AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Policia kroate akuzohet përsëri për brutalitet ndaj emigrantëve

Anja VladisavljevicngaAnja Vladisavljevic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Strehë e improvizuar në rrrethinat e Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

Të mërkurën pati raportime të reja të përdorimit të dhunës nga ana e policisë kroate ndaj emigrantëve që përpiqeshin të kalonin kufirin nga Bosnja.

Strehë e improvizuar në rrrethinat e Bihacit. Foto: Anja Vladisavljevic.

No Name Kitchen, NNK, një OJQ që ndihmon emigrantët dhe refugjatët në Bosnje dhe Hercegovinë, të mërkurën në rrjetet sociale akuzoi policinë kroate për rrahjen e një emigranti dhe e dokumentoi pretendimin e saj me një fotografi të kurrizit të tij të lënduar.

Ajo tha se vullnetarët e saj po darkonin të martën në qytetin Velika Kladusës kur personi mbërriti aty dhe u kërkoi t’i shikonin plagët.

“Ai ishte rrahur me një shkop gome disa herë dhe gjithashtu ishte qëlluar me çizme në fytyrë. Ne nuk donim të publikonim fotografi të fytyrës së tij, pasi ai mund të ketë probleme më pas,” tha NNK për BIRN.

Ai, me sa duket, u kthye nga përpjekja për të arritur në Bashkimin Europian kur tha se policia kroate e rrahu atë dhe miqtë e tij.

Policia kroate nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për një koment në lidhje me këtë pretendim.

Një numër në rritje refugjatësh dhe emigrantësh që kalojnë përmes Bosnjes dëshirojnë të hyjnë në BE përmes Kroacisë dhe pastaj të kërkojnë azil në Europën Perëndimore.

Një nga pikat e nxehta të tranzitit është kufiri boshnjak me Kroacinë, rreth qyteteve të vogla të Bihacit dhe Velika Kladusës, në Bosnjën veriperëndimore.

Shifrat e emigrantëve që shkojnë drejt veriut nga Greqia nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës janë dyfishuar që nga viti i kaluar, ndërsa Bosnja tani përpiqet të strehojë dhe të ushqejë rreth 5,000 persona.

Asnjë nga këta njerëz nuk dëshiron të qëndrojë në Bosnje. Shumica përpiqen të kalojnë kufirin drejt Kroacisë, por pengesat janë të frikshëm, nga pyjet dhe lumenjtë, deri te minat e tokës dhe një polici kroate aspak mikpritëse.

Amnesty International, NNK, si dhe një sërë organizatash joqeveritare kroate dhe media kanë dokumentuar raste të shumta të policisë kroate që përdor dhunë.

BIRN dëgjoi histori të ngjashme nga refugjatët dhe emigrantët me të cilët foli në Bihac më 23 korrik. Duke refuzuar t’u përmenden emrat, ata folën për dhunën fizike, për konfiskimin ose shkatërrimin e sendeve personale dhe për konfiskimin e parave dhe telefonave celularë.

Më 19 korrik, Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha se dhjetëra njerëz po trajtoheshin çdo ditë për lëndime të pësuara gjatë përpjekjes për të kaluar nga Bosnja në Kroaci.

Boris Pavelic, një gazetar që shpesh raporton mbi këtë çështje, tha për BIRN se një dhunë e tillë mund të parandalohet vetëm nga presioni serioz publik ndaj qeverisë dhe policisë.

Paveliç tha se gazetarët dhe aktivistët duhet të patrullojnë kufirin së bashku me policinë, në të gjitha kushtet, ditën dhe natën, edhe në terrenin më të vështirë.

“Kjo nuk do t’i jepte fund dhunës plotësisht, por do ta zvogëlonte atë. Por unë kam frikë se dhuna nuk mund të ndalet tërësisht, sigurisht jo me këtë politikë anti-emigruese të Bashkimit Europian,” tha ai për BIRN.

Më 24 korrik, ministri kroat i mbrojtjes Davor Bozinoviç hodhi poshtë akuzat për brutalitetin e policisë, duke thënë se autoritetet vepruan vetëm në përputhje me ligjin kroat dhe atë të BE-së.

Më 29 korrik, Bashkimi Policor Kroat, SPS, hodhi poshtë raportet e medias për trajtimin çnjerëzor të emigrantëve dhe lavdëroi policinë për punën e tyre në ruajtjen e kufirit.

Shoqata e gazetarëve kroatë, HND, u përgjigj më 30 korrik, duke thënë se SPS kishte treguar mungesë mirëkuptimi sesi funksionon gazetaria dhe duke e akuzuar SPS-në për ndërhyrje në të drejtën e mediave për të bërë lirisht punën e tyre dhe për të ushtruar presion mbi lirinë e medias.

Etiketa: aktivistAktivistëAmnesty InternationalazilBashkimit EuropianBEBIRNBosnjaBosnjedhunaDhunëfotografigazetargazetariaGreqiaKroaciMediapoliciPoliciaPunëpyjetRrjetet socialeSHshqipvullnetarë
Tjetri
Punimet e HEC-eve në Valbonë kërcënojnë lumin dhe natyrën në parkun kombëtar (Foto)

Gjykata e Tropojës bllokon ekzekutimin e vendimit të Apelit për hidrocentralet e Valbonës

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.