AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Shpërthimi i Trump për Malin e Zi me gjasa ka nisur me Putinin

MichaelngaMichael
8 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trumpt. Foto: Ean Guest/Flickr

Mendimet e habitshme të presidentit në lidhje me Malin e Zi thonë më pak për ballkanasit dhe më shumë për përpjekjet e tij shqetësuese mbi riorientimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara larg aleatëve të tyre të vjetër e drejt Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Foto: Ean Guest/Flickr

Nuk u desh shumë kohë që presidenti Donald Trump të përgënjeshtronte zotimin e tij për besnikëri ndaj NATO-s në përfundimin e samitit të Brukselit javën e kaluar.

Në një intervistë për televizionin Fox pas fiaskos së konferencës për shtyp të Helsinkit, Trump e pyeti veten se përse djali i tij duhet të shkojë të mbrojë Malin e Zi nga sulmi dhe dha opinionin se malazezët “tepër agresivë” mund të na tërheqin të gjithë në Luftën e III Botërore. Gjithë ato fjalë për angazhimin për mbrojtjen e ndërsjellë të Nenit 5 të NATO-s.

Duke qenë se presidenti nuk shquhet si student i historisë së Ballkanit, dyshohet se me “agresiv” ai po i referohej rezistencës të Malit të Zi ndaj Perandorisë Osmane shumë shekuj më parë, guximit të tij në Luftën e Parë Botërore, ose partizanëve të tij legjendarë në Luftën e Dytë Botërore.

Ka shumë gjasa që karakterizimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit që kanë zemëruar presidentin rus Vladimir Putin – refuzimi kokëfortë i Malit të Zi për t’i dhënë Rusisë një bazë në qytetin bregdetar të Barit – dhe zemërimin e tij për një përpjekje grushti shteti të nisur nga Rusia në vitin 2016, planet e të cilës përfshinin vrasjen e Milo Djukanoviçit, kryeministri i Malit të Zi në atë kohë, dhe pranimin e vendit në NATO vitin e kaluar.

Dikush dyshon se shprehja “njerëz shumë agresivë” e Trumpit e ka origjinën nga presidenti rus në bisedën e tij dy orëshe privatisht me Trumpin në Helsinki.

Gjithsesi, Trump pendohet qartazi për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Sa keq, pastaj, për Malin e Zi, që në mars 2017 senati amerikan votoi me një diferencë 97-2, shumë më tepër sesa dy të tretat e nevojitura për të rrëzuar një veto të mundshme nga ana e presidentit, për ta pranuar vendin në aleancë. Megjithatë, Trump refuzoi ta nënshkruante legjislacionin për disa ditë derisa këshilltarët e tij e bindën atë se do të poshtërohej po të mos e bënte.

Përveç faktit se neni 5 i NATO-s është i limituar për të ndihmuar një anëtar të aleancës që është viktimë e një sulmi, është çmenduri të mendosh se një vend me 640,000 banorë me më pak se 2,000 anëtarë aktivë në forcat e tij të armatosura do të mendonte agresion kundër fqinjëve të tij.

Më e rëndësishmja, Mali i Zi e ka treguar veten se është një aleat besnik i Shteteve të Bashkuara. Ai dërgoi 45 trupa dhe personel mjekësor në misionin ISAF në Afganistan dhe vazhdon të kontribuojë në misionin e NATO-s atje.

Ai është gati të paguajë 2 për qind të GDP-së së tij në mbrojtje përpara datës të vitit 2024 të caktuar nga NATO në samitin e Uellsit.

Shpërthimi i fundit i Trumpit gjithashtu sjell një vështrim të ri në fiksimin e tij dhe përkufizimin idiosinkretik të forcës.

Duke përdorur Fox News për ta bërë një vend të vogël, të lidhur me Shtetet e Bashkuara me një traktat të aleancës, të ketë frikë për ekzistencën e tij kombëtare, presidenti sigurisht që ka treguar versionin e tij të ashpërsisë.

Ku e lë e gjithë kjo politikën e jashtme të SHBA-së në përgjithësi dhe kundrejt Ballkanit në veçanti? Për ta thënë më butë, situata është kaotike.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë postoi në Twitter se presidenti Trump do të ftojë Putinin në një konferencë në një samit të dytë në vjeshtë, kësaj radhe në Uashington. Presidenti amerikan veproi pa kërkuar këshillën e disa prej këshilltarëve të tij më të afërt – siç tregoi plot dhimbje spektakli tragjik-komik i Daniel Coats, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, që u informua për samitin nga një intervistues televiziv.

