AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Antoneta Bejko Sevdari – prokurore e Tiranës*

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Skeda: Antoneta Sevdari

Prokurorja Antoneta Sevdari, njëherazi kandidate për Këshillin ë Lartë të Prokuorisë, do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj në vitet 2003-2017.

Antoneta Bejko Sevdari është prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo do të përballet të martën në orën 13:00 në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Valbona Sanxhaktari.

Sevdari e ka filluar karrierën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës në vitin 2002 dhe në vitin 2013 ajo është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka qenë pjesë e task-forcës kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Antoneta Sevdari nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF] 

 

Skeda e pasurisë së deklaruar e prokurores Antoneta Sevdari për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurorja Antoneta Sevdari kishte një pasuri të deklaruar prej 4.4 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria familjare e Znj. Sevdari kap një vlerë prej 20.2 milionë lekë, duke regjistruar një rritje të pasurisë bruto me 4.6 herë. Rritja e mesatare e pasurisë së çiftit Sevdari ka qenë 1.1 milionë lekë në vit.

Pasuria e Znj. Sevdari përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerë 16.5 milionë lekë, pasuri të luajtshme në vlerë 1.5 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë 600 mijë lekë dhe likuiditete në cash në vlerë 1.5 milionë lekë.

Pasuritë e paluajtshme konsistojnë në një shtëpi banimi të ndërtuar pa leje në vitin 2001-2002 me vlerë 3 milionë lekë në Durrës dhe legalizuar në vitin 2013 kur zotëron 25%, me burim të ardhurat familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit nga emigracioni. Një apartament me vlerë 97,500 euro dhe sipërfaqje 101 m2, plus 12 m2 ambjente të përbashkëta dhe një tokë truall në fshatin Yzberisht në Tiranë.

Të ardhurat e familjes Sevdari gjatë periudhës 2003-2017 kapin prej afro 57.8 milionë lekë, ku 29.4 milionë lekë ose 49.3 % vijnë nga aktiviteti i bashkëshortit si person fizik, 14.8 milionë lekë ose 29.4 % nga paga dhe shpërblimet e subjektit, 6.3 milionë lekë ose 10.5 % nga pagat e bashkëshortit dhe 15.3 % nga të ardhurat e tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga të cilët nuk u konstatuan probleme.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

*Ky artikull është ndryshuar për të reflektuar korrektimin e mëposhtëm:

Më herët Reporter.al raportoi gabim se skeda e pasurisë së Znj. Antoneta Bejko Sevdari, përmbante ‘flamuj të kuq’, për sa i përket të ardhura dhe detyrime të lidhura me aktivitetin privat të bashkëshortit në vitet 2009, 2010 dhe 2011. Ky tekst është amenduar për të korrigjuar gabimin.  Reporter.al kërkon ndjesë për gabimin dhe ne po punojmë që mos të përsëritet.

Etiketa: AnalizëAntoneta SevdariBIRNDurrësEuroFirdes Shuliflamuj të kuqGjyqgjyqtarILDKPKIKandidateKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliPagatPasuri të paluajtshmepasuriaprokurorProkuroreraportreporterreporter.alRoland IliaSkedaTiranëValbonaValbona SanxhaktariVetingu
Tjetri
Ujësjellësi i Tiranës kërkon rritje dramatike të çmimit ndërsa mban të larta shpenzimet operative

Kosto në kurriz të konsumatorëve; ujësjellësit shkojnë nga keq në shumë keq

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.