AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Opozita maqedonase ende e luhatur për referendumin e emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras pas nënshkrimit të marrëveshjes. Foto: Wikipedia.

Ditë pasi parlamenti caktoi për në datën 30 shtator referendumin për marrëveshjen historike të emrit, partia kryesore opozitare vazhdon ta kundërshtojë pyetjen e referendumit dhe është e pavendosur mbi pjesëmarrjen e saj.

Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras pas nënshkrimit të marrëveshjes. Foto: Wikipedia.

Partia kryesore e opozitës maqedonase VMRO DPMNE nuk ka gjasa t’i bëjë thirrje përkrahësve të saj për të bojkotuar referendumin e shtatorit që do të vendosë fatin e marrëveshjes historike me Greqinë dhe do të përcaktojë të ardhmen euroatlantike të vendit, tha një burim i partisë për BIRN.

“Pas të gjitha thirrjeve nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se marrëveshja e “emrit” me Greqinë përbën një shans historik dhe ndoshta të fundit për të zhbllokuar proceset tona të integrimit në BE dhe NATO, një thirrje e hapur për bojkot nuk ka gjasa të ndodhë,” tha një burim i afërt me lidershipin e partisë për BIRN të mërkurën në kushte anonimiteti.

I njëjti burim tha se partia, e cila e ka dënuar marrëveshjen e “emrit” me Greqinë të nënshkruar më 17 qershor si tradhtare, ka më shumë gjasa t’i këshillojë përkrahësit e saj të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, tha ai.

Nëse kjo ndodh, të paktën disa mbështetës të partisë ka gjasa të votojnë, gjë që do të rrisë ndjeshëm shanset e suksesit për plebishitin. Nevojitet një pjesëmarrje prej më shumë se 50 për qind e votuesve të regjistruar që referendumi të jetë i vlefshëm.

Të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i VMRO DPMNE, Igor Janusev tha se organet qeverisëse të partisë ende nuk kishin vendosur nëse do ta bojkotojnë votimin apo do të marrin pjesë.

Është gjithashtu e paqartë se kur do të mblidhet lidershipi për të marrë një vendim.

Jo zyrtarisht, partia mund të zgjedhë të zgjasë gjendjen e suspansës derisa fushata e referendumit të fillojë zyrtarisht më 10 shtator.

Pyetja kritikohet si manipuluese

Liderët politikë maqedonas gjatë një takimi në korrik. Foto: MIA.

Arsyeja kryesore për ambivalencën e opozitës në lidhje me referendumin është mënyra se si është formuluar pyetja.

Të hënën, shumica parlamentare e udhëhequr nga Social Demokratët, SDSM, e kryeministrit Zoran Zaev – në një seancë ku deputetët e VMRO DPMNE munguan – vendosën që pyetja të ishte: “A e mbështetni anëtarësimin në BE dhe NATO duke pranuar marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë?”

Opozita e konsideron këtë frazë shumë manipuluese. Ajo donte një zgjedhje shumë më të thjeshtë, në të cilën votuesit do të zgjidhnin nëse e pranonin apo jo marrëveshjen e “emrit” – pa e lidhur këtë me perspektivat euroatlantike të Maqedonisë.

“Zaev dhe SDSM duan të mashtrojnë vullnetin e popullit,” tha partia në një njoftim për shtyp të mërkurën.

Ajo e akuzoi qeverinë për vendosjen me dashje të pranimit në BE dhe NATO në pyetje, në mënyrë që t’i lidhin së bashku çështjet dhe kështu të fitojnë mbështetje për atë që ajo e konsideron një marrëveshje të dëmshme.

Megjithatë, përkrahësit e marrëveshjes këmbëngulin që pyetja të formulohet saktësisht.

Ata thonë se pyetja është projektuar për të komunikuar implikimet e plota të marrëveshjes historike.

Ata theksojnë se qëllimi kryesor i marrëveshjes ishte që Greqia t’i japë fund bllokimit të saj të gjatë të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut – duke mbajtur një referendum mbi këtë çështje – ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Pyetja e referendumit është komplekse, por e domosdoshme, sepse ajo përmban një lidhje midis shkakut dhe pasojës,” argumenton profesori i drejtësisë në Universitetin e Shkupit dhe ish-kandidati presidencial i LSDM-së Ljubomir Frckoski.

