AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria kërkon përjashtimin e gjykatësit në çështjen kundër Shkëlqim Mirit

Elton QynongaElton Qyno
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në këtë foto arkivë, gjyqtari Shkëlqim Miri po flet për gazetarët pasi fitoi postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 7 dhjetor 2007. Foto: Gent Shkullaku, LSA

Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda kishte refuzuar dorëheqjen e relatorit të çështjes ndaj gjykatësit të arrestuar për korrupsion, por prokuroria pasi u njoh me situatën kërkon përjashtimin e tij. Gjykatësi pranoi se kishte njohje me Mirin dhe bashkëshorten e tij.

Në këtë foto arkivë, gjyqtari Shkëlqim Miri po flet për gazetarët pasi fitoi postin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë më 7 dhjetor 2007. Foto: Gent Shkullaku, LSA

Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda refuzoi një kërkesë për dorëheqje të gjykatësit Ardit Mustafai, relator i çështjes ndaj ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë Shkëlqim Miri dhe tre të pandehurve të tjerë të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv, por prokuroria kërkoi përjashtimin e tij duke e cilësuar situatën e tij “konflikt interesi”.

Gjyqi ndaj Mirit, i cili u arrestua në nëntor 2017, pas ngritjes së akuzave për korrupsion pasiv, filloi këtë të martë, por seanca u shty tashmë për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për përjashtim të gjykatësit.

Në fillim të seancës relatori i çështjes gjyqtari Ardit Mustafai njoftoi se kishte paraqitur dorëheqjen për të mos gjykuar këtë dosje. Ai tha se dorëheqja i është kërkuar kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi Mustafai thotë se ka njohje personale me të pandehurin Miri, njëherësh me bashkëshorten e këtij të fundit ka lidhje gjaku dhe bien kushërinj.

Por gjyqtari Mustafai, pohoi se kjo kërkesë e tij nuk ishte pranuar nga kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Pas kësaj ai kërkoi opinionin e palëve në proces. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte dhe i pandehuri Shkëlqim Miri, i cili refuzoi të flasë.

Avokati i ish-gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri, Arben Prenga ishte dakord që trupi gjykues të mos ndryshonte pasi sipas tij, Miri për shkak se ka qënë gjyqtar, ka njohje me thuajse të gjithë gjyqtarët e vendit, dhe s’mund të shmangen gjyqtarët për shkak të njohjes me Mirin.

I ndodhur në këtë situatë, prokurori i çështjes Klodian Braho kërkoi të njihej me kërkesën e dorëheqjes, duke kërkuar njëherësh dhe 10 minuta pushim të seancës gjyqësore. Pasi u njoh me pretendimin e gjyqtarit Mustafai, prokurori Braho kërkoi përjashtimin nga ky gjykim të relatorit të çështjes Ardit Mustafai, duke cilësuar se ai ka konflikt interesi në gjykimin e kësaj dosjeje. Kërkesa e prokurorisë do të shqyrtohet nga një trupë gjyqësore tjetër, ku do vendoset përjashtimi ose jo i gjyqtarit Mustafaj. Seanca e rradhës është planifikuar në 24 korrik 2018.

Ish-gjyqtari i Apelit Shkëlqim Miri së bashku me kushëririn e tij Kujtim Miri, Alban Buci dhe Gentian Doda u arrestuan nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv dhe aktiv, pasi sipas prokurorisë kundrejt 30 mijë euro, ndërhynë për të lënë në fuqi në Gjykatë e Apelit Tiranë dënimin me 8 vite burg për Gentian Dodën, dënim i cili i solli lirinë të akuzuarit për vrasje në Burrel.

Hetimi i prokurorisë nisi pas informacioneve të marra se funksionarë të drejtësisë kanë  favorizuar të pandehurin Gentian Doda i cili ishte dënuar në vitin 2012 me 20 vjet heqje lirie. Doda kishte marrë një ulje dënimi nga Gjykata e Matit dhe më pas trupa gjykuese e Apelit të Tiranës, pjesë e të cilës ishte edhe gjykatësi Miri, la në fuqi dënimin e ri me 8 vjet burg ndaj tij.

Në rast se gjendet fajtor ish gjyqtari rrezikon dënimin nga 3 deri në 10 vjet burg. Shkëlqim Miri, 46 vjeç ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, e cila starton në vitin 1999. Ai më parë kë qenë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 

 

Etiketa: BurgdosjeEurogazetarGjykataGjykata e MatitGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqigjyqtarKlodian Brahokonfliktkonflikt interesiKorrupsionKorrupsion aktivkorrupsion pasivProkuroriProkuroriaSeancaSHShkëlqim MiriTiranëuljevrasje
Tjetri
Një pranverë e rrezikshme e Trump

Trump vë në pikëpyetje angazhimin e NATO-s për të mbrojtur Malin e Zi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.