AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia akuzohet përsëri për kufizim të lirisë së medias

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN

Organizatat ndërkombëtare dhe vendase të medias kanë akuzuar qeverinë dhe opozitën për ndryshime ligjore që do të kufizojnë më tej lirinë e medias dhe do të shtrembërojnë tregun e medias.

Foto ilustruese Ivana Dervishi/BIRN

Qeveria e Maqedonisë dhe opozita kanë përdorur turbullirat që shoqërojnë referendumin e ardhshëm të emrit  për të rifutur reklamat e financuara nga shteti, që u ndaluar disa vjet më parë, dhe për të prezantuar futjen e kontrolleve mbi mediat online – lëvizjet që organizatat e specialistëve dhe gazetarët thonë se do të frenojnë lirinë e medias dhe do të shtrembërojnë tregun e mediave përsëri.

Parlamenti i miratoi këto dispozita, të cilat tani janë pjesë e Kodit Zgjedhor, më 25 korrik, pasi katër partitë kryesore politike në vend ranë dakord  për të si pjesë e bisedimeve të tyre rreth referendumit të ardhshëm mbi marrëveshjen historike të emrit me Greqinë.

“Ndryshimet mundësojnë ndërhyrjen e autoriteteve publike në lirinë për të pasur opinione dhe për të marrë dhe dhënë informacione dhe ide gjatë fushatave zgjedhore dhe në pavarësinë e tyre editoriale,” tha në një deklaratë të hënën Federata Europiane e Gazetarëve, EFJ.

Më 9 gusht, platforma e Këshillit të Europës për mbrojtjen e gazetarisë gjithashtu paralajmëroi parlamentin maqedonas rreth dispozitave.

Shoqata kryesore e gazetarëve në vend, ZNM, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave, SSNM, Këshilli Maqedonas i Etikës së Medias, SEEM, dhe madje edhe Agjencia shtetërore Audio dhe Audiovizuale AVMU, i kanë kritikuar të gjitha ndryshimet.

Dispozita e parë lejon që partitë politike të përdorin paratë e buxhetit të shtetit për reklamat e tyre politike gjatë zgjedhjeve.

“Kjo rikthen fuqishëm fushatat reklamuese të qeverisë nga koha e regjimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, kur qeveria shpenzonte paratë publike në fushata mediatike rreth sukseseve të tyre të pretenduara,” tha Naser Selmani, kreu i ZNM.

Edhe pse qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët pretendon se kjo do të rregullojë financimin e partive politike dhe do të prezantojë një fushë loje të barabartë, gjatë kohës që ishin në opozitë social demokratët kaluan vite duke kritikuar ashpër paraardhësit e tyre, administratën e udhëhequr nga Gruevski, ish-kreu i partisë së djathtës VMRO DPMNE, e cila shpenzoi miliona në fushatat meditike të sponsorizuara nga shteti.

Ish-qeveria ndaloi fushatat e saj kontraverse në vitin 2015 pas kritikave të gjera se ajo po e përdorte atë për të kontrolluar mediat dhe për të prishur tregun e mediave. Ajo e bëri këtë pasi u ngatërrua në një skandal të madh përgjimi që çoi në largimin e saj nga pushteti në 2017, pas një krize të thellë dhe të gjatë politike.

Një tjetër ndryshim i diskutueshëm i Kodit Zgjedhor autorizon Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të regjistrojë dhe monitorojë mediat online në raportimin e zgjedhjeve. Përveç kësaj, neni 181a i ligjit parashikon vendosjen e gjobave deri në 4,000 euro për mediat tradicionale dhe ato online nëse ato shpallen fajtorë për “raportim të pabarabartë ose të paanshëm”.

Kjo është hera e parë që Komisioni Zgjedhor është ngarkuar me monitorimin e raportimit të mediave.

Më parë, ishte AVMU-ja që monitoronte dhe gjobiste mediat për njëanshmëri në raportim, por hoqi dorë nga kjo praktikë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, duke thënë se praktika ishte me të meta dhe jo në përputhje me standardet europiane.

Para se të vinin në pushtet, social demokratët u zotuan të nderonin mendimet e organizatave të mediave dhe profesionistëve, të cilët kryesisht janë kundër rregullimit të ngushtë të sferës së medias, duke këmbëngulur se vetë-rregullimi i kombinuar me një politikë qeveritare  mos-ndërhyrjeje është i preferueshëm.

Etiketa: BIRNEFJEuroFederata Europiane e GazetarëvefushatagazetarGruevskiIvana DervishikrizeLokaleMaqedoniaMetandryshime ligjoreNikola GruevskiOpozitaParaQeveriasindikataVMRO DPMNE
Tjetri
Hapen tenderët 52 milionë euro për 14 kilometra rrugë Kardhiq-Delvinë

Hapen tenderët 52 milionë euro për 14 kilometra rrugë Kardhiq-Delvinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.