AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rekrutimet e serbëve në Policinë e Kosovës “nuk janë ulur”

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia e Kosovës. Foto: BIRN.

Numri i serbëve të interesuar t’i bashkohen Policisë së Kosovës mbetet konsistent, thonë zyrtarët, pavarësisht raporteve se serbët kanë kërkuar të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës mes tensioneve politike.

Policia e Kosovës. Foto: BIRN.

Pavarësisht raporteve se serbët kanë kërkuar të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës në mes të një rritjeje të tensioneve politike midis Beogradit dhe Prishtinës, numri i serbëve që duan t’i bashkohen Policisë së Kosovës mbetet e ngjashme me vitin 2014, tha forca.

Policia e Kosovës tha për BIRN se në vitin 2014, mbi 5 për qind e aplikuesve ishin serbë, “ndërsa këtë vit ka pasur rreth 5 për qind (4.91 për qind)”.

“Bazuar në statistikat dhe përqindjen e aplikantëve nga komuniteti serb, vihet re një interes i qëndrueshëm i këtij komuniteti për t’u bashkuar me Policinë e Kosovës,” tha policia.

“Interesi për t’iu bashkuar forcës ka qenë pothuajse proporcional” me numrin e serbëve që jetojnë në Kosovë si përqindje e popullsisë së përgjithshme, këmbënguli policia.

Forca ka më shumë se 8,600 anëtarë, duke përfshirë stafin me uniforma dhe atë administrativ.

“Pjesëmarrja e komunitetit serb në Policinë e Kosovës është mbi 11 për qind,” tha Policia e Kosovës.

Por Mentor Vrajolli, një studiues i lartë në Qendrën e Kosovës për Studimet e Sigurisë, sugjeroi se shumë serbë janë bashkuar në Policinë e Kosovës nën një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës për të çmontuar strukturat paralele të sigurisë të kontrolluara nga serbët që ekzistonin më parë në Kosovë.

“Një numër i madh i tyre janë rekrutuar në bazë të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çmontimin e strukturave paralele kur anëtarët e këtyre strukturave iu bashkuan Policisë së Kosovës,” tha Vrajolli për BIRN.

Vrajolli tha se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të punojnë për përmirësimin e imazhit të serbëve që shërbejnë në Policinë e Kosovës.

“Sidomos në pjesën veriore të Kosovës, kam vënë re se pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës janë ofenduar nga shoqëria lokale. Ata shihen si njerëz që nuk punojnë për interesat e komunitetit serb,” tha Vrajolli.

“Rrjedhimisht, nuk ka entuziazëm midis këtyre anëtarëve të forcës. Ata punojnë më shumë për pagat sesa për të ofruar shërbime si anëtarë të Policisë së Kosovës,” shtoi ai.

Mediat në Kosovë dhe Serbi kohët e fundit kanë raportuar se disa anëtarë serbë të Forcës shumetnike të Sigurisë së Kosovës e kanë lënë atë kohët e fundit, ndërsa politikanët e Kosovës fajësojnë Beogradin duke dyshuar se janë ata që i kanë bërë presion serbëve që të largohen.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, konfirmoi në korrik se forca kishte marrë kërkesa nga disa anëtarë serbë për t’u larguar.

“Sipas vlerësimeve të ministrisë, këto kërkesa vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimta ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pjesëtarë të komunitetit serb po përpiqen të dëmtojnë arritjet dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe imazhin e saj si forca e sigurisë më e besueshme në vend për vite,” tha Berisha në një konferencë për shtyp.

Vrajolli sugjeroi se Forca e Sigurisë së Kosovës shihet nga Beogradi më tepër si një institucion shtetëror dhe për këtë arsye “presioni ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së është më i madh sesa ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”.

Ai u bëri thirrje gjithashtu institucioneve të Kosovës të bëjnë më shumë përpjekje për të fituar mbi pakicat etnike të vendit.

“Duhet të ketë investime për inkurajimin e komuniteteve drejt integrimit,” tha ai.

“Nuk mund të jetë surprizë nëse anëtarët serbë largohen, pasi qeveria s’ka punuar për përmirësimin e imazhit të tyre brenda komunitetit të tyre,” shtoi ai.

Etiketa: BIRNinvestimeKosovëLokalemarrëveshjePagatPoliciaPolicia e KosovësQeveriaSerbiSHStatistikat
Tjetri
Policia kroate akuzohet përsëri për brutalitet ndaj emigrantëve

Policia kroate akuzohet përsëri për brutalitet ndaj emigrantëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.