por për një shtet më të mirë.

“Detyra jonë është të mbrojmë Teatrin, jo si godinë por si një vlerë kombëtare. Ne e prisnim miratimin  e këtij ligji dhe mirë bënë, se unë  tashmë pres  një reagim më të fortë pasi jemi në diktaturë,” tha Budina, duke komentuar vendimin e parlamentit për të miratuar projektligjin e shumëdiskutuar.

“Kjo nuk është beteja jonë për të mbrojtur bojën e një godine, është beteja për të bërë një shtet me të mirë. Ne do t’i japim një mësim politikës, do të bëjmë rezistencë,” shtoi më tej ai.

Në protestën e së premtes, artistët, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile konfirmuan vazhdimin e betejës së tyre për mbrojtjen e Teatrit, por edhe të shtetit ligjor.  Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i thanë BIRN se protestat e tyre maratonë do të vijojnë, ndërsa parashikojnë se një formë mund të jetë edhe ngujimi në godinën e Teatrit Kombëtar.

Në orët e vona të së enjtes, mazhoranca votoi me 75 vota projektligjin që i hap rrugën negociatave me kompaninë “Fusha” sh.p.k për të zhvilluar truallin e Teatrit dhe rrjedhimisht shembjen e godinës. Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të artistëve, qytetarëve dhe shoqërisë civile, socialistët e votuan në rresht projektligjin kontrovers, me përjashtim të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Kamerat fiksuan një debat të ashpër mes kryeministrit Rama dhe Majko, ndërkohë që ky i fundit u pa të linte sallën e Parlamentit para votimit të projektligjit. Opozita e cilësoi projektligjin si antikushtetues dhe si akt korruptiv, ndërsa protestoi në fund në fund duke hedhur kartonat e kuq mbi kryeministrin Rama dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Projektligji i miratuar tashmë nga parlamenti përcakton negociata të drejtpërdrejta dhe pa garë me kompaninë “Fusha” sh.p.k për zhvillimin e truallit në zonën e Teatrit Kombëtar, në shkelje të ligjit për “Prokurimet Publike” dhe atij për “Partneritet Publik Privat”. Ai ngarkon gjithashtu kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj që të përgatisë një kontratë me kompaninë private brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit. Kontrata do të duhet të miratohet gjithashtu në Kuvend.

Regjisorja Plasari e quajti të paimagjinueshme për një vend të huaj shembjen e një godine historike si Teatri, ndërsa theksoi ndryshimin e Edi Ramës me një reagim të tij të vjetër, kur ishte ministër i Kulturës me teatrin Bouffes du Nord në Paris.

“..Një teatër i braktisur, që kërcënohej nga shembja dhe që Peter Brook e shpëtoi duke i restauruar thjesht komfortin e artistëve, pa prishur asgjë nga «plagët» e kohës… duke nxjerrë në pah edhe fiksuar bukurinë  e vizatimeve që dora e kohës kishte sajuar duke prishur suvanë sipas qejfit të saj. Edi Rama erdhi i frymëzuar dhe tha: do t’ia fal Peter Brook Teatrin Kombëtar,” kujtoi Plasari.

Ndërsa gazetarja e Kulturës, Elsa Demo tha në protestë se kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është edhe një pasqyrë e degjenerimit politik dhe moral të vendit.

“Pavarësisht se sa e rëndë është kjo situatë, kauza për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe njëherësh mbrojtjen e një ansamblit monumental të Tiranës, ka çliruar shumë energji pozitive. Nuk ka ndodhur në historinë e 27 viteve pas rënies së regjimit që një kauzë e tillë të shërbejë si një pasqyrë e plotë e degjenerimit politik, ekonomik dhe moral të vendit,” tha Demo.

Protestës së vazhdueshme të artistëve i janë bashkuar edhe mijëra qytetarë që kanë nënshkruar një peticion, përmes së cilit u kërkojnë autoriteteve mbrojtjen e ndërtesës historike.

 

Etiketa: BIRNdiktatureEdi RamEdi RamaElsa DemoErion VeliajFushaKuvendnegociataOpozitaPandeli MajkoParaparlamentpeticionProjektligjiProtestatRamaSHshqipShqipëriTeatri KombëtarTiranëVota
Tjetri
Fatura të harruara, puna në televizion dhe foto arkive për të provuar pasurinë përpara vetingut

Fatura të harruara, puna në televizion dhe foto arkive për të provuar pasurinë përpara vetingut

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.