AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Boshnjakët vazhdojnë të debatojnë për qendrën e re të emigrantëve

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një strehë emigrantësh dhe refugjatësh në Bosnjen veriore pas një shiu të madh. Foto: Anadolu.

Me vetëm dy qendra zyrtare azili dhe refugjatësh, Bosnja po përpiqet të akomodojë një numër në rritje emigrantësh dhe refugjatësh, por një qendër e re po pret ende marrëveshjen midis autoriteteve të ndryshme në vend.

Një strehë emigrantësh dhe refugjatësh në Bosnjen veriore pas një shiu të madh. Foto: Anadolu.

Si OKB-ja ashtu edhe një popullsi në rritje e emigrantëve dhe refugjatëve në Bosnjë po presin që zyrtarët të bien dakord mbi vendin e një kampi të ri emigrantësh, duke qenë se shumë prej tyre tani jetojnë në streha të improvizuara, tenda dhe ndërtesa të vjetra të braktisura, veçanërisht në veri të vendi pranë kufirit me Kroacinë dhe BE-në.

“Ne shpresojmë që zyrtarët boshnjakë do të arrijnë një marrëveshje së shpejti përpara se të përshkallëzohet kriza humanitare në pjesën veriore të vendit,” tha për BIRN, Neven Crvenkoviç, zëdhënës i UNCHR për Bosnjën.

“UNCHR do të vazhdojë të përkrahë autoritetet boshnjake, dhe në bashkëpunim me donatorët dhe aktorët kryesorë, në identifikimin urgjent të vendeve dhe për hapjen e ndërtesave akomoduese shtesë,” tha Crvenkovic, duke shprehur shpresën se kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të verës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se më shumë se 8,081 emigrantë dhe refugjatë janë regjistruar në Bosnje nga janari deri më 5 korrik.

Por ndërsa BE premton të mbështesë qendrën e re të emigrantëve, zyrtarët boshnjakë ende po përpiqen të kapërcejnë mosmarrëveshjet midis autoriteteve të ndryshme mbi vendin e qendrës.

Rreth 3,000 azilkërkues dhe refugjatë janë aktualisht në kantonin Una Sana të Bosnjës, një nga dhjetë kantonet në entitetin e Federatës së Bosnjës, duke pritur vendimin se ku do të vendosen, së bashku me 1,500 në Velika Kladusa, në Bosnjën veriperëndimore, dhe të njëjtin numër në Bihac.

Një zgjidhje e propozuar nga Këshilli i Ministrave i Bosnjës është të përdorimi i ndërtesave të një ish-fabrike biskotash në Bihac, e cila ka qenë jashtë përdorimit prej vitesh, por autoritetet lokale e kundërshtojnë fuqimisht këtë ide.

Një tjetër zgjidhje është që të përdoret një ish-ndërtesë ushtarake në Hadzici, afër Sarajevës, e cila pritet të jetë funksionale në javët në vijim.

Megjithatë, siç tha ministri i sigurisë i Bosnjës, Dragan Mektiç, për faqen e lajmeve në internet Srspkainfo të mërkurën, Bosnja nuk ka ndërtesa shtetërore, prandaj kryeministri i kantonit të entitetit dhe kryetarët e bashkive duhet të bien dakord për këtë plan.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Bihacit, Suhret Fazliç, njoftoi një protestë në Sarajevë më 26 korrik përpara Ministrisë së Sigurisë, duke thënë se banorët dhe drejtuesit e Bihacit dhe Velika Kladusës duan që ministria të gjejë një zgjidhje të re.

Propozimet e mëparshme se emigrantët mund të vendoseshin në kazermat e ushtrisë nuk mund të viheshin në zbatim, pasi Republika Srpska ishte kundër kësaj ideje, siç njoftoi më parë BIRN.

Disa OJQ në Bosnje i kanë bërë thirrje BE-së dhe autoriteteve lokale që ta zgjidhin me urgjencë çështjen duke garantuar akomodim adekuat si dhe mbështetje logjistike dhe ekonomike për ata që punojnë në terren.

Ata gjithashtu e kanë akuzuar UNHCR-në dhe IOM-in se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të zgjidhur situatën aktuale.

“Zyrat e mëdha të UNHCR-s dhe IOM-it mohojnë përgjegjësinë për t’u kujdesur për njerëzit edhe pse kanë një mandat për të bërë pikërisht këtë. Ata deri më tani e kanë zhvendosur përgjegjësinë që autoritetet e Bosnjes dhe Hercegovinës kanë zhvilluar deri në perfeksion,” thuhej në një letër të hapur të nënshkruar nga disa OJQ të mërkurën.

Crvenkoviç beson se akuzat janë të padrejta, pasi UNCHR ka ofruar lloje të ndryshme ndihmash për emigrantët dhe refugjatët, siç janë pagesat për akomodim, asistencë ligjore për azilkërkuesit, ushqim dhe ndihmë mjekësore.

Operacionet Europiane për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë Humanitare, ECHO, kanë premtuar 1.5 milion euro për nevojat më urgjente të emigrantëve dhe refugjatëve në Bosnje, tregon një raport nga UNCHR, i siguruar nga BIRN.

Financime të mëtejshme janë në diskutim me BE-në, Bankën për Zhvillim të Këshillit të Europës dhe qeverinë çeke, tregon i njëjti raport.

Nga janari deri në fund të qershorit, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria regjistruan mijëra emigrantë dhe refugjatë të rinj në rrugën e tyre drejt BE-së në një rrugë të re ballkanike – që është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar në të tre vende gjatë gjithë vitit 2017.

Raportet e medias thonë se emigrantët dhe refugjatët që kalojnë Ballkan vijnë kryesisht nga Siria, Pakistani, Afganistani, Algjeria, Libia, Maroku, Palestina dhe Iraku.

BIRN kontaktoi disa OJQ në Bosnje si edhe Ministrinë e Sigurisë të Bosnjës për më shumë informacione, por nuk mori asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit të lajmit.

Etiketa: AfganistaniAlgjeriaazilkërkuesAzilkërkuesitBallkanBanorëBEBIRNBosnjaBosnjeEuroIOMKrizakryetarlibiaLokaleMaliMali i ZiMarokumarrëveshjembështetjembrojtjeMjekmjekëOKBPakistaniPalestinaraportRepublika SrpskaSarajevëSHSHIUshqipShqipëriaSiriaStrehazhvillim
Tjetri
Liderët e Maqedonisë vazhdojnë bisedimet për referendumin për “emrin”

Liderët e Maqedonisë vazhdojnë bisedimet për referendumin për “emrin”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.