“Ne nuk do të kishim arritur një marrëveshje me Greqinë apo negociuar për mosmarrëveshjen e “emrit”, nëse nuk do të kishim qenë të detyruar ta bënim këtë nga bllokada e pranimit tonë në NATO dhe BE,” shtoi ai.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi një marrëveshje mbi mosmarrëveshjen e emrit e cila është e lidhur pa dyshim dhe thellësisht me ofertat tona për anëtarësim në BE dhe NATO,” vazhdoi Frckoski.

Kjo pikëpamje jehon në thirrjet e fundit nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së që të gjithë maqedonasit që të marrin pjesë në plebishit.

“Pyetja e referendumit në Maqedoni është pikërisht ajo që nënkupton marrëveshja. Domethënë një e ardhme brenda ose jashtë BE-së dhe NATO-s! I bëj thirrje partisë sonë simotër VMRO ta kuptojë këtë dhe të votojë pro të ardhmes së fëmijëve të tyre! “Doris Pack, kryetarja e organizatës së grave brenda Partisë Popullore Europiane të qendrës së djathtë – nga radhët e Unionit Kristian Demokratik Gjerman, CDU – postoi në Twitter të martën.

Lideri i opozitës Hristijan Mickovski. Foto: MIA

Ndërsa opozita zyrtarisht është e pavendosur mbi pjesëmarrjen e saj, disa prej anëtarëve të saj kanë kërkuar tashmë një bojkot ndërsa të tjerët kanë kërkuar që njerëzit të votojnë – duke lënë përshtypjen e një ndarjeje në rritje në parti rreth kësaj çështjeje.

Deputeti i VMRO DPMNE dhe ish-ministri i jashtëm Antonijo Milososki këtë javë në rrjetet sociale bëri thirrje për një bojkotim të referendumit, duke e quajtur pyetjen e referendumit “antikushtetuese”.

Në kundërshtim me këtë ligjvënës, i cili nuk është më i pranishëm në kryesinë e partisë, një tjetër fraksion në VMRO, e cila njihet me emrin “reformistët”, u ka bërë thirrje njerëzve të votojnë.

“Çdo qytetar sovran ka të drejtën dhe detyrën që të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në vendimmarrjen për të ardhmen dhe fatin e vendit tonë. Ne jemi në një udhëkryq historik. Le të marrim përsipër përgjegjësinë tonë,” shkroi në rrjetet sociale Kostadin Bogndanov, një nga “reformistët” dhe një anëtar i komitetit ekzekutiv të partisë.

Burimi anonim i partisë tha për BIRN se të gjitha këto mendime të ndryshme “janë rreptësisht pikëpamjet personale të anëtarëve të partisë”.

Presioni diplomatik rritet

Në prag të referendumit të rëndësishëm, presioni perëndimor mbi opozitën që të mos pengojë plebishitin pritet të rritet.

Gjatë një vizite tre ditore në vend, Matthew Palmer, Zv/ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, të mërkurën e quajti momentin aktual “historik”, sepse, tha ai, marrëveshja me Greqinë i kishte hapur më në fund Maqedonisë perspektivat euro-atlantike.

“Ne shpresojmë që njerëzit të shkojnë të votojnë, të shprehin veten dhe ta bëjnë këtë në një atmosferë të pastër pa disinformim apo dekurajim,” tha Palmer.

Zyrtari amerikan ia tha këtë të mërkurën liderit të VMRO DPMNE Hristijan Mickovski, pas të cilës partia e tij u shpreh në një deklaratë për shtyp se ishte dakord që integrimi euroatlantik i Maqedonisë ishte “e vetmja mënyrë për të siguruar stabilitetin në rajon”.

Numri i liderëve perëndimorë që pritet të vizitojnë Maqedoninë dhe të shtojnë mbështetje morale në favor të referendumit, po rritet ndërkohë.

Të mërkurën, Deutsche Welle, duke cituar burime të paidentifikuara diplomatike, tha se Maqedonia pritet të ketë një “sërë vizitash në javët e ardhshme, duke përfshirë një vizitë të mundshme nga kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Etiketa: Alexis TsiprasAngela MerkelBEBIRNdeputetEurofushataGreqiaIntegrimiMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjembështetjeMerkelNATOOpozitapaktPartiarajonReferendumRrjetet socialeSHBAshtatorTwitterVendimVMRO DPMNEvotuesitWikipediazgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Koncesionit të ‘polit sportiv’ në Fier i mbin bari

Koncesionit të ‘polit sportiv’ në Fier i mbin bari

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.