AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Shkarkohet kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Prokurorisë së Tiranes, Dritan Rreshka, duke dale nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA

Pas konstatimit të problemeve me pasurinë e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Rreshka. Avokati i tij paralajmëron vazhdimin e betejës në Apel.  

Prokurori i Prokurorisë së Tiranes, Dritan Rreshka, duke dale nga një seancë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA

Kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka nuk ishte i pranishëm në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të martën, ku trupa gjykuese vendosi në unanimitet shkarkimin e tij. Ndërsa avokati i Rreshkës, Ymer Vela paralajmëroi vazhdimin e betejës së klientit të tij në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Përballja me trupën e KPK-së, të përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Xhensila Pine anëtare nuk ishte e lehtë për prokurorin Rreshka për shkak se Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe Konflikt të Interesit kishte dërguar në KPK një raport negativ për subjektin.

Sipas ILDKPKI, Rreshka nuk kishte bërë deklarim të saktë, kishte mungesë burimesh financiare, kishte bërë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Indiciet e prodhuara nga raporti i ILDKPKI u bënë gjithashtu pjesë e hetimit administrativ të KPK-së, i cili është përqendruar në një shtëpi 4-katëshe – të përfunduar pjesërisht që prokurori kishte ngritur sipër Qytetit Studenti në Tiranë me të vëllanë e tij duke filluar nga vitet 2003-2004. Ai disponon edhe një investim në bono thesari me vlerë 7.9 milionë lekë ndërsa KPK argumentoi se ai kishte një mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti me vlerë 1.25 milionë lekë në vitin 2011. KPK ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi ligjshmërinë e të ardhurave nga qiraja në vitet 2009-2016 dhe të ardhurave nga emigracioni në vlerën 2.8 milionë lekë.

KPK i ngarkoi barrën e provës personave të lidhur të prokurorit Rreshka, në mënyrë te veçantë vëllait dhe kunatës për një kredi 46.9 milionë lekë dhënë kompanisë ‘Il Bano’ dhe mamasë së subjektit për një depozitë me vlerë 3.8 milionë lekë në Raiffeisen Bank.

Për sa i përket shtëpisë së ngritur në vitet 2003-2004 tek Qyteti Studenti në Tiranë, ku prokurori zotëron 2 kate me sipërfaqe 134 m2 dhe 166 m2 secili, subjekti ka deklaruar se ka investuar fillimisht 2.5 milionë lekë me burim të ardhura nge emigracioni në Greqi dhe organizatën CRS Albania, si dhe ka investuar prej 600,000 lekë për katin karabina në vitin 2009. Sipas KPK-së për këtë aset ka mospërputhje për vitin e ndërtimit, vlerën dhe koston e materialeve të ndërtimit, deklaratave periodike dhe të legalizimit, numrit të kateve të deklaruara dhe ka mungesë burimesh financiare.

KPK gjithashtu deklaroi se subjekti ka mungesë burimesh financiare për investimet në bono thesari në vlerë 7.9 milionë lekë në vitin 2015 dhe 2016. Relatorja Çiftja gjithashtu shtoi se kishte mospërputhje në deklaratat për kredinë e butë dhe mungesë burimesh financiare për apartamentin e porositur ne vitin 2011 në vlerë 1.2 milionë lekë nëpërmjet bankës NBG.

Rreshka e filloi mbrojtjen e tij duke u shprehur se ishte në ‘konflikt interesi’ me ILDKPKI dhe se raporti i përgatitur mbi të nga Inspektorati arrinte në konkluzione të “pabaza dhe të njëanshme.” Duke e konsideruar që në momentin e marrjes së barrës së provës këtë raport si të pabazë, subjekti i ka kërkuar KPK-së që mos ta marrë në konsideratë, por me një vendim të ndërmjetëm kërkesa e tij procedurale është hedhur poshtë.

Në fjalën e tij të gjatë para Komisionit, prokurori Rreshka tregoi se kishte filluar të punonte në moshë të njomë- që nga vitet 1994-1995 në Greqi gjatë periudhës së verës për periudha të shkurtra dhe për arsye ekonomike ishte shkëputur nga universiteti ne periudhën mars 1997 deri në tetor 1998 për të punuar në shtetin helen. I ndihmuar dhe nga njohuritë e gjuhës angleze dhe greke kishte punuar në zonën ishullore të ‘Naxos’ në industrinë e turizmit dhe deri në vitin 1998 ka kursyer 2.8 milionë lekë. Prokurori tha se ndryshe nga se pretendon ILDKPKI ai i kishte të dokumentuara këto të ardhura, prova që kanë qenë edhe në dosjen e Inspektoriatit. Rreshka deklaroi se në 23.10.1998 kishte të dokumentuar një depozitë bankare në Raiffeisen Bank me vlerë 1.6 milionë, e cila kishte akumuluar interes 350 mijë lekë deri në dhjetor 2000, kohë kur ka blerë dhe truallin e shtëpisë në Qytetin Studenti.

