AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykata e Tropojës bllokon ekzekutimin e vendimit të Apelit për hidrocentralet e Valbonës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, fotografuar krah lumit gjatë mesit të qershorit 2017. Foto: BIRN

Në një seancë gjyqësore me një palë, Gjyqtari Sami Ujkashi i gjykatës së shkallës së parë Tropojë bllokoi veprimet përmbarimore për ndalimin e punimeve të hidrocentraleve të Valbonës, të cilat i kishte urdhëruar Gjykata Administrative e Apelit, duke argumentuar se kompania ka marrë nga qeveria “në heshtje” një zgjatje të lejes së punimeve.

Punimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, fotografuar krah lumit gjatë mesit të qershorit 2017. Foto: BIRN

Në një rast tjetër të drejtësisë disfunksionale, një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit, i cili urdhëronte ndalimin e punimeve ndërtimore për hidrocentralet e Valbonës si “masë sigurimi padie”, Gjykata e Faktit në Tropojë urdhëroi bllokimin e ekzekutimit të këtij vendimi me argumentin se kompania koncesionare ka marrë “në heshtje” nga qeveria një leje të re ndërtimi.

Gjykata e Tropojës thotë se pranon kërkesën e kompanive “Dragobia Energy” dhe “Gener 2” dhe urdhëron “Pezullimin e veprimeve përmbarimore për ekzekutimin e vendimit të kalimit në ekzekutim të detyrueshëm duke urdhëruar pezullimin e këtyre veprimeve përmbarimore të detyrueshëm deri më datën 31.01.2019”. [Link vendimi]

Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë vendosi në qershor 2018 pranimin e kërkesës për “masë sigurie” të banorëve të luginës së Valbonës dhe urdhërimin e pezullimit të punimeve deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes në themel. [Link vendimi]

Në vendim, tre gjyqtarët e Gjykatës Administrative arsyetuan” “Gjykata çmon se kërkimi për pezullimin e punimeve në bazë të aktit administrativ të kundërshtuar me padi si i pavlefshëm përligjet si masë e sigurimit të padisë”. Për këtë arsye, ajo vendosi: “Pranimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padusë duke urdhëruar pezullimin e punimeve”.

Ndonëse Gjykata mori këtë vendim, punimet nuk janë ndërprerë për asnjë çast, thonë banorët e Valbonës.

Banorët iu drejtuan një përmbaruesi gjyqësor për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, i cili njoftoi palën, (kompaninë koncesionar) për ekzekutimin e vendimit në datën 2 gusht si dhe bëri kërkesë për ndihmë nga Policia e Tropojës. Por në 31 korrik 2018, gjyqtari Sami Ujkashi vendosi të interpretojë vendimin e Gjykatës Administrative si dhe të rrëzojë kërkesën e përmbaruesit gjyqësor për zbatimin e vendimit duke argumentuar se kompania ka marrë “në heshtje” një leje të re ndërtimi, e cila sugjerohet se është e ndryshme nga leja që u pezullua nga Gjykata Administrative e Apelit.

Sipas vendimit, kompania koncesionare thotë se ka aplikuar për shtyrje të afatit të punimeve, se nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli Kombëtar i Territorit brenda afatit 45 ditor dhe se për këtë arsye, mungesa e përgjigjes për shtyrjen e vendimit përbën “miratim në heshtje”. Për gjykatën e Tropojës ka pak rëndësi që Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur pezullimin e punimeve të kryera në bazë të lejes për të cilën është kërkuar shtyrja. Gjyqtari i vetëm Sami Ujkashi pranoi në “dhomë këshillimi” kërkesën e kompanisë dhe urdhëroi pezullimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit.

Kompania Gener 2 ka marrë leje koncesionare për ndërtimin e disa hidrocentraleve të shumëdebatuara në lumin Valbonë, të cilat banorët e zonës dhe aktivistët e mjedisit i konsiderojnë si shkatërrimtare për mjedisin e këtij parku kombëtar.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëBanorëBIRNDragobiaDragobia EnergyGener 2GjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHECHidrocentraletKëshilli Kombëtar i TerritoritMASMjedisitpadiPoliciaQeveriaSami UjkashiShtyrjeSigurimiValboneValbonësVendimVendimi
Tjetri
Të dehur nga pushteti, liderët e Ballkanit që nuk thonë “lamtumirë”

Thirrjet për “korrigjime” të Thaçit rrisin frikën e ndarjes së Kosovës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.