AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pronat e ish-kryeprokurorit Llalla vendosen nën sekuestro

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke folur për gazetarët pas një seminari për luftën ndaj narkotikëve, | Foto nga : LSA

Gjykata për Krimet e Rënda urdhëroi “sekuestro preventive” për një apartament në Durrës dhe tre parcela toke në Tiranë për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke folur për gazetarët pas një seminari për luftën ndaj narkotikëve, | Foto nga : LSA

Një grup i vogël efektivash të policisë gjyqësore rrethuan mëngjesin e së hënës pronat e ish kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, një apartament në Durrës dhe disa parcela toke në rrethinat e Tiranës.

Ndërhyrja e tyre erdhi pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi para Gjykatës për Krimet e Rënda dhe kjo e fundit pranoi masën e sekuestros preventive për pronan e Llallës, pasi  ky i fundit është vënë nën hetim dhe prokurorët dyshojnë se pronat janë krijuar me burime të paligjshme.

Në një njoftim për shtyp, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se Llallës iu vendosën nën sekuestro një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe që përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrore.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale”, thuhet në njoftim.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzën e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.

Llalla ka mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithshëm nga viti 2012 deri në vitin 2017 ndërsa në fillim të këtij viti, pasi i mbaroi mandati si kryeprokuror, vendosi të tërhiqet nga sistemi i drejtësisë duke dhënë dorëheqjen.

Me ligj, prokurorit të përgjithshëm i takon të emërohet në nivel apeli pasi mbaron mandatin si kryeprokuror, por Llalla deklaroi se nuk dëshironte të ishte më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Akuza ndaj Llallës përfshin veprat penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë”, “mosdeklarim të shumave monetare në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Sipas Prokurorisë për krimet e rënda, vlera e pronave nën sekuestro preventive të Llallës është 98.8 milionë lekë.

Një investigim i mëparshëm i BIRN tregoi se si transformoi një investim fillestar prej 16.3 milionë lekësh në prona me vlerë mbi 1 milionë euro përmes transaksioneve me një person të dënuar për vrasje, një biznesmen kafeje-fitues tenderi në Prokurori dhe një instruktor hipizmi i përdorur si sekser tokash.

Llalla e ka deklaruar veten të pafajshëm ndaj akuzave.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se Adriatik Llalla bleu katër parcela tokë me sipërfaqe totale prej 22 mijë metrash katrorë nga GazmenBrahimi nga dhjetori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017. Të katër kontratat i kushtuan 14.8 milionë lekë në total ish-kryeprokurorit, me një çmim që varion nga 600 në 1 000 lekë për metër katror.

Menjëherë pas blerjes, Llalla i përfshiu tokat në procesin e rivlerësimit dhe sipas çmimeve të referencës, vlera e tyre totale u rrit me 6-fish duke kapur shifrën e 93.7 milionë lekëve.

Llalla ishte personi i parë në botë që u shpall Non Grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bazë të një ligji të vitit 2017, i cili synon të luftojë korrupsionin mes zyrtarëve të huaj.

 

Etiketa: AdriatikAdriatik LlallaAkuzaApeliBIRNBiznesmenDurrësEurogazetarGjykataGjykata e Krimeve te RendaGjykatëGjykatësGjyqHetimhipizmiInvestigimKorrupsionKufiLigjMASMosdeklarimNarkotiknarkotikënon grataParaparcelaPastrim parashPasuri të paluajtshmeprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndapronaPunësekuestro preventiveSHShpërdorim detyreShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTiranëvrasje
Tjetri
Kosova akuzon Serbinë se po i korrupton vendet me armë

Kosova akuzon Serbinë se po i korrupton vendet me armë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.