AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Amerika planifikon të përmirësojë bazat ushtarake në Rumani e Bullgari

Ana Maria LucangaAna Maria Luca
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupat amerikane gjatë një stërvitjeje në Novo Selo, 2009. Foto: Wikipedia.

Shtetet e Bashkuara do të shpenzojnë 27 milionë dollarë në modernizimin e dy bazave ushtarake në Rumani dhe Bullgari, sipas buxhetit të mbrojtjes për vitin 2019.

Trupat amerikane gjatë një stërvitjeje në Novo Selo, 2009. Foto: Wikipedia.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të investojë gati 27 milionë dollarë në Rumani dhe Bullgari në vitin 2019, sipas rekordit të buxhetit të mbrojtjes prej 717 milionë dollarësh të nënshkruar të martën nga presidenti Donald Trump.

Buxheti parashikon që trupat amerikane “të vazhdojnë shpërndarjen të alternuar në Rumani dhe Bullgari duke përfituar plotësisht nga mundësitë e trajnimit të disponueshme në vendet ushtarake si Kampi Mihail Kogalniceanu në Rumani dhe Zona e Trajnimit të Novo Selo në Bullgari”.

Ajo zotohet për më shumë mbështetje dhe bashkëpunim sigurie me të dy vendet, si edhe me Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Në Bullgari, Ushtria Amerikane ka planifikuar të investojë 5.2 milionë dollarë në modernizimin dhe ndërtimin në fushën e trajnimit Novo Selo, 70 kilometra nga Burgasi në Detin e Zi.

Zona e Trajnimit e Novo Selos është ndër bazat ushtarake të përbashkëta amerikano-bullgare të krijuara sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Mbrojtjen e vitit 2006 midis dy vendeve.

Ushtria Amerikane filloi në vitin 2008 me një program investimi prej 61.15 milionë dollarësh, që synonte zhvillimin e strehimit dhe infrastrukturës së re për trajnimin e trupave amerikane në Novo Selo.

Për përmirësimin e bazës dhe aeroportit Mihail Kogalniceanu të Rumanisë, që ndodhet pranë portit të Konstancës në Detin e Zi, Ushtria Amerikane synon të shpenzojë 21.6 milionë dollarë në vitin 2019.

Megjithatë, për vitin fiskal 2019, Pentagoni mori gjithashtu 6.5 miliardë dollarë për Nismën e tij Parandaluese Europiane (EDI), një program që filloi në vitin 2016 dhe synon të risigurojë aleatët e Europës Lindore dhe të ndalojë Rusinë nga inkursioni i mëtejshëm në Europë pas aneksimit të Krimesë.

Në qershor të vitit 2017, Ushtria Amerikane njoftoi se do të shpenzojë deri në 60 milionë dollarë përmes EDI-t në përmirësimin e bazës ushtarake dhe aeroportit në Mihail Kogalniceanu në Rumani deri në fund të vitit.

Buxheti i ri i mbrojtjes i SHBA-së gjithashtu siguron 12.9 milionë dollarë për sistemet e mbrojtjes kundër raketave, përfshirë atë në Deveselu në Rumaninë jugore, i vetmi që aktualisht është operacional në Europën Lindore. Dokumenti i publikuar në faqen e internetit të Senatit Amerikan nuk i referohet direkt Deveselut, por këmbëngul në zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Alaska.

Megjithatë, më 8 maj, Inside Defense njoftoi se Agjencia e Mbrojtjes së Raketave ka në plan t’i japë sistemit të mbrojtjes Aegis në tokë të raketave balistike mjetet për të interceptuar raketat e lundrimit dhe avionët, gjë që do të thotë investime të reja në Rumani.

Sistemi i Mbrojtjes së Raketave Aegis do të pajisej me një ishte i pajisur me Searams, një sistem raketash i projektuar për të mbrojtur anijet kundër raketave nga deti, si dhe avionë pa pilot dhe helikopterë, në mënyrë që të mund të luftojë njëkohësisht raketat balistike hyrëse dhe kërcënimet ajrore më të ulëta.

Drejtori i Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes nga Raketat, gjeneral-lejtnanti Sam Greaves tha në një seancë në kongres në muajin prill se dy teste ishin kryer tashmë në Deveselu dhe se agjencia po priste fonde për një demonstrim të ri. Por ky program do të kushtonte rreth 94.7 milionë dollarë, tha ai.

Sistemi i parë Aegis Ashore i Pentagonit në Deveselu të Rumanisë, i cili kushtoi rreth 800 milionë dollarë, u optimizua për të kapur raketat balistike me rreze të gjatë dhe ka funksionuar që nga viti 2016.

Më 3 gusht, kur Kongresi i SHBA-së miratoi buxhetin e mbrojtjes, presidenti i Rumanisë e përshëndeti vendimin.

“Presidenti Klaus Iohannis përsërit vendosmërinë e Rumanisë për të vazhduar përmbushjen e angazhimeve të saj në nivel bilateral dhe aleat, sa i përket buxhetit të mbrojtjes dhe kontributit kombëtar në misionet dhe operacionet e NATO-s, në përputhje me vendimet e marra në Samitin e Uellsit të Aleancës Ushtarake Perëndimore, Samitin e Varshavës dhe atë më të fundit në Bruksel,” thuhej në një deklaratë nga zyra e Iohannis.

Etiketa: AmerikaBrukselBullgaribuxhetiDonald TrumpFondeinvestimekongresKongresi i SHBAmbështetjeNATOpilotRumaniSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpUkrainëUshtriaVendimetWikipedia
Tjetri

Efekti “ Matilda ”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.