AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti i Kosovës këmbëngul se nuk ekziston asnjë plan ndarjeje

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një konference për shtyp të premten. Foto: BIRN.

Mes raportimeve të ethshme për ndarjen e mundshme të Kosovës ose që serbët e Kosovës mund të shpallin autonominë e tyre, presidenti Thaçi të premten këmbënguli se ndarja dhe “shkëmbimi i territoreve” nuk ishin në axhendë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një konference për shtyp të premten. Foto: BIRN.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të premten doli për të zbutur spekulimet për një ndarje etnike të vendit, duke thënë se ai po punonte vetëm në përfshirjen eventuale të pjesëve etnike shqiptare të Serbisë në Kosovë.

“Nuk do të ketë ndarje, autonomi apo shkëmbim territoresh. Unë po punoj vetëm që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në Serbi t’i bashkohen Kosovës,”, tha Thaçi.

Sipas tij, Beogradi do ta kishte shumë vështirë ta realizonte këtë, por ai do ta vendoste çështjen në tryezë.

Thaçi tha se ai gjithashtu e shihte si pozitiv debatin e fundit mbi këtë temë, “pavarësisht keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve të qëllimshme apo jo.”

“Ne së bashku do të gjejmë një zgjidhje në fund të këtij procesi. Parlamenti do të ketë fjalën e fundit,” shtoi ai.

Thaçi tha gjithashtu se ishte koha që qytetarët e Kosovës të kishin “një zë më të fortë” në diskutimet me Serbinë, duke lejuar të drejtën e tyre për të mbajtur një referendum.

“Unë po kryej bisedimet e nevojshme që në të ardhmen e afërt do të bëjnë të mundur që zëri i qytetarëve të mundësohet nëpërmjet një referendumi, veçanërisht në marrëveshje të tilla që unë i konsideroj të rëndësishme që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre,” shtoi ai.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku paralajmëroi se autoritetet e Kosovës do të reagonin ndaj cilitdo që vepronte kundër ligjit.

“Kushdo që kryen veprime që shkelin ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet ndërkombëtare do të marrë një përgjigje nga autoritetet e sundimit të ligjit,” tha Haradinaj.

Kushdo që hyn në Kosovë me qëllim të shkaktojë incidente do të trajtohet gjithashtu. “Nëse ndodh ndonjë gjë, ne jemi në një gjendje gatishmërie për të vepruar,” tha Haradinaj.

Një klerik ortodoks serb në Kosovë, abati Sava Janjiç, paralajmëroi për rrezikun e dhunës “të organizuar” në Kosovë më 31 korrik.

Abati i manastirit të famshëm të Visoki Deçanit postoi në rrjetet sociale se “informacione shumë shqetësuese po qarkullojnë në Kosovë, mes tyre lajme për një skenar të afërt të një incidenti të ndërsjellë në veri të Kosovës, i cili do të shkaktonte reagime në të dyja anët dhe do ta fuste Kosovën në një skenar ndarjeje”.

Në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiç thirri një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën në mëngjes.

Gazeta serbe Kurir njoftoi se takimi ishte thirrur për shkak të “situatës në Kosovë” dhe për shkak të një plani të dyshuar të shqiptarëve të Kosovës për të marrë liqenin e Gazivodës veriore të drejtuar nga serbët.

Të mërkurën, BIRN Kosova raportoi se Policia e Kosovës kishte urdhëruar stafin e saj me uniformë të pezullonte të gjitha planet e tyre të pushimeve verore, duke cituar detyra operacionale.

Në një letër drejtuar stafit, drejtori i departamentit për operacionet, Rashit Qalaj, tha se vendimi mbetej i vlefshëm deri në një njoftim të mëtejshëm.

Mes shqetësimeve rreth tensioneve të fundit, Ilir Deda, një deputet nga Alternativa e opozitës, kërkoi dorëheqjen e presidentit Thaçi në një letër të hapur të botuar të premten.

Deda tha se deklaratat e mëparshme të Thaçit kishin nënkuptuar ndarjen e Kosovës dhe akte të tilla ishin anti-shtetërore.

“Ju bëj thirrje që të tërhiqeni nga një aventurë e tillë politike dhe të jepni dorëheqjen. Dorëheqja juaj do ta shpëtonte Kosovën nga shkatërrimi dhe do t’ju mundësonte të jetonit në Kosovë si ish-udhëheqës dhe qytetar i cili ka pranuar gabimet e tij dhe është penduar për to,” shkroi Deda në Facebook.

“Pranimi i një gabimi është akt fisnikërie, ndërsa vënia në zbatim e planeve të shpërbërjes së Kosovës është një krim dhe tradhti,” shtoi ai.

Deda paralajmëroi se nëse presidenti nuk do të jepte dorëheqjen, “Kuvendi i Kosovës nuk ka rrugë tjetër përveçse të fillojë procedurën e shkarkimit tuaj si president i Kosovës për shkak të rrezikut të integritetit territorial të Kosovës dhe rendit kushtetues”.

Etiketa: BIRNdeputetDhunëFacebookgazetaHaradinajHashim ThaçikonferenceKosovaKosovëKrimKuvendilajmemarrëveshjeMbledhjendarjeortodoksPoliciaPolicia e KosovëspresidentRamush HaradinajReferendumRrjetet socialeSerbishqiptareVendimi
Tjetri
Gratë e Bulqizës nisin peticionin kundër koncesionit të pyjeve

Gratë e Bulqizës nisin peticionin kundër koncesionit të pyjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.