AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Krahasimi i ministrit rumun me Aushvicin shkakton thirrje për dorëheqje

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri rumun i bujqësisë Petre Daea. Foto: Alexandra Pandrea/Inquam Photos.

Aktivistë dhe politikanë rumunë kërkuan dorëheqjen e ministrit të bujqësisë Petre Dea të enjten, pasi e krahasoi vrasjen dhe djegien e derrave të sëmurë me kampin nazist të përqendrimit në Aushvic.

Ministri rumun i bujqësisë Petre Daea. Foto: Alexandra Pandrea/Inquam Photos.

Ditën e enjte politikanët rumunë të opozitës dhe grupe të shoqërisë civile kërkuan që ministri i bujqësisë Petre Daea të japë dorëheqjen një ditë pasi ai e krahasoi djegien e derrave të infektuar me gripin e derrit me kampin e përqendrimit të Aushvicit.

“Nuk ka antidot, nuk ka vaksinë, asnjë ilaç. E  vetmja mënyrë është t’i sakrifikojmë ata. Derrat digjen. Kjo është një punë e tmerrshme. Atje brenda është si Aushvici,” tha ministri të martën në një emision televiziv.

Daea po fliste për një epidemi të dytë të gripit të derrit në Rumaninë juglindore, e cila e ka nxitur Bullgarinë të ndërjë një gardh në kufi.

Silviu Vexler, deputeti që përfaqëson komunitetin hebre në Rumani, i kërkoi Daeas të kërkojë një ndjesë publike.

“Pres që ministri Daea të kuptojë seriozitetin e kësaj deklarate dhe të kërkojë urgjentisht ndjesë publike për këtë gabim të papranueshëm,” shkroi ai në Facebook të enjten.

Drejtori i Qendrës për Monitorimin dhe Luftimin e Antisemitizmit në Rumani, Maximilian Katz, e ftoi Daean të vizitojë Aushvic-Birkenaun për “të kuptuar rëndësinë dhe seriozitetin e deklaratës së tij skandaloze”.

“Nuk është hera e parë që në Rumani bëhet ky lloj krahasimi, por është hera e parë që një ministër i përkohshëm ka bërë këtë lloj deklarate të papërshkrueshme,” tha Katz në një njoftim për shtyp të enjten.

Ambasada izraelite në Bukuresht tha se ishte “e befasuar dhe e zhgënjyer” nga deklarata e Daeas, sipas një njoftimi për shtyp të dërguar për mediat ditën e enjte.

Daea kërkoi ndjesë në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Ministria e Bujqësisë të enjten, duke thënë se ai nuk kishte kurrsesi qëllim të ofendonte ndjeshmërinë hebraike.

“Unë deklaroj respektin tim për të gjithë anëtarët e komunitetit hebraik dhe theksoj se dëshiroja të paraqisja situatën e vështirë me të cilën po përballen fermerët e derrave për shkak të gripit të derrit,” tha ai.

“Nuk kam ofenduar kurrë njeri në jetën time. Unë i dua shokët e mi. Kam shprehur thjesht dhimbjen në shpirtin tim dhe shpresoj që të gjithë ta kuptojnë këtë!”, shtoi ai.

Megjithatë, të gjitha partitë e opozitës, përfshirë Liberalët, Bashkimin Shpëtoni Rumaninë dhe ish-lëvizja Rumania+ e deputetit Dacian Ciolos, e quajtën deklaratën e pafalshme dhe kërkuan dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Ndërsa incidentet janë të rralla, Rumania ka një problem të vazhdueshëm të antisemitizmit që është i dukshëm në mediat sociale dhe faqet e internetit, por edhe në mungesën e ndërgjegjes publike dhe reagimeve ndaj fjalimit antisemit dhe mohimit të Holokaustit.

Liviu Rotman, profesor i historisë dhe drejtor i Qendrës së Studimeve Izraelite në Shkollën Kombëtare të Studimeve Politike dhe Administrative në Bukuresht, tha se referimi i Holokaustit në një kontekst të tillë ishte e pafalshme, por e quajti atë gjithashtu pasojë e mungesës së edukimit të Holokaustit.

“Natyrisht që unë po pres një dorëheqje,” tha ai në Facebook të enjten. “Unë po pres reagimin e shoqërisë civile, të akademikëve, të medias, të personaliteteve kulturore, sepse të tallesh me Hokokaustin është një rrezik serioz për shoqërinë rumune,” shtoi ai.

Çështja është sidomos e ndjeshme për shkak të numrit të madh të hebrenjve të vrarë në Rumaninë pro-naziste të kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Ereth 280,000 dhe 380,000 hebrenj u zhdukën në Rumani dhe në territorin e pushtuar rumun midis viteve 1941-1944, thoshte një raport i publikuar nga qeveria rumune në vitin 2004. Shumica e të mbijetuarve u larguan pas luftës, duke rezultuar në një numër shumë të vogël prej vetëm 23,000 në vitin 1987.

Etiketa: AdministrativeaktivistDEAFacebookhebrehebrenjKufiMediat socialenazistnazisteQeveriaraportrrezikRumaniRumaniavaksin
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar-Shkëlzen Selimi-anëtar i Gjykatës së Lartë*

Skeda e pasurisë së deklaruar-Shkëlzen Selimi-anëtar i Gjykatës së Lartë*

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.