AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Ambasadorja e Gjermanisë: Vetingu i sukseshëm, të plotësohen vendet vakante

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja e Gjermanise ne Tirane Susanne Schutz, gjate nje konference shtypi me rastin e celjes e ekspozites "Vizatime, Objekte dhe Video te Perzgjedhura" se artistes gjermane Rosemarie Trockel, te ekspozuara ne Galerine Kombetare te Arteve, ne Tirane./r/n/r/nGerman Ambassador to Tirana, Susanne Schutz during a press conference in occasion of the opening of the exhibition of German artist, Rosemarie Trockel, at National Art Gallery in Tirana.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë përgëzoi punën e bërë deri tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa kërkoi ngritjen sa më shpejt të KLGJ e KLP dhe plotësimin e vendeve vakante në gjykatën e Lartë e Kushtetuese.

Ambasadorja e Gjermanisë në Tirane Susanne Schutz, gjatë një konference shtypi. Foto: LSA

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz bëri thirrje për krijim të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe rikthimin në funksion të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Një një mesazh të shpërndarë nga Ambasada e Gjermanisë, Schütz pasi e cilësoi procesin e vetingut një sukses dhe premtoi mbështetje të Gjermanisë tha se ishte e rëndësishme të krijoheshin institucionet e reja. “Prandaj është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore”, thuhet në mesazhin e ambasadores.

Ajo po ashtu tha se Gjermania do të mbështesë “Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese”. Vetingu sipas Schütz ishte deri tani një sukses ndërsa u shpreh se ai mbështetej prej vitesh nga Gjermania. “Mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga Gjermania. Unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut i nisur në muajin mars ka përparuar mire”, thuhet në mesazhin e ambasadores.

Ajo po ashtu tha se vijimi i procesit “me standarte të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë”.  Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi, e cila është një nga kushtet për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Procesi i vetingut është duke mbyllur fazën e tij të parë, pasi është shqyrtuar shumica e gjykatësve e prokurorëve në listën prioritare kryesisht kandidatë për institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ, KLP dhe KED si dhe ata që kanë pozicione të larta. Deri tani KPK ka mbajtur 48 seanca dëgjimore, ka shkarkuar 27 subjekte dhe ka rikonfirmuar në detyrë 21 subjekte.

Etiketa: GjermaniaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarKEDKLGJKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonferenceKPKkushtetuesembështetjeProcesi i vetingutprokurorPunëSeancashqipShqipëriVetingu
Tjetri
Duhet të flasim për Alekun

Serbia nuk ka asnjë të drejtë të flasë për ndarje të Kosovës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.