Shtëpia e Bardhë ka qenë e detyruar të ripërcaktojë çdo ditë atë që tha ose kishte ndërmend të thoshte presidenti Trump, për një element të marrëdhënieve me Kremlinin; nëse Trump mendon se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA; nëse ai duhet të pranojë apo jo propozimin e Putinit në Helsinki për të marrë në pyetje 11 shtetas amerikanë, përfshirë ish-ambasadorin e Rusisë, Michael McFaul, në këmbim të dhënies akses të SHBA-së në 12 oficerë të GRU (inteligjenca ushtarake ruse) të akuzuar se u përpoqën të sabotonin zgjedhjet e SHBA-së.

Në rastin e fundit, Departamenti i Shtetit e quajti planin e marrjes së ndërsjellët në pyetje “absolutisht absurd” në të njëjtën kohë kur Shtëpia e Bardhë po deklaronte se ishte ende duke e konsideruar atë. Të nesërmen, Trump, pasi e etiketoi në mënyrë cinike propozimin e Putinit si “një ofertë të pabesueshme”, me shumë butësi “nuk u pajtua” me të.

Në këtë kontekst, mendimet e Trump rreth Malit të Zi thonë më pak për ballkanasit dhe më shumë për shërbimin ndaj Rusisë në një përpjekje të çrregullt për të riorientuar politikën e jashtme të SHBA-së larg nga aleatët dhe miqtë e saj perëndimorë.

A munden aleatët e Ballkanit të Amerikës të bein viktima të një trazire të tillë? A ka njerëz në Uashington të cilët mund të këshillojnë kundër një tradhtie të tillë?

Gjatë tetë vjetëve të presidencës së Barack Obamës, Ballkani ishte krejtësisht në ekranin e radarëve për shkak të zv/presidentit Joseph Biden, familjarizimi i të cilit me rajonin datonte që nga takimet me presidentin Tito në fund të viteve 1970.

Si zv/president, Biden bëri disa udhëtime në Ballkan, u takua me liderë dhe parlamentarë dhe u sigurua që zona të ishte e pranishme në strategjinë e SHBA-së.

Nuk ka përkrahës të Ballkanit në lartësinë e duhur në administratën e Trumpit. Ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike A. Wess Mitchell është një studiues i talentuar i Europës Qendrore, por ende po mëson detajet e Ballkanit.

Në Shtëpinë e Bardhë, zv/Këshilltarja e Sigurisë Kombëtare Mira Ricardel e njeh Europën Juglindore në pëllëmbë të dorës.

Por shefi i saj i ashpër, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton, është zhvendosur nga Trumpi në politikën e Rusisë. Gjithnjë e më shumë, ekspertiza nuk duket të jetë një atribut shumë i çmuar nga presidenti.

Edhe përpara se këshilltari i posaçëm Robert Muller III të bëjë publike rezultatet e hetimit të tij, është Kongresi që mund të pengojë më mirë rrjedhën e dukshme pro-Rusisë të Trump, siç tregojnë votimi i përmendur më parë për Malin e Zi dhe disa raunde sanksionesh kundër Rusisë. Mbështetja e palëkundur për NATO-n ka qenë gjithmonë një parim i rëndësishëm për të dyja palët në kongres dhe nuk ka gjasa të ndryshojë, pavarësisht antikave të Trumpit në samitin e Brukselit.

Miqtë e Shteteve të Bashkuara në Ballkan duhet të kuptojnë se demokracia amerikane ka hyrë në një territor të pa eksploruar. Është e rekomandueshme që ata të ripërcaktojnë angazhimin e tyre ndaj NATO-s, siç bëri më parë Mali i Zi. Megjithatë, së fundmi, fati i aleancës transatlantike do të vendoset nga eventet që do të shpalosen në Uashington.

Opinionet e shprehura në sektorin e Komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: AfganistanagresionBallkanBallkaniBidenBIRNdemokraciaDepartamenti i ShtetitDjukanoviçDonald TrumpFox NewsJohn BoltonkongresMaliMali i ZimbrojtjeMiloMjekmjekëNATOpresidentPutinRefuzimiRusiasamitSenatiSHSHBAShtetet e BashkuarastudentTitoTrumpTwittervetoviktimaVladimir PutinVotimiZgjedhjet
Tjetri
Mali i Zi përsërit planin për t’u ofruar pasaporta investitorëve

Mali i Zi përsërit planin për t’u ofruar pasaporta investitorëve

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.