AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Si dështoi samiti i Ballkanit për të vërtetën dhe drejtësinë

Marlies StappersThomas UngerngaMarlies StappersdheThomas Unger
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, majtas, flet teksa ministrat britanikë dhe ai polak dëgjojnë gjatë Samitit të Londës më 9 korrik 2018. Foto: (AP Photo/Matt Dunham, Pool)

Samiti i fundit BE-Ballkani Perëndimor në Londër nuk arriti të mbështeste një komision rajonal në kërkim të së vërtetës – një tjetër mundësi e humbur që Europa të ndihmojë në trajtimin e mosndëshkueshmërisë së gjerë për krimet e së kaluarës.

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, majtas, flet teksa ministrat britanikë dhe ai polak dëgjojnë gjatë Samitit të Londës më 9 korrik 2018. Foto: (AP Photo/Matt Dunham, Pool)

Duket se në Ballkanin Perëndimor është krijuar një mit nga komuniteti ndërkombëtar se po vendoset drejtësi për tmerret e konfliktit në vitet 1990. Krerët europianë e ushqejnë këtë mit sa herë që përkujtojnë gjenocidin e Srebrenicës më 11 korrik.

Çdo vit, në këtë ditë vere, nëpërmjet Twitterit dhe mediave të tjera sociale bëhen deklarata të guximshme në mbështetje të viktimave, duke bërë thirrje që të mbizotërojë drejtësia dhe të premtohet se s’do të ndodhë “më kurrë”. Ky ishte edhe rasti javën e kaluar me rastin e 23 vjetorit të gjenocidit.

Miti – që Ballkani Perëndimor është në rrugën e duhur kur është fjala për të trajtuar trashëgiminë e së kaluarës – është për fat të keq larg realitetit në terren. Sot ekziston një rrezik real që problemet e patrajtuara të së kaluarës të çojnë përsëri në një konflikt.

Ekziston një nevojë urgjente që vendimmarrësit t’i japin përparësi politikave të rëndësishme që trajtojnë të kaluarën në Ballkanin Perëndimor. Fatkeqësisht, ndërsa deklaratat e BE-së nënvizojnë angazhimin për pajtim dhe ballafaqim me të kaluarën, deri më tani, kjo nuk është materializuar me ndryshime në terren.

Për të trajtuar mosndëshkueshmërinë dhe për të parandaluar krimet e ardhshme, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare tani duhet të fillojnë të bëjnë diçka dhe të shpenzojnë para.

Ka shumë mundësi për ta bërë këtë. Kur politikanët e lartë dhe vendimmarrësit e tjerë u mblodhën javën e kaluar në Londër për të folur për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, tema e pajtimit ishte në axhendën e tyre.

Pritshmëritë midis aktorëve të shoqërisë civile ishin të larta për takimin në Londër, i cili ishte i fundit i një sërë takimesh si pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit që filloi në vitin 2014 me qëllim të mbështetjes së zgjerimit të BE-së  në Ballkanin Perëndimor.

Aktivistët shpresuan për një sinjal të fortë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor si edhe BE-ja për të trajtuar vuajtjet e kaluara të konfliktit të viteve 1990 duke mbështetur krijimin e një komisioni rajonal që kërkon të përcaktojë të vërtetën, i njohur si KOMRA.

Por nuk morën asgjë.

Para takimit në Londër, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kishin treguar angazhimin e tyre për nënshkrimin e një deklarate për themelimin e KOMRA-së. Çuditërisht, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina nuk arritën të bëjnë ndonjë premtim të tillë. Duke qenë se dy vendet e fundit kanë parë disa nga nivelet më të larta të viktimizimit gjatë konfliktit, ky mbetet një zhgënjim i madh.

Ndërsa angazhimet e lartpërmendura nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur themelimin e KOMRA-së, kishin dhënë shpresë të vërtetë se samiti do të ofronte një dritare mundësie që mund të sillte në jetë këtë nismë të rëndësishme, në fund ceremonia e nënshkrimit në Londër u anulua dhe u hoq axhenda pa ndonjë shpjegim zyrtar.

