AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ministri rumun lajmëron hetim për taksat e presidentit

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis. Foto: Presidenca rumune

Ministri i Financave Eugen Teodorescu të dielën në mbrëmje tha se donte të dinte përse agjencia e taksave nuk kishte mbledhur detyrimet e papaguara nga presidenti Klaus Iohannis për vite me radhë.

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis. Foto: Presidenca rumune

Ministri i Financave i Rumanisë, Eugen Teodorovici, tha të dielën se kishte urdhëruar një hetim për agjencinë e taksave dhe agjencitë e tjera të lidhura me të, duke pretenduar se ato nuk e kishin bërë presidentin Klaus Iohannis të paguante rreth 1.2 milionë RON (rreth 260,000 euro) që ai i mori nga dhënia me qira e një shtëpie, të cilën më pas ai e humbi në një çështje gjyqësore.

Pas një gjyqi që zgjati 16 vjet, një gjykatë në Brasov në vitin 2015 urdhëroi Iohannisin t’i kthente përsëri shtetit shtëpinë që kishte blerë në vitin 1999 nga një trashëgimtar i dyshuar.

Gjatë viteve të gjyqit, Iohannis ia kishte dhënë me qira shtëpinë një banke dhe kishte marrë 1.2 milion ron qira, sipas Ministrisë së Financave.

Kreu i agjencisë së taksave, ish-ministri i financës Ionut Misa, tha se ai nuk e kishte urdhëruar Iohannisin të kthente pas paratë, sepse ai nuk kishte marrë dokumentacionin e duhur nga Ministria e Financave.

Iohannis nuk e ka komentuar kurrë këtë çështje dhe zyra e tij nuk ishte menjëherë në gjendje t’i përgjigjej pyetjeve të BIRN-it.

Shtëpia në Sibiu u përdor prej vitesh nga qiramarrës që ia paguanin qiranë shtetit sepse trashëgimtarët e saj nuk mund të gjendeshin.

Pasi Iohannis dhe gruaja e tij e blenë atë në vitin 1999 nga një trashëgimtar i dyshuar, ish-qiramarrësit ngritën padi. Iohannis e humbi çështjen në vitin 2015, kur gjyqtari ia riktheu pronën shtetit rumun.

Iohannis ka kërkuar një anulim të vendimit të gjykatës që mohoi të drejtat e tij pronësore mbi shtëpinë.

Ministri i Financave tha se gjatë gjyqit 16-vjeçar, nga viti 1999 deri në vitin 2015, Iohannis ia dha me qira shtëpinë një banke dhe duhet t’ia kthejë shumën shtetit.

Teodorovici i tha një program televiziv në kanalin e lajmeve Antena3 se ai donte të dinte se pse agjencitë shtetërore nuk e zbatuan ligjin gjatë gjithë kësaj kohe.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të pushonte nga puna kreun e agjencisë tatimore, ish-ministrin e financave Misa, që nuk ka vepruar më herët me Iohannisin.

Ai gjithashtu tha se i kishte kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të verifikojë se përse prona ende nuk ishte regjistruar si pronë shtetërore, edhe pse Iohannis e kishte humbur padinë.

“Ka dy gjëra që mund të ishin bërë prej shumë vitesh,” tha Teodorovici.

Çështja e shtëpisë në Sibiu, qyteti i Transilvanisë ku Iohannis ishte kryetar bashkie para se të kandidonte për postin e presidentit në vitin 2014, është shfaqur si një çështje fushate për Social Demokratët në pushtet, marrëdhëniet e të cilëve me presidentin janë të tensionuara.

Presidenti Iohannis, një ish-liberal, ka kundërshtuar ashpër nxitjen e social demokratëve për të zbutur legjislacionin anti-korrupsion dhe për të shkarkuar nga detyra kryeprokuroren kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.

Iohannis e shkarkoi me vonesë Kovesin më 9 korrik, një muaj pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi që ai të respektojë kërkesën e Ministrit të Drejtësisë. Kjo vonesë i zemëroi social demokratët.

Iohannis nuk është hetuar asnjëherë për korrupsion, ndërsa kreu i social demokratëve Liviu Dragnea është dënuar në dy raste që lamë lidhje me korrupsion dhe është gjithashtu nën hetim për shpërdorimin e supozuar të fondeve të BE-së.

Megjithatë, në maj 2018, OJQ-ja LuJu paraqiti një kallëzim kundër Iohannis para Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion, DNA, duke e akuzuar atë për përdorimin e dokumenteve të rreme për blerjen e një shtëpie në Sibiu. Prokurorët po hetojnë nëse presidenti mund të ndiqet penalisht.

Më 5 korrik, Dragnea qortoi Misan dhe Teodorovicin se nuk e thirrën Iohannisit që të paguajë borxhin e tij.

“Ka një kallëzim penal kundër Iohannisit që u bë një top ping-pongu midis Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion (DNA) dhe prokurorëve në Sibiu, dhe më pas u kthye përsëri te DNA-ja sepse prokurorët kanë frikë,” tha Dragnea.

Etiketa: anulimBEBIRNEuroGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjyqGjyqiHetimKorrupsionkryetarkushtetueseLaura Codruta KovesiMinistria e FinancavepadiParaPiSPresidencaprokurorpronaPunaTaksatThirrë
Tjetri
Gjyqtarja Brunilda Kadi kërkon rikonfirmimin në detyrë

Gjyqtarja Brunilda Kadi kërkon rikonfirmimin në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.