AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Çështja e Kosovës mund të cenojë popullaritetin e Vuçiçt dhe Thaçit

Përparim IsufiMaja ZivanovicngaPërparim IsufidheMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Thaçi dhe Vuçiç me kryenegociatoren Federica Mogherini në një takim të 2017. Foto: Maja Kocijancic/Twitter.

Analistët thonë se retorika e fundit e nxehtë mbi ndryshimin e mundshëm të kufijve do të ndikojë në popullaritetin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe të homologut të tij kosovar Hashim Thaçi, por ndoshta jo mjaftueshëm për t’i larguar ata nga posti që mbajnë.

Thaçi dhe Vuçiç me kryenegociatoren Federica Mogherini në një takim të 2017. Foto: Maja Kocijancic/Twitter.

Analistët mendojnë se shkëmbimi intensiv i deklaratave të kohëve të fundit për korrigjimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës do të ndikojë në popullaritetin e të dy presidentëve.

Emilija Brkiç nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci me qendër në Beograd, CeSid, tha për BIRN se deklaratat e fundit të Vuçiçit mbi Kosovën do të ndryshojnë qëndrimin e tij publik.

“Por jo ndryshime që janë drastike në një nivel që do të ndryshonte krejtësisht pozitën e tij dominuese,” nënvizoi Brkiç.

Duke pasur parasysh se ky është një vendim strategjik me rëndësi të madhe si për Serbinë dhe për të gjithë rajonin, shtoi Brkiç, mund të pritet që pasojat e tij të ndihen përsa i përket mbështetjes që ka Vuçiç.

“Fakti është se është e pamundur që pasojat e zgjidhjes së një çështjeje të tillë të madhe që ndau publikun serb të mos ndihen në jetën e partisë – në kuptimin e ricaktimeve të vogla si midis votuesve ashtu edhe brenda partisë qeverisëse progresive,” shpjegoi Brkiç.

Vuçiç tha për gazetën serbe Vecernje novosti më 10 gusht se “ne duam kufij të qartë, jo të përkohshëm si sot, në të cilën tjetër gjë është shkruar dhe tjetër gjë kemi në terren”.

Vuçiç tha se kur nuk është e qartë se çfarë i takon secilit, “kjo është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme”.

Retorika e Vuçiçit në lidhje me Kosovën ka qenë e ndryshme gjatë viteve, duke filluar me deklarata duke u zotuar se Partia e tij Progresive Serbe nuk do ta “dorëzonte” Kosovën nëse ajo vinte në pushtet.

Ai e përsëriti këtë këmbëngulje pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë në maj 2012.

“Politika e qeverisë së re të udhëhequr nga Partia Progresive nuk do ta njohë Kosovën,” tha ai në korrik atë vit, sipas Deutsche Welle.

Megjithatë, në javët e fundit ai ka hedhur mundësinë e një lloj “korrigjimi kufitar” si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Do të shohim nëse korrigjimi i kufijve do të ketë mbështetjen e popullit apo jo, por unë mbështes rikufizimin me shqiptarët,” tha Vuçiç për gazetarët gjatë një eventi në qytetin serb të Sidit më 9 gusht, njoftoi agjencia e lajmeve Tanjug.

Vuçiç ka sugjeruar që një propozim përfundimtar mbi Kosovën të vendoset në një referendum. Më 7 gusht, ai premtoi përsëri se qytetarët serbë do të përfshihen në vendimmarrje.

“Njerëzit do të informohen për të gjitha faktet. Ata do të duhet të komentojnë në një mënyrë shumë të qartë dhe të saktë mbi një marrëveshje të mundshme që ne mund të arrijmë një ditë,” tha ai në një konferencë për shtyp, njoftoi N1 TV.

Por edhe nëse popullariteti i tij merr një goditje, dominimi politik i Vuçiçit si udhëheqësi i vendit duket i patundur, brenda dhe jashtë Serbisë.

Brkiç tha se mbështetja e madhe mediatike, e jashtëzakonshme materiale dhe burimet njerëzore dhe një opozitë e dobët “e bëjnë Vuçiçin bashkëbiseduesin e vetëm relevant për partnerët perëndimorë”.

Kjo do të thotë se është “joreale të pritet që këto ndryshime të çojnë në ndryshime serioze në skenën politike, ose do të ndryshojnë trendet ekzistuese”, shtoi Brkiç.

A do ta ndjejë trysninë Thaçi?

Presidenti i Serbisë dhe ai i Kosovës gjatë takimit më 24 qershor. Foto: Twitter/Maja Kocijancic.

Me deklaratat e tij të fundit mbi “korrigjimet kufitare”, presidenti Hashim Thaçi është bërë figura politike më kontroverse midis shqiptarëve, tha gazetari Agron Halitaj nga Prishtina.

“Por kjo nuk do të thotë se ai po shijon popullariteti pozitiv. Përkundrazi,” tha Halitaj për BIRN.

