Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Rreshka-drejtues i Prokurorisë Tiranë

BIRNNgaBIRN
19:47 | 25/07/2018
Në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Rreshka-drejtues i Prokurorisë Tiranë
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, i cili kandidon edhe për KLP-në do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e Dritan Rreshkës nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Dritan Rreshka është drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të vetingut.

Seanca dëgjimore për rivlerësimin e prokurorit Rreshka do të drejtohet nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.

Në fillim të janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit në krye të Prokurorisë së Tiranës si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke zëvendësuar në këtë post Petrit Fushën. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka është përfshirë edhe në mësimdhënie apo si ekspert në çështjet e hetimit të krimit financiar.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Dritan Rreshka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Dritan Rreshka zotëronte pasuri në vlerën e 1.1 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Duke iu referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte 300 m2 truall në Tiranë të blerë për 800 mijë lekë si dhe kursime në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Rreshka është rritur me 15 herë duke kapur vlerën e 17.5 milionë lekëve. Pasuria e zotit Rreshka përbëhet nga likujditetet në bankë në vlerën e 10.9 milionë lekëve, pasuri të paluajtshme me vlerë 3.9 milionë lekë, kursime në cash në vlerën 2.4 milionë lekë si dhe automjet me vlerë 270 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të zotit Rreshka kapin vlerën e 35.4 milionë lekëve për të gjitha vitet e deklaruara 2003-2017.  Pjesa kryesore e të ardhurave rrjedh nga rroga e tij dhe e bashkëshortes në masën 69 për qind, të ardhurat nga qeratë përbëjnë mbi 16 për qind, mësimdhënia rreth 3 për qind dhe dhuratat në cash në masën 1.8 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

BIRN identifikoi megjithatë disa “flamuj të kuq”, njëri prej të cilëve është dhurimi i 650 mijë lekëve nga i vëllai në vitin 2010. Një tjetër detaj është deklarimi i shitjes së një makine në vlerën 90 mijë lekë nga bashkëshortja në vitin 2017-makinë e cila nuk rezulton në deklaratat e mëparshme të pasurisë së zotit Rreshka.

Në këtë analizë u identifikuan gjithashtu kursime të konsiderueshme në cash, të cilat kapnin në fund të vitit 2017 vlerën akumulative të 2.4 milionë lekëve, pavarësisht se ligji për deklarimin e pasurive e kufizon kufirin e lejuar të parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në 1.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Tjetri
Koncesioni 86 milionë USD i hemodializës shitet për 30 milionë lekë

Hemodializa u dha me koncesion në Shkodër ndërkohë që reparti ekzistonte

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Rreshka-drejtues i Prokurorisë Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar-Dritan Rreshka-drejtues i Prokurorisë Tiranë

19:47 | 25/07/2018
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.