Këto zhvillime theksojnë mungesën e vullnetit politik nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të vazhduar para me mkëtë politikë kuptimplote. Në të njëjtën kohë, ata lënë shumë pikëpyetje në lidhje me procesin.

Një angazhim i qartë politik në Londër për të themeluar KOMRA-n do të kishte qenë një deklaratë e fuqishme në mbështetje të së vërtetës dhe kundër revizionizmit të së kaluarës, që vazhdon të dëmtojë të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Një angazhim i tillë do të kishte treguar një alternativë ndaj status quo-së aktuale, që është një mosndëshkim i shfrenuar për krimet e së kaluarës.

Një raport i kohëve të fundit nga Impunity Watch mbi Ballkanin Perëndimor është një dëshmi e trishtuar në këtë drejtim. Raporti tregon se, rreth 20 vjet pas përfundimit të konflikteve, mosndëshkimi për krimet e kryera mbetet i përhapur dhe i rrënjosur në të gjithë rajonin.

Përfituesit dhe nxitësit e këtyre strukturave të mosndëshkimit janë sistemet politike që veprojnë në bazë të ideologjive nacionaliste dhe përfshijnë ish-kriminelët e luftës në radhët e tyre. Deri më tani, ata kanë arritur të udhëheqin me sukses diskursin publik mbi të kaluarën, të shmangin llogaridhënien dhe të bllokojnë reformat.

Pa i sfiduar këto struktura të mosndëshkimit, një sundim ligjor funksional do të vazhdojë të sfidohet ashpër në Ballkanin Perëndimor dhe pajtimi do të mbetet një iluzion.

Siç është parë në kontekste të tjera, kërkimi i së vërtetës është një mënyrë efikase për të zbuluar, shpjeguar dhe sfiduar strukturat e mosndëshkimit. KOMRA mund të japë një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim.

Presioni i vazhdueshëm politik nga komuniteti ndërkombëtar, fillimisht nga shtetet anëtare të BE-së, do të jetë me rëndësi të veçantë për ta bërë realitet REKOM-n. Strategjia më e fundit e zgjerimit e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor lë të kuptohet se kushtëzimi i anëtarësimit në BE në mbështetje të KOMRA-së.

Ky angazhim në letër dhe i shprehur herë pas here në data përkujtimoresh, duke përfshirë edhe ato në lidhje me Srebrenicën, duhet të tregojë rezultate në praktikë. Megjithatë, deri më sot, përshtatshmëria politike në lidhje me pranimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndikuar në premtimin e dhënë viktimave për të garantuar llogaridhënie dhe për të luftuar mosndëshkimin. Londra do të shërbejë si një tjetër përkujtuese e e këtij fakti dhe është një mundësi e humbur.

Për më tepër, mbeten dyshime serioze nëse gjendja në të cilën e gjen venten aktualisht BE-ja do të jetë e favorshme për çdo qasje strategjike për trajtimin e mosndëshkimit në Ballkanin Perëndimor. Aktualisht, duket se lufta kundër ekstremizmit dhe ndalimi i fluksit të refugjatëve ka përparësi mbi të vërtetën dhe drejtësinë.

Si e tillë, qeveritë në rajone detyrohen nga Vjena dhe Berlini, forcat lëvizëse të dukshme pas reagimit të Europës ndaj krizës së refugjatëve dhe emigrantëve, të ofrojnë “sigurinë e Europës” në mënyrë që të marrin mbështetje financiare dhe politike nga BE-ja. Vendosja e drejtësisë dhe trajtimi i nevojave të patrajtuara të viktimave nuk është prioritet në listën e askujt.

