AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi përsërit planin për t’u ofruar pasaporta investitorëve

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto Pixabay.

Mali i Zi ka përgatitur një tjetër plan për t’i ofruar nënshtetësi të huajve që janë të gatshëm të investojnë në vend, si pjesë e një lëvizjeje për të ndryshuar rënien e investimeve të huaja direkte.

Foto Pixabay.

Qeveria e Malit të Zi planifikon t’i ofrojë shtetësi investitorëve të huaj të cilët janë të gatshëm të investojnë në vend, sidomos në veriun e pazhvilluar.

Qeveria tha të enjten se po përgatiste një paketë “nënshtetësie ekonomike” të projektuar për investitorët e huaj dhe skema do të fillojë më 1 tetor.

Pasaportat malazeze do të jenë në dispozicion të investitorëve që investojnë 250.000 euro në rajonet e pazhvilluara në veri, ose 450.000 euro në rajonet e zhvilluara në qendër dhe në jug.

Numri i pasaportave të dhëna nëpërmjet këtij programi është i kufizuar në 2,000 të tilla në tre vitet e ardhshme. Qeveria do të vendosë një taksë deri në 100,000 euro për aplikim.

“Tarifa do t’i drejtohet një fondi të veçantë për zhvillimin e zonave të pazhvilluara,” tha ajo të enjten.

Programi do të menaxhohet nga një agjenci e posaçme qeveritare që do të punësojë agjentë marketingu të para-miratuar. Agjentët do të jenë përgjegjës për promovimin e programit dhe për tërheqjen e investitorëve të interesuar.

Ky program i ri është pjesë e një përpjekjeje për të tërhequr më shumë investime të huaja direkte, gjë e cila vitet e fundit ka rënë.

Falë kryesisht investimeve ruse, Mali i Zi regjistroi pothuajse miliarda euro investime të huaja direkte në vitin 2007, por kjo shifër filloi të binte në vitin 2010.

Kjo është hera e tretë që Mali i Zi ka nisur një ofertë “nënshtetësie ekonomike”. Në vitin 2010, qeveria njoftoi planet për shitjen e pasaportave për “biznesmenë të njohur me reputacion të besueshëm” nëse ata investonin të paktën gjysmë milioni euro.

Projekti u desh të pezullohej derisa masa të harmonizohej me rregulloret e Bashkimit Europian.

Në vitin 2015 u ngritën shqetësime në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien, kur qeveria zbuloi plane të reja për të shitur pasaporta për “biznesmenë të njohur me reputacion të besueshëm” nëse ata investonin të paktën gjysmë milioni euro në veri të vendit.

Vendimi më i fundit i Malit të Zi vjen pasi Moldavia filloi një nismë të ngjashme. Në shtator 2017, qeveria e saj miratoi rregullore të reja për dhënien e nënshtetësisë për të huajt që investojnë shuma të konsiderueshme në vend. Çdo i huaj që investon të paktën 250,000 euro për pesë vjet në pasuri të paluajtshme ose obligacione qeveritare ose jep hua së paku 100,000 euro në fondin e investimeve publike të vendit, ka të drejtë të marrë nënshtetësinë.

Në vitin 2012, Maqedonia gjithashtu i ofroi shtetësi kujtdo që investon të paktën 400,000 euro dhe punëson të paktën 10 persona.

Programe të ngjashme janë prezantuar nga Antigua dhe Barbuda, Grenada, Malta, Holanda dhe Spanja, duke i mundësuar nënshtetësi të drejtpërdrejtë me investime ose rrugë drejt nënshtetësisë për investitorë të pasur.

Etiketa: Bashkimit EuropianBiznesmenEurohuainvestimeMaliMali i ZiMaltaMaqedoniaMasaMoldaviaObligacionepaktParapasaportaPasaportatPasuri të paluajtshmePunëQeveriashtatorSpanjaVendimi
Tjetri
Dyshimet për konflikt interesi dhe pasuri të pajustifikuara rëndojnë Gjyqtarin Artan Broci

Dyshimet për konflikt interesi dhe pasuri të pajustifikuara rëndojnë Gjyqtarin Artan Broci

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.