AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dështojnë bisedimet e Maqedonisë për referendumin

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA.

Bisedimet maratonë të Maqedonisë midis liderëve kryesorë politikë, që synojnë të heqin bllokadën e opozitës për referendumin që do të mbahet në vend për marrëveshjen historike të emrit me Greqinë, mori një kthesë të papritur të hënën duke përfunduar në një fiasko.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA.

Në fjalimin e tij publik pas bisedimeve të ditës së hënë, kryeministri maqedonas dhe lideri i Partisë Social Demokrate Zoran Zaev akuzoi kreun e opozitës VMRO DPMNE, Hristijan Mikovski, se po “gënjen” se ai dëshiron që vendi i tij t’i bashkohet  NATO-s dhe BE-së dhe se po fshehë synimet e tij të vërteta në bisedime.

“Për fat të keq, Hristijan Mickovski nuk arriti ta kapte çastin. Në vend që të hipte në trenin që shkon drejt BE-së dhe NATO-s, ai zgjodhi të qëndronte në anën e errët të historisë,” tha Zaev.

Zaev e akuzoi Mickovskin se po shtiret se dëshiron të arrijë një marrëveshje që do të heqë bllokadën e partisë së tij për referendumin e ardhshëm, edhe pse partitë në pushtet i përmbushën të gjitha kërkesat e tij formale.

Ai pretendon se Mickovski po zvarritet në përpjekje për të negociuar një amnisti për “mentorin” e tij politik, duke iu referuar ish-liderit të VMRO DPMNE Nikola Gruevski, i cili aktualisht është në gjyq – bashkë me ish-anëtarë të tjerë të lidershipit të partisë së tij – për disa akuza të ngritura kundër tij nga Prokuroria Speciale, të përqendruara rreth përgjimeve të paligjshme të publikuara në vitin 2015.

Takimi maratonë i së të hënës midis liderëve të katër partive kryesore politike ishte përpjekja e tretë për një marrëveshje pasi dy takimet e mëparshme nuk arritën të jepnin rezultate javën e kaluar.

Mickovski më herët hodhi poshtë spekulimet se pengesa kryesore në bisedime ishte këmbëngulja e opozitës për ndryshimet në kodin penal me qëllim që të përfshihet një amnisti joformale për ish-udhëheqësit dhe zyrtarët e partisë.

Më herët gjatë ditës, dukej se bisedimet po shkonin drejt një marrëveshje kur të dyja palët i thanë mediave se qeveria kishte pranuar të gjitha kërkesat zyrtare të opozitës, përfshirë sigurimin e formimit të një qeverie teknike 100 ditë përpara zgjedhjeve të ardhshme, për të garantuar sigurinë e tyre.

Në shkëmbim, opozita, e cila kundërshton marrëveshjen greke, pritej të ndalonte bllokimin e emërimit të komisionit zgjedhor në parlament, i cili do të kishte për detyrë të organizonte referendumin dhe t’i bënte thirrje mbështetësve të tij të merrnin pjesë në votim.

Pjesëmarrja e opozitës është vendimtare për suksesin e referendumit. Pa të, shumë vëzhgues thonë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një prag votimi prej 50 për qind i të gjithë votuesve.

Një qëllim kryesor i marrëveshjes historike me Greqinë, nënshkruar më 17 qershor, ishte të sigurohej që Greqia të hiqte bllokadën e saj për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Megjithatë, që marrëveshja të vihet plotësisht në zbatim, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në një referendum.

Qeveria e drejtuar nga social demokratët dëshiron që votimi të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit në mënyrë që të ketë kohë për të miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese deri në fund të vitit.

Etiketa: AkuzaBEbisedimedemokrateGjyqGreqiaGruevskikushtetueseMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjeNATONikola GruevskiOpozitaparlamentProkuroriaProkuroria SpecialeQeveriaReferendumsocial demokrateVMRO DPMNEvotimVotimiZoran Zaev
Tjetri
Zjarret vrasin mbi 50 persona në bregdetin e Athinës

Zjarret vrasin mbi 50 persona në bregdetin e Athinës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.