AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si mund të debatosh me një populist

Helmut K.AnheierngaHelmut K.Anheier
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues jashtë zyrave të Partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD, në Berlin më 24 shtator 2017. (Kay Nietfeld/dpa via AP)

Në vitet 1960, pak a shumë njësoj si sot, njerëzit me këndvështrime të kundërta kishin vështirësi të komunikonin me njëri-tjetrin. Megjithatë kishte një qytetari në atë epokë të debatit publik, qytetari që nuk gjendet asgjëkundi sot. Në atë kohë disa e kishin kuptuar se refuzimi për t’u angazhuar me njëri-tjetrin thjeshtë përforcon qasjen “ne kundër atyre” dhe ushqen radikalizmin.

Protestues jashtë zyrave të Partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD, në Berlin më 24 shtator 2017. (Kay Nietfeld/dpa via AP)

Në shumë vende Perëndimore sot, ndasitë shoqërore dhe politike janë zgjeruar deri në atë pikë sa përpjekja për të vendosur një urë mes tyre duket e kotë. Megjithatë dikush mund të duhet të besojë se e njëjta gjë ndodhi në vitet 1960, një epokë së paku po kaq konfliktuale sa edhe kjo e sotmja. Megjithatë ndasitë atëhere në fund u kapërcyen, Diferenca ishte lloji i diskutimit.

Në vitet 1960, kujtimet e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore vijonin të qëndronin pezull mbi Europë. Në Gjermani, rendi ende i dobët demokratik u trondit nga radikalizmi si nga e majta (komunistët) ashtu edhe nga e djathta (nacionalistët), gjë që u reflektua në sfidat e jashtme, të tilla si Lufta e Ftohtë, dhe në presionet e brendshme, përfshirë recesionin e parë të pasluftës dhe papunësia në rritje. Më 1968, protestat studentore shpërthyen në qytetet nëpër të gjithë Europën, si dhe në Shtetet e Bashkuara, duke reflektuar kundërshti jo vetëm ndaj Luftës së Vietnamit, por edhe – dhe gjithnjë e më shumë – ndaj “estabilishmentit” si të tillë.

Pak a shumë si sot, njerëzit me këndvështrime të kundërta në vitet 1960 e kishin të vështirë të komunikonin me njëri-tjetrin. Megjithatë kishte një lloj qytetarie në debatin politik të asaj kohe që sot nuk gjendet asgjëkundi. Në atë kohë, së paku një pjesë e kuptonte se refuzimi për të ndërvepruar e përforcon qasjen “ne kundër atyre” dhe ushqen radikalizmin.

Kini parasysh përballjen publike mes Ralf Dahrendorf, një anëtar të Partisë së Lirë Demokratike dhe studentit të të majtës radikale Rudi Dutschke  jashtë një konference të kësaj partie në Freiburg. Dutschke u përpoq ta “demaskonte” Dahrendorf – intelektualin e estabilishmentit liberal – si një person shfrytëzues dhe jodemokratik; Dahrendorf iu përgjigj duke thënë se retorika revolucionare e Dutschke ishte naive, më shumë ajër i nxehtë se sa thelb, dhe në fund, ishte e rrezikshme. Sado që ata nuk ishin dakord në mënyrë dërrmuese, që të dy i dhanë njëri-tjetrit mundësinë për të dhënë argumentet e tyre mbi revolucionin, lirinë dhe demokracinë.

Kjo përqasje mund të shihet gjithashtu në lidhje me radikalët e krahut të djathtë, të tillë si Partia Nacional Demokratike e Gjermanisë, e krijuar nga disa grupime të krahut të djathtë më 1964. Më 1967, kjo parti po ecte përpara në elektorat. Kështu, në një debat publik sot gjerësisht të harruar por shumë tronditës, 2 mijë njerëz u mblodhën në Univestitetin e Hamburgut për të dëgjuar diskutimet në panel mbi “radikalizmin në një demokraci.”

Ai panel përfshinte udhëheqësin e kësaj partie Adolf von Thadden; botuesin e të përjavshmes liberale Die Zeit, Gerd Bucerius; shkrimtarin konservator Rudolf Krämer-Bodoni; avokatin dhe politikanin gjermano-lindor Friedrich Karl Kaul; dhe, sërish, Dahrendorf. Diskutimi u moderua nga Fritz Bauer, një ish person në ekzil që pati shërbyer si prokuror në gjyqet mbi Aushvicin ne Frankfurt, të zhvilluara mes viteve 1963 dhe 1965.

Debati filloi me shpjegimin nga Thadden të ideve të tij politike, ku ofrohej një vlerësim pa kërkim ndjese për rolin e Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore si dhe me shpjegimin mbi rritjen e partisë së ekstremit të djathtë. Dahrendorf, një profesor i sociologjisë, pasoi me një analizë të anëtarësisë anëtarësisë së larmishme të kësaj partie të ekstremit të djathtë, e cila përfshinte nazistë të vjetër, njerëz të zhgënjyer në kërkim të identitetit dhe anti-modernistë oportunistë.

