AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Enver Petrovci përgënjeshtron deklaratën për shembjen e Teatrit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pyetur nga BIRN, aktori dhe regjizori i njohur kosovar Enver Petrovci u shpreh shumë i mërzitur nga lajmi i publikuar në median shqiptare, i cili sugjeronte se ai mbështeste shembjen e Teatrit Kombëtar ekzistues dhe u betua se nuk do t’i besonte më kurrë asnjë gazetari.

Aktori kosovar Enver Petrovci

Në një rast tipik dizinformimi, më datë 1 korrik 2018, media shqiptare në internet u mbush me lajmin me titull: “Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri!” Që nga ajo ditë, Petrovci, 64 vjeç, i cili është i njohur mes të tjerash për rolet e Hamletit, Makbethit dhe Jul Cezarit nga veprat e Shekspirit, krahas dhjetëra filmave, është përpjekur ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar duke thënë se ai është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka mbështetur në kurrfarë mënyre planin e qeverisë aktuale për të shembur teatrin ekzistues, për të dhënë tokën e tij për ndërtim pallatesh dhe për të ndërtuar një teatër të vogël në një pjesë të mbetur të kësaj toke.

Pyetur nga BIRN përmes telefonit, Petrovci tha se një gazetare, e cila nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte thënë se për kë media punonte, e kishte pyetur në përgjithësi nëse mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.

“Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër,” shpjegoi Petrovci për BIRN, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet të ndërtojë një teatër kombëtar. “I thashë se teatri duhet të jetë një ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,” shtoi ai. “I thashë gjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë të ndërtohet te “Taivani” ose te “Piramida”. Nuk i thashë që mbështes shembjen e teatrit kombëtar aktual,” tha Petrovci. Sipas tij, një ndërtesë teatri nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë tjetër afër, duke dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar të Zagrebit.

Pas publikimit të “lajmit” në shumë portale të Tiranës dhe Kosovës, Petrovci tha se ishte përpjekur ta përgënjeshtronte lajmin duke kontaktuar media të ndryshme por pa efekt.

“Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola”, tha Petrovci. I mërzitur me rrengun, Petrovci tha se është betuar se nuk do të japë më asnjëherë interevistë përmes telefonit për asnjë gazetar.

BIRN nuk ishte në gjendje të identifikonte gazetaren që bëri telefonatën te Petrovci dhe as median që e publikoi lajmin e para. Nga kërkimi në Google rezulton se lajmi është botuar në shumë media dhe në asnjë rast nuk ka emër autori. Në raste të ndryshme, në fund të shkrimit ka iniciale të ndryshme. Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare lajmi është botuar me akronimet a.g në fund ndërsa në shumë portale të tjera është botuar pa emër dhe pa burim.

Shqipëria është zënë nga debati mbi planin e qeverisë për të shkatërruar teatrin ekzistues dhe për të dhënë tokën publike me koncesion për një kompani private për të ndërtuar disa pallate dhe një teatër të ri.

Javën e kaluar, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro falënderoi ata që ajo i quajti, një listë me artistë që mbështesnin planin e qeverisë, duke paraqitur një peticion dhe një listë me emra pa firma. Por i pari në listë, aktori legjendar Pirro Mani, sipas bashkëshortes së tij Pavlina Mani të pyetur nga Gazeta Shekulli, rezultoi se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pleqëri të thellë dhe nuk kishte firmosur kurrfarë dokumenti.

Asnjë nga mediat që publikoi lajmin mbi deklaratën e Petrovcit nuk rezulton të ketë publikuar sqarimet e tij mbi keqpërdorimin e deklaratës.

Etiketa: BIRNdizinformimiEnver PetrovcigazetagazetargazetareGoogleKoncesionKosovëKumbaroMediamedia shqiptareMirela KumbaropallateParapeticionPunashqipShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTeatri KombëtarTiranë
Tjetri
Rimëkëmbja ekonomike shtyhet për në vitin 2018

Kthimi në normalitet ekonomik shtyhet për në vitin 2020

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.