AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjyqtari Medi Bici kërkon rikonfirmimin në detyrë

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Medi Bici duke folur me mediat | Foto : BIRN

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Medi Bici, njëherazi kanidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, u përball të hënën me procesin e vetingut.

Gjyqtari Medi Bici duke folur me mediat | Foto : BIRN

Të hënën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti seancën dëgjimore për procesin e rivlerësimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Medi Bici.

Bici është anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut. Nga 17 anëtar që kjo gjykatë kishte në vitin 2016, 6 anëtarë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të mbarimit të mandatit, një anëtare ka dhënë dorëheqjen para mbarimit të mandatit, 4 gjyqtarë janë shkarkuar nga KPK, tre janë konfirmuar në detyrë, ndërkohë që KPK duhet akoma të dalë me vendim për gjyqtarët Artan Broci dhe Medi Bici.

Medi Bici është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ai është një gjyqtar me karrierë të gjatë dhe ka filluar puën si jurist që nga viti 1993, pranë Ndërmarrjes së Qymyrgurit Valias.

Në periudhën 1993-1994 ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me tej, në periudhën 1994-2004, ka ushtruar detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Z. Bici gjatë viteve 2004-2010 u emërua dhe ushtroi detyrën e gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe në vitin 2010, me dekret të ish Presidentit Bamr Topi u emërua si anëtar i Gjykatës së Lartë – ku i mbeten dhe 11 muaj për përmbushjen e mandatit.

Procesi i vetingut për Bicin është kryer për të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirë pasurinë, figurën dhe profesionalizmin dhe KPK ka administruar raportet nga ILDKPKI, DSIK dhe KLD për subjektin.

Sipas raportit të ILDKPKI gjyqtari Bici nuk ka bërë deklarim të saktë pasurie, nuk ka burime të mjaftueshme, ka bërë deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.

KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur për pasurine e gjyqtarit dhe ka marrë në shqyrtim një shtëpi katër katëshe të ndërtuar në Shkozë, gjatë viteve 1993-1996 me vlerë 6 milion, një tokë 2 mijë m2  të përfituar me ligjin 7501, një makinë Chrysler me vlerë 10,000 euro, 10,000 euro shpenzime për shkollimin e fëmijëve në vitet 2008-2011, dhe një likuditet bankar prej 1.8 milionë lekë.

Sipas KPK-së për shtëpinë katër katëshe me sipërfaqe fillestare prej 130 m2, të ndërtuar midis viteve 1993 dhe 1996, gjyqtari ka mospërputhje midis deklaratave veting dhe atyre periodike 2003 dhe 2010, për sa i përket kateve. Ndërkohë, Komisioni ka kërkuar nga Bici dokumente shtesë për të ardhurat e të vëllait, i cili ka mbuluar 10,000 euro shpenzime shkollimi për fëmijët e tij.

Ndryshe nga ILDKPKI, KPK ka ndërmarrë një hetim të thelluar dhe të pavruar duke mbledhur informacion nga institucionet publike, por nuk ka konstatuar pasuri të fshehura të gjyqtarit.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, është shprehur në raportin e saj se gjyqtari është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë gjithashtu një vlerësim pozitiv për aftësitë e tij profesionale.

Ndaj gjyqtarit kanë ardhur 15 denoncime, detajet e të cilave nuk u saqaruan nga relatorja Valbona Sanxhaktari.

Në fjalën e tij përpara Komisionit gjyqtari Bici hodhi poshtë raportin e ILDKPKI, duke nënvizuar që ky institucion nuk i kishte raportuar drejt dokumentet dhe provat që ai i kishte vënë në dispozicion – prova të cilat ai kërkoi të administroheshin nga KPK. Ai nënvizoj se kishte pasur një stil modest jetese, që nuk përfshinte udhëtime jashtë shtetit dhe fëmijët i kishte shkolluar në shkolla publike.

Më tej gjyqtari bëri një rezyme të karrierës së tij, duke nënvizuar se gjatë vitit 1997 ishte shpallur ‘gjyqtar i vitit’

Në fund të seancës gjyqtari Bici i kërkoi trupës së udhëhequr nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Etleda Çiftja konfirmin në detyrë. Vendimi për gjyqtarin Bici do jepet nga KPK, të martën me 31 korrik, ora 14:45.

Etiketa: 1997Artan BrociBIRNBrociDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKEtleda ÇiftjaEuroFshehje pasurieGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMedi BiciParaProcesi i vetingutshkollashpenzimeTiranëValbonaValbona SanxhaktariValiasVendimVendimiVetingXhensila Pine
Tjetri
Gjyqtari Medja del i pastër ndërsa vihet në pah mbingarkesa në punë

Gjyqtari Medja del i pastër ndërsa vihet në pah mbingarkesa në punë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.