AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Të djathtët bëjnë thirrje të bojkotohet referendumi i emrit në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i partisë Maqedonia e Bashkuar Janko Bacev. Foto: Maqedonia e Bashkuar.

Grupe të djathta të udhëhequra nga partia e vogël pro-ruse Maqedonia e Bashkuar kanë nisur një fushatë të përbashkët për bojkotimin e referendumit të 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të vendit në mënyrë që të ndreqen marrëdhëniet me Greqinë.

Kryetari i partisë Maqedonia e Bashkuar Janko Bacev. Foto: Maqedonia e Bashkuar.

Një koalicion i 28 partive politike të vogla të djathta, fraksione politike, shoqata civile dhe OJQ-sh po mbështesin një fushatë të quajtur “Maqedonia bojkoton”, qëllimi i së cilave është të zmbraps referendumin e shtatorit mbi marrëveshjen historike të emrit me Greqinë, që është e rëndësishme për rrugën Euro-Atlantike të Maqedonisë.

Janko Bacev, kryetari i partisë së vogël Maqedonia e Bashkuar dhe kreu i të ashtuquajturës selia e krizës, të cilën grupet e krahut të djathtë e formuan të dielën, e quajti qeverinë e udhëhequr nga social demokratët të jashtëligjshme dhe i përshkroi ata që mbështesin referendumin si tradhtarë.

“Një qeveri e re dhe ligjore,që do të vijë në pushtet, do të merret me të gjithë tradhtarët kombëtarë,” paralajmëroi Bacev të dielën.

“Le të bojkotojmë referendumin e 30 shtatorit dhe të shpëtojmë emrin shekullor të Maqedonisë,” tha ai.

Referendumi më 30 shtator do t’i pyesë votuesit nëse ata mbështesin pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen e emrit me Greqinë, e cila u nënshkrua në qershor.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton e saj mbi integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Që marrëveshja të zbatohet plotësisht, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në referendum.

Maqedonia e Bashkuar, e udhëhequr nga Becev, është e vetmja parti e hapur pro-ruse në vend dhe nuk ka deputetë në parlament.

Ndër personat e përfshirë në fushatën “Maqedoni bojkoton” është gjithashtu edhe Filip Petrovski, një ish-anëtar i shquar i partisë kryesore të opozitës VMRO DPMNE, që tani po udhëheq grupin e ashtuquajtur “Fraksioni demokratik” të partisë.

Petrovski të dielën akuzoi qeverinë e Zoran Zaev se po përpiqet të bindë VMRO DPMNE të marrë pjesë në referendum në mënyrë që të rrisë mundësitë për të arritur pragun e kërkuar prej më shumë se 50 për qind të votuesve.

“Ne këtu themi jo! S’do ta pranojmë atë lojë. Ne do të bojkotojmë. Referendumi duhet të dështojë dhe më 30 shtator, qeveria e Zaevit do të shkatërrohet gjithashtu,” tha Petrovski.

Zyrtarisht, VMRO DPMNE mbetet e pavendosur nëse do të marrë pjesë në referendum. Partia e kundërshton fuqishëm marrëveshjen e “emrit” me Greqinë.

Fushata e sapoformuar kundër referendumit përfshin edhe të ashtuquajturat “shoqata patriotike”, si Vëllazëria e Krishterë, Amanet 1903, Tvrdokorni, Makedonium dhe Partia e Tretë e Maqedonasve, si dhe disa shoqata të tjera më pak të njohura ose krejtësisht të panjohura.

Etiketa: BEdeputetEurofushataGreqiaMaqedoniMaqedoniaMarrëveshjaNATOparlamentPartiaQeveriaReferendumSHshtatorVMRO DPMNEvotuesitZoran Zaev
Tjetri
Peshkopët serbë bëjnë thirrje: “Lutuni për shpëtimin e Kosovës”

Peshkopët serbë bëjnë thirrje: “Lutuni për shpëtimin e Kosovës”

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.