AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Raporti: Kush janë komisionerët e ‘ashpër’ dhe ‘liberalë’ të vetingut

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj, duke hyrë në një seancë të Komisionit te Pavarur te Kualifikimit – i cili ka nisur sot seancën dëgjimore me anëtaren e Gjykates Kushtetuese, Vitore Tusha. | Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Një raport i Institutit të Studimeve Politike hedh dritë mbi qasjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj subjekteve duke u bazuar në numrin e vendimeve për shkarkim apo konfirmim të dhënë prej tyre.

Një analizë statistikore e Institutit të Studimeve Politike (ISP) e bazuar mbi vendimet e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zbulon se si trupa vlerësuese është ndarë tashmë në komisionerë të “ashpër” dhe “të butë”.

Bazuar në vendimet e marra në 51 çështje të shqyrtura nga marsi deri në fillim të gushtit, ISP pas monitorimit të procesit i ka renditur gjykatësit mbi bazë të numrit të çështjeve që kanë shqyrtuar dhe qëndrimit që kanë mbajtur.

Sipas të dhënave të publikuara nga 12 anëtarë,  5 anëtare të KPK-së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi se sa konfirmimi.  Po ashtu analiza e ISP zbulon se nga të dhënat e deritanishme, prokuroret dhe gjyqtaret femra janë konfirmuar në detyrë gati dy herë më shumë se kolegët e tyre meshkuj.

Raporti i ISP, i publikuar të enjten po ashtu thekson se pavarësisht pritshmërive “problemi më i madh me të cilin po ndeshet reforma nuk është rezistenca politike apo kritikat nga brenda e jashtë sistemit, por boshllëku i krijuar në fazën e tranzicionit midis procesit të vetingut dhe krijimit të institucioneve të reja, si dhe vonesat e shumta në ecurinë e jetësimit të reformës dhe të institucioneve të reja”.

Megjithatë sipas raportit në fund të fazës së parë të vetingut “mund të bëhet një vlerësim paraprak për produktin e KPK dhe ecurinë e procesit të vendimmarrjes së tij” dhe po ashtu përmes një databaze mund të krahason edhe qëndrimet brenda komisionit, për të parë “komisionerët më të “ashpër” dhe ata që konsiderohen më “liberalë”.

Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, janë anëtaret e KPK-së që sipas ISP-së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi.  Lista fillon me  Bekteshin që ka votuar për shkarkim në 60 për qind të çështjeve, Çiftja ka vendosur për shkarkimin në 57 për qind të rasteve, ndërsa Pine dhe Sanxhaktari – të cilat kanë numrin më të madh të çështjeve të shqyrtuara, janë shprehur pro shkarkimit në 53 për qind të rasteve.

Në këtë listë është po ashtu edhe Alma Faskaj, e cila ka mbajtur qëndrim për shkakrimin e gjykatësve apo prokurorëve në 60 për qind të çështjeve ku ka marrë pjesë, por Faskaj ka qenë pjesë e trupave gjykuese në vetëm 5 çështje.

Në krahun e “të butëve” është Firdes Shuli e cila në 82 për qind të vendimeve ka qenë pro konfirmimit të gjykatësit apo prokurorit të shqyrtuar. Pas saj me 79 për qind vendime pozitive është Roland Ilia, Suela Zhegu me 67 për qind dhe Pamela Qirko me 62 për qind. Me më shumë konfirmime se shkarkime janë edhe Genta Tafa (Bungo) drejtues e KPK-së, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Nga të dhënat e publikuara nga ISP rezulton se ka ndërkohë një ndarje të qartë gjinore mes atyre që shkarkohen dhe atyre që konfirmohen. Përqindja e gjykatësve dhe prokurorëve burra që ia dalin të kalojnë me sukes procesin e rivlerësimit është shumë më e ulët se ajo e kolegeve të tyre gra.

Sipas ISP vetëm 39 për qind e meshkujve gjykatës dhe prokurorë të përfshirë në proces rivlerësimi janë konfirmuar. Përkundër kësaj 69 për qind e femrave gjykatëse dhe prokurore kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Ndërkohë sipas ISP megjithëse vendimarrjet e KPK dhe të strukturave të tjera të rivlerësimit janë të pavarura,  “në disa raste ka pasur debate dhe kritika publike nëse vendimmarrjet bazoheshin në standard të njëtrajtshme për subjekte të ndryshme të rivlerësimit dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga jashtë në vendimmarrje”.

Raporti thekson se në të paktën katër raste Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kanë apeluar vendimet e KPK-së, ndërsa në pesë raste vetë komisioni ka qenë i ndarë duke marrë vendime me shumicë votash.

Raporti po ashtu vlerëson ndikimin e krijuara nga zbatimi i reformës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe mosngritjen e institucioneve të reja. Duke përllogaritur kohën e marrë për rivlerësim deri tani ISP thotë se emërimet në këto institucione mund të fillojnë në vjeshtë të këtij viti.

Etiketa: Alma FaskajBrunilda BekteshidebateEtleda ÇiftjaFirdes ShuliGjykatëGjykatësgraISPkomisionerKomisioneriKomisioneri PublikkonfirmimKPKkushtetueselulzim hamitajndarjeoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitpaktPamela QirkoprokurorProkuroreraportRaportiReformarivlerësimiRoland IliaShkarkimshkarkimeshkarkimiSuela ZheguValbonaValbona SanxhaktariVendimetXhensila Pine
Tjetri
Analistët nga Kosova vënë në pikëpyetje nismën për referendum të Thaçit

Analistët nga Kosova vënë në pikëpyetje nismën për referendum të Thaçit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.