“Njerëzit nuk janë kaq budallenj sa të besojnë një përrallë të tillë të madhe që Kosova do të zgjerojë kufijtë e saj duke marrë Luginën e Preshevës (me popullsi kryesisht shqiptare) pa lënë pas asnjë pjesë të territorit të saj në veri të Kosovës, i cili banohet nga një shumicë serbe,” shtoi ai.

Thaçi ka habitur bashkatdhetarët e tij dhe ka zemëruar disa parti opozitare duke përcjellë një sërë mesazhesh të dyshimta dhe të përziera mbi temën e ndarjes.

Ndërsa e mohon mundësinë e shkëmbimit të tokave mbi baza etnike me Serbinë, Thaçi në të njëjtën kohë e ka quajtur mundësinë që Kosova të marrë shumicën e zonave etnike shqiptare të Serbisë jugore “të realizueshme”.

“Demarkacioni dhe korrigjimi i kufijve do të diskutohet,” tha ai më 2 gusht, “edhe pse realizimi i aspiratave serbe për ndarjen e Kosovës nuk mund të vendoset brenda kornizës së korrigjimit të kufijve, në asnjë rrethanë apo për asnjë çmim.”

“Ndërkohë, mendoj se kërkesa institucionale e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën është shumë e realizueshme dhe e pranueshme për ne,” shtoi ai.

Por Halitaj vuri në pikëpyetje qëndrimin e Thaçit ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbinë jugore gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili filloi në vitin 2011.

“Që nga fillimi i dialogut, shtatë vjet më parë, Thaçi nuk ka dhënë asnjë provë të vetme se ai është i angazhuar në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërkohë që përfaqësuesit e asaj pjese të Serbisë kanë kërkuar gjithmonë reciprocitet përsa i përket të drejtave të tyre, (t’i bëjnë ato të barabarta) me të drejtat që Kosova i ka dhënë serbëve,” tha Halitaj.

“Tani kur dialogu ka hyrë në fazën e tij përfundimtare dhe kur priten kompromise të reja nga ana e Kosovës, Thaçi synon ta bëjë një zgjidhje për autonomi substanciale për serbët e veriut në Kosovë më të pranueshme duke ruajtur kufijtë kushtetues të Kosovës sipas parimit “as lugina Preshevës Kosovës, as veriu i Kosovës Serbisë”, shtoi ai.

Në vitin 2012, kur Thaçi ishte kryeministër, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë që autorizon kryeministrin të udhëheqë dialogun.

Megjithatë, kryeministri aktual Ramush Haradinaj duket i pa interesuar të marrë përsipër drejtimin e bisedimeve,  ndërsa opozita e ka akuzuar Thaçin për “uzurpim” të procesit pa pëlqimin e parlamentit.

Muajin e kaluar, Thaçi ftoi përfaqësuesit e opozitës kosovare të merrnin pjesë në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, duke themeluar ekipin negociues, ekipin strategjik dhe komisionet e përbashkëta për të punuar në çështjet që priten të trajtohen gjatë bisedimeve.

Megjithatë, partitë e opozitës, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja dhe Partia Social Demokrate, e refuzuan ofertën, duke thënë se Thaçi nuk ka as autoritet as legjitimitet për t’i ftuar ata në tavolinë.

Ndarja e Kosovës apo shkëmbimi i territoreve është ndër rezultatet më pak të dëshiruara për publikun e Kosovës, sipas një sondazhi të publikuar muajin e kaluar nga një organizatë me qendër në Prishtinë, Instituti Demokratik i Kosovës.

Anketimi mbi dialogun tregoi se një 78 për qind e të anketuarve nuk presin një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë e cila përfshin shkëmbimin e territoreve, ndërsa 84 për qind “nuk do ta pranojnë” ndarjen e Kosovës.

“Çdo ndryshim i kufijve mund të shkaktojë reaksione zinxhir në të gjithë Ballkanin duke ndikuar në paqen dhe stabilitetin në përgjithësi,” tha për BIRN Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ndërkohë, Halitaj shikon rrezikun që situata të përkeqësohet, ose në Kosovën veriore me shumicë serbe ose në Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare në Serbinë jugore.

“Ky skenar mund ta mbajë Thaçin si lojtarin kryesor në lojë për shumë vite të tjera,” sugjeroi ai.

Etiketa: BEBeogradBIRNdemokracidemokrategazetarHaradinajHashim ThaçiKosovaKosovëKuvendiliramarrëveshjeOpozitaPartiaPartia Social DemokratePreshevëpresidentPrishtinaRamush HaradinajreciprocitetReferendumshqiptaresocial demokrateTanjugTwitterVendimVeriu i KosovësvuçiçzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Kryeministri malazez pritet të takohet me kancelaren Merkel

Kryeministri malazez pritet të takohet me kancelaren Merkel

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.