Dahrendorf pas kësaj deklaroi se, ndërsa ai e kuptonte se për çfarë gjërash ishte kundër Thadden opposed, ai nuk e kishte fare të qartë se çfarë mbështeste udhëheqësi i kësaj partie. A e mbështeste ai demokracinë? Më vonë, Bucerius e sfidoi në mënyrë më të drejtpërdrejtë Thadden, duke e pyetur nëse ai do ta kishte mbështetur grushin e shtetit kundër Adolf Hitlerit më 1944. Bauer ndërhyri se motra e Thadden kishte qenë një anëtare e rezistencës. Por vetë Thadden gjithsesi e shmangu dhënien e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë, duke sugjeruar se ai nuk do të kishte luftuar krahas motrës së tij.

Gjithsesi, Dahrendorf këmbënguli se fati i kësaj partie duhej të vendosej nga votuesit dhe jo nga gjykatat, të cilat patën deklaruar që Partia Komuniste ishte ilegale. Kaul ritheksoi idenë e tij në një deklaratë pasionante (për të cilën pa dyshim kishte rënë dakord paraprakisht me udhëheqësit e Gjermanisë Lindore) mbi përjashtimin e komunistëve të Gjermanisë Perëndimore nga debati. Panelistët e tjerë ishin dakord. Dahrendorf tha se një demokraci liberale nuk mund të përjashtojë radikalët e njërit krah, ndërkohë që toleron radikalët e krahut tjetër.

Është e vështirë të imagjinohet sot që politikanët e rrymës kryesore dhe intelektualët publikë të angazhohen në një debat të tillë të thellë dhe në respekt të njëri-tjetrit me radikalët e ditëve tona, qofshin këta populistë, nacionalistë ekonomikë, euroskeptikë apo ndonjë gjë tjetër. Ata që janë në ekstremin e majtë dhe atë të djathtë nuk janë në biseda me njëri-tjetrin në kurrfarë mënyre. Secila palë pëlqen t’i predikojë audiencës së vet, të cilën e akseson përmes fluskave brenda medias shoqërore ku ka pak kërkesë për diskutim të sinqertë të këndvështrimeve të kundërta.

Shumë udhëheqës të estabilishmentit sot – të ashtuquajturit elitë që janë mbajtësit e flamujve të rendit demokratik liberal – duket se besojnë se rreziqet e ndërveprimit me figura radikale janë tepër të mëdha: më shumë ekspozim do të thotë më shumë legjitimim të tyre. Por ky këndvështrim në vetvete është me rrezik të lartë, së paku sepse kjo përkthehet në verbëri të vullnetshme ndaj ndryshimeve shoqërore që kanë ushqyer ideologjisë ektremiste – një përqasje që për shumë vetë është arrogante. Rikujtoni kandidaten e demokratëve të SHBA për presidente Hillary Clinton, e cila deklaroi se gjysma e mbështetësve të rivalit të saj Donald Trump ishin një “tufë mjeranësh.”

Nuk është mirë që t’i lësh mënjanë ekstremistët. Të lësh lëvizjet radikale të mbyllin vetë rrugëtimin e tyre, siç kanë sugjeruar disa, është njëkohësisht e pamatur dhe e rrezikshme, për shkak të sasisë së madhe të dëmit që ata mund të bëjnë para rrëzimit. Për të përmbushur përgjegjësinë e tyre si kujdestarë të të mirës publike, “elitat” kulturore dhe politike duhet të heqin dorë nga elitizmi dhe të gjejnë formatet dhe formulat që ndihmojnë në ndërveprimin konstruktiv mes grupeve të ndryshme, përfshirë – sado vështirë të duket – lëvizjet radikale dhe populiste.

Në debatin e Hamburgut, Dahrendorf me të drejtë shpalli se suksesi i ekstremistëve ishte një njësi matëse për dështimet e elitave demokratike. Njësoj si partia e ekstremit të djahtë të viteve 1960, edhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) sot, ia dedikon suksesin e saj  në zgjedhjet federale të shtatorit të kaluar refuzimit të elitave politike, ekonomike dhe akademike të vendit për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me publikun, aq më pak me ata që publiku i ka parë si të gatshëm për të trajtuar shqetësimet e tyre.

Mbrojtësit e demokracisë liberale duhet të debatojnë me populistët për të mos ndryshuar mendjet populiste, por për të bërë publikun të kuptojë se çfarë parimesh mbështesin dhe jo thjeshtë çfarë kundërshtojnë. Po, kjo do të thotë që populistëve do t’u jepet më shumë kohë televizive dhe rreziku është që këndvështrimet e tyre ekstremiste të normalizohen. Por kërcënimet e lidhura me një sferë publike të polarizuar në mënyrë agesive – një të tillë që ekstremistët kanë dëshmuar se dinë ta shfrytëzojnë – janë shumë më të mëdha.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. How to Debate a Populist

Etiketa: akademikedebatedemokracidemokraci liberaleDonald Trumpe djathtae majtaEkstremizmiGjermanikonferenceLiberalizmiLuftaMatMITnazistParaPartiapopulistPopulizmipresidenteProject SyndicateprokurorProtestatprotestuesRefuzimirrezikSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraTrumpvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Karriera e kryetarit të Gjykatës së Lartë plasaritet nga problemet me pasurinë

Karriera e kryetarit të Gjykatës së Lartë plasaritet nga problemet me pasurinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.