Megjithatë, këto politika janë dritëshkurtra dhe nuk trajtojnë shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe nuk sigurojnë pajtim afatgjatë. Ankesat e patrajtuara do të çojnë në konflikte dhe vuajtje të ardhshme. Kërkimi i së vërtetës dhe qasjet e tjera për të zgjidhur mosndëshkimin kanë më shumë gjasa të garantojnë stabilitetin e ardhshëm në rajon.

Për më tepër, politikat dhe nismat bashkëkohore deri më tani s’kanë trajtuar thelbin, përfshirë çështjen e gjinisë. Modelet e vjetra dhe hierarkitë e pushtetit thjesht përsëriten dhe përforcohen. Studimet e fundit tregojnë se dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave janë sistematike në të gjithë rajonin. Çdo qasje strategjike në rajon që synon të kontribuojë në ndryshimet afatgjata duhet ta marrë parasysh këtë.

Sot, tashmë mund të parashikohet që, duke ecur përpara, një pjesë e konsiderueshme e përpjekjeve të ardhshme për të luftuar mosndëshkimin do të mbështeten përsëri mbi supet e shoqërisë civile. Megjithatë, shoqëria civile në Ballkanin Perëndimor aktualisht nuk është në gjendje të mjaftueshme për të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Hapësira qytetare po zvogëlohet dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanosen rregullisht. Në mënyrë të ngjashme, pavarësia e medias kufizohet sistematikisht.

Tensionet brenda shoqërisë civile janë gjithashtu në rritje, shpesh të shkaktuara nga konkurrenca në lidhje me financimin. Disa kritikë thonë se nisma KOMRA, e udhëhequr nga shoqëria civile, e cila ka qenë qendra e punës së shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor për të trajtuar të kaluarën, ka humbur kontaktin me atë që po ndodh në terren.

Shoqëria civile duhet të jetë më e vetëdijshme për sfidat me të cilat përballet. Nevojiten më shumë bashkëpunim dhe partneritete. Po ashtu, donatorët duhet të reflektojnë dhe të rishikojnë qasjet e tyre aktuale. Vendimet për financim duhet të merren në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh kërkesat e shoqërisë civile përtej Sarajevës dhe Prishtinës, ku ndodhin shumica e ndërhyrjeve te drejtësisë tranzicionale. Një shoqëri civile e fortë do të jetë garancia më e mirë për të siguruar që historia nuk do të përsëritet.

Ballkani Perëndimor dhe 18 milionë banorët e tij janë në një nevojë të madhe të një alternative për “normalitetin” me të cilin ballafaqohen aktualisht çdo ditë, që përfshin mosndëshkimin, nacionalizmin, korrupsionin dhe pabarazinë. Nëse Europa nuk mund t’i japë këto alternativa, të tjerët – si Erdogani dhe Putini – janë të gatshëm të ndërhyjnë.

Ne shpresojmë që Europa të zgjohet dhe do të fillojë t’i japë përparësi një qasjeje më të vendosur, një që sfidon nacionalizmin dhe promovon barazinë dhe përfshirjen dhe një në të cilën askush nuk lihet pas dhe mosndëshkimi është përjashtim, jo normë.

Presidenca aktuale austriake e BE-së mund të japë një kontribut të parë në këtë drejtim. Ndërsa ne jemi disi skeptikë se kjo do të ndodhë vërtte, do të habitemi pozitivisht nëse ajo e bën.

Opinionet e shprehura në sektorin e Komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: aktivistAktivistëBallkaniBanorëBEBIRNBosnjadhunadhuna në familjeDrejtësiaEuropaFamiljefinancimkonfliktKosovaKroaciaLondërLuftaMaliMali i ZiMaqedoniambështetjeMbrojtësit e të Drejtave të NjeriutMITnismaParaPresidencaProcesi i BerlinitPunërajonraportRaportirrezikSarajevëSerbiaSHVendimetverevuajtje
Tjetri
Shkarkohet Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese mbetet me dy anëtarë

Shkarkohet Gani Dizdari, Gjykata Kushtetuese mbetet me dy anëtarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.