Gjithashtu ai shtoi se dokumentet e depozituara te sigurimeve shoqërore, tregonin punën e tij në shoqatën amerikane Christian Relief Services Albania nga qershori 1999 deri në vitin 2003, nga të cilat kishte 1.7 milionë të ardhura. Të gjitha këto prova insistoi prokurori kanë qenë të depozituara pranë ILDKPKI, por nuk janë marrë parasysh nga Inspektorati. Gjithashtu ai shtoi se edhe pagesat e tatimit në burim për të ardhurat nga qiratë ishin të depozituara, duke cituara faqet specifike të CD-së së depozituar me deklaratën veting në ILDKPKI. Pagesa e tatimit në burim është konfirmuar edhe me shkresë të Tatimeve për KPK-në.

Shpjegimi i ndërtimit katërkatësh të papërfunduar te Qytetit Studenti mori një kohë të gjatë. Prokurori shpjegoi se në vitin 2000 me kursimet nga emigracioni – kur ishte akoma student, kishte blerë një truall 293 m2, mbi godinën nr. 19 me vlerë 800,000 lekë. Më tej nga tetori 2003 deri në Janar 2004 ka filluar bashkë me të vëllanë ndërtimin pa leje të ndërtesës, nga e cila në fillim janë ndërtuar tre kate – dy nga prokurori dhe një nga i vëllai. Kosto e ndërtimit të këtij objekti ka qenë 2.5 milionë lekë dhe burimi kanë qenë të ardhurat e lartpërmendura nga emigracioni dhe CRS Albania. Sipas Rreshkës i vëllai ka investuar diku midis 1.6 dhe 1.8 milionë lekë. Në vitin 2005, për shkak se trualli ishte në emër të tij, ai ka aplikuar i vetëm për legalizim për të tre katet, në vitin 2009 kanë shtuar një kat tjetër karabina me vlerë 600 mijë lekë dhe vetëm kur prona është regjistruar në vitin 2012 ai i ka dhuruar gjysmën të vëllait. Rreshka insistoi që ai kishte bërë deklarim të drejtë në deklaratën veting, ku kishte shkruar se kishte ne pronësi një kat 139m2, një kat 166m2 dhe katin e tretë karabina 166m2. Ai ia faturoi pasaktësitë formale të konstatuara nga KPK procesit të komplikuar të legalizimit dhe origjinës informale të pronës.

Megjithatë, prokurori pranoi se kishte bërë dhe një gabim në deklarimin fillestar të pasurisë së gjendjes cash në vitin 2003, kjo për shkak se ai tha se në atë periudhë ishte akoma stazhier në prokurorinë e Tiranës, dhe nuk e kishte akoma të qartë plotësimin e formularit të deklarimit të pasurisë, duke konsideruar që ligji sapo kishte kaluar.

Një tjetër çështje e komplikuar që prokurori sqaroi ishte dhe mungesa e burimeve financiare për apartamentin e porositur në vitin 2011 në vlerë 62.5 milionë lekë, të financuar nga një kredi e butë me vlerë 5 milionë lekë.

Rreshka tha se shuma prej 1.25 milionë lekë nuk ishte paguar në vitin 2011, por gjatë 2014, 2015 dhe 2016-të. Mbas gati 3 vite e gjysmë edhe kredia e butë i ishte kthyer bankës për shkak se kontrata me rezervë për shtëpinë nuk ishte realizuar, pasi pallati në Linzë nuk ishte ndërtuar për mungesë të lejes së ndërtimit.

Për sa i përket kredisë për kompaninë ‘Il bano,’ të dhënë nga vëllai dhe kunata në vitin 2014, Rreshka tregoi se kur të dy personat e lidhur e kishin blerë këtë kompani ajo kishte shumë kreditorë.

“Ajo që është keqinterpretuar si kredi ndaj kompanisë është lista e kreditorëve. Kjo kredi nuk ka ekzistuar kurrë,” tha ai.

Ndërkohë, për llogarinë e së ëmës me vlerë 3.5 milionë lekë në Bankën Raiffeisen, prokurori u shpreh se e ëma kishte punuar për 35 vjet si infermiere dhe kishte te ardhura mbi 5 milionë lekë. Ai shtoi se ky likuiditet bankar përfaqësonte dhe të ardhurat nga pensioni i të atit si ushtarak në vlerë 2.4 milionë lekë si dhe të ardhura nga puna e tij në Greqi.

Etiketa: 1997ApelBono thesariDritan RreshkaEtleda ÇiftjaFshehje pasurieGreqiILDKPKIKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesikostoKPKkredikrediaNBGParaPiSProkuroripronaPunaPunëRaiffeisenRaiffeisen BankraportRaportiSHstudentTiranëValbonaValbona SanxhaktariVendimVetingXhensila Pine
Tjetri
Pikëpyetjet e panumërta mbi pronat rrezikojnë pozitën e gjyqtarit Artur Malaj

Pikëpyetjet e panumërta mbi pronat rrezikojnë pozitën e gjyqtarit Artur Malaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.