AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Flirti i rrezikshëm bërthamor i Gjermanisë

Wolfgang IschingerngaWolfgang Ischinger
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Flickr.

Hapja e një debati mbi armatimin bërthamor të Gjermanisë, siç po advokojnë disa, do të jetë ekujvalenti gjeopolitik i ecjes me këmbët e tua në një shah-mat. Në vend që të diskutohet një skenar që mund të dëmtojë mjedisin strategjik në Europë, udhëheqësit duhet që të fokusohen në përforcimin e aleancave ushtarake dhe fuqizimin e kapaciteteve konvencionale.

Foto: Flickr.

Njësoj si në një lojë shahu, ka lëvizje gjeopolitike të cilat mundet ta shtyjnë një vend – në mënyrë të papritur – të zë veten mat. Hapja e një debati mbi armët bërthamore gjermane mund të jetë një lëvizje e tillë. Megjithatë kjo është ekzaktësisht çfarë kanë propozuar disa gjermanë së fundmi. Mbështetësit e një Gjermanie të armatosur me armë bërthamore mendojnë se mbrojtja bërthamore e NATO-s ka humbur të gjithë besueshmërinë për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ka së paku tri arsye të mira se pse thjeshtë mendimi se Gjermania ka një opsion bërthamor është çmenduri për Gjermaninë. Për fillestarët, Gjermania e ka refuzuar këtë opsion në mënyrë të përsëritur, fillimisht më 1969 duke firmosur (dhe më vonë ratifikuar) Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT sipas akronimeve në anglisht), dhe pastaj më 1990 duke firmosur të ashtuquajturën Traktati Dy Plus Katër, i cili i hapi rrugën ribashkimit të Gjermanisë.

Vënia në dyshim e këtyre angazhimeve mund të dëmtojë rëndë reputacionin e Gjermanisë dhe besueshmërinë e saj në të gjithë botën. Gjermania mund të vërë në këtë mënyrë në pikëpyetje besueshmërinë e mbrojtjes bërthamore[i] të NATO-s dhe rrjedhimisht të vetë aleancës, bashkë me të gjithë regjimin e mospërhapjes së armëve bërthamore.

Ia vlen të rikujtojmë se që nga krijimi i saj më 1949, NATO ka qenë një nga instrumentet më të suksesshme të botës për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë. As një vend i vetëm anëtar i NATO-s, me përjashtim të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës – nuk e ka parë të nevojshme të blejë armë bërthamore për veten.

Nëse Gjermania thyen tani statusin e saj si fuqi jo-bërthamore, çfarë do ta pengojë Turqinë ose Poloninë mes shumë të tjerëve që të pasojë në këtë rrugë? Gjermania si varrmihës i regjimit ndërkombëtar të mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë – kush mund ta dëshirojë diçka të tillë?

E dyta, bomba atomike gjermane mund të dëmtojë mjedisin strategjik në Europë – dhe në dizavantazh të vetë Gjermanisë. Rusia mund të interprerojë hapat gjermanë drejt një arsenali bërthamor si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e vet kombëtare dhe ka gjasa do të miratojë kundërmasa ushtarake. Kjo, nga ana e vet mund ta bëjë edhe më të vështirë ndjekjen e një vizioni për një rend pan-Europian të paqes dhe sigurisë, një objektiv thembësor në politikën e jashtme të të gjitha qeverive gjermane që nga koha e Konrad Adenauerit. Për më tepër, një ambicie bërthamore gjermane mund të vë në rrezik balancën delikate të pushtetut në Europë – përfshirë atë mes Gjermanisë dhe Francës, për shembull –  me pasoja të pallogaritshme për kohezionin afatgjatë të Bashkimit Europian.

Në fund, nuk është e vështirë të parashikohet se kërkimi i armëve bërthamore do të sjellë kundërshti të fortë publike, veçanërisht për shkak se një lëvizje e tillë do të jetë një kthim i plotë kursi nga qeveria e kancelares Angela Merkel, e cila, vetëm pak vite më parë, eci drejt heqjes dorë tërësisht nga energjia bërthamore në një të ardhme të afërt. Është e vështirë të imagjinohet një fiasko më e madhe në politikën e jashtme dhe të sigurisë së Gjermanisë se sa propozimi i një strategjie bërthamore dhe më pas, dështimi në marrjen e miratimit parlamentar.

Ka mënyra më të mençura afatgjata për të fuqizuar mbrojtjen bërthamore të Europës se sa krijimi i një arsenali bërthamor gjerman. Për shembull, Franca mund të jetë e gatshme të pranojë të mendojë luajtjen e një roli të zgjeruar në mbrojtjen bërthamore, krahas roleve të luajtura nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar brenda NATO-s. Ndërsa kjo mund të kërkojë një riorientim themelor dhe Europianizim të strategjisë bërthamore të Francës, Gjermania dhe partnerët e tjerë Europianë mund të ofrojnë kontribute financiare për një iniciativë të tillë në kontekstin e një bashkimi të mbrojtjes së Europës me një komponent bërthamor. Por këto janë, në rastin më të mirë, opsione afatgjata.

Shkurt, nuk ka rëndësi se çfarë thotë Trump, Gjermania do të vijojë të mbetet e varur nga mburoja bërthamore amerikane për të ardhmen.

Mënyra më e mirë për të ruajtur besueshmërinë e NATO-s dhe për t’u marrë seriozisht nga SHBA është që të punohet seriozisht drejt objektivit të NATO-s për shpenzime mbrojtjeje në masën 2% të PBB-së dhe për të investuar më shumë në kapacitete ushtarake konvencionale. Kjo, jo për të plotësuar kërkesat e SHBA-së, por për të mbrojtur interesat tona të sigurisë dhe mbrojtjes. Por nuk bëhet fjalë vetëm për të shpenzuar më shumë para; duhet gjithashtu që paratë të shpenzohen në mënyrë më inteligjente, veçanërisht përmes bashkimit dhe ndarjes së kapaciteteve, si dhe nga prokurimet sistematike të përbashkëta me Francën dhe partnerët e tjerë Europianë, përfshirë përmes Fondit të Mbrojtjes së BE-së të themeluar së fundmi.

Asgjë e tillë nuk do të funksionojë në rast se Gjermania nuk do të fillojë të përkufizojë një strategji ushtarake, të sigurisë dhe të mbrojtjes si një prioritet i lartë politik. Vetëm pas kësaj Bundestagu do të jetë në gjendje t’i japë Bundeswehr – institucionit që shpesh konsiderohet si “ushtri parlamentare” – atë që ka nevojë për të bërë punën e vet. Alternativa – mendimi për zhvillimin e armëve bërthamore – do të jetë një lëvizje që sjell humbjen e lojës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Germany’s Dangerous Nuclear Flirtation

[i] Nuclear Deterrence është një koncept që nënkupton armatosjen bërthamore si masë diskurajuese për një sulm konvencional ose bërthamor nga një armik. Deterrence nuk ka një ekuivalent të saktë në gjuhën shqipe.

Etiketa: Angela MerkelArmëArme BerthamoreBashkimit EuropianBEbombaDonald TrumpEnergjiaFrancaGjermaniaKursiMASMatMbretëria e BashkuarMbrojtjaMerkelNATOParapasojaPBBProject SyndicatePunëQeveriarrezikRusiashahSHBAshpenzimeSulmTrumpURAushtri
Tjetri
Gjyqtari Medja del i pastër ndërsa vihet në pah mbingarkesa në punë

ONM kundër vendimit të KPK-së për gjyqtarin Gentian Medja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.