AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

“Edhe ne ishim refugjatë”: Një dorë e zgjatur në një fushë boshnjake

Franceco M. BassanoGiacomo SiningaFranceco M. BassanodheGiacomo Sini
8 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kampi i emigrantëve dhe refugjatëve në qytezën boshnjake Velika Kladusa. Foto: Giacomo Sini

Të plagosur dhe të rrahur, refugjatët dhe emigrantët presin shansin e tyre në një fushë në Bosnjen Perëndimore.

Kampi i emigrantëve dhe refugjatëve në qytezën boshnjake Velika Kladusa. Foto:Giacomo Sini

Një orë larg me makinë nga qyteti kroat i Karlovaçit, poshtë një rruge anësore të rrethuar nga varrezat dhe shtëpitë e mbushura me vrima plumbash, gjendet një kalim kufitar i izoluar mes Kroacisë dhe Bosnjes. Përtej shtrihet Velika Kladusa, një vend që duket se ekziston vetëm në hartë.

Mes viteve 1993 dhe 1995, ajo ishte qendra e republikës së vetëshpallur autonome të Bosnjes Perëndimore, feud i biznesmenit boshnjak Fikret Abdic, i njohur për paktet e bëra me serbët dhe kroatët kundër patriotëve të tij në Sarajevë gjatë luftës së Bosnjes 1992-1995.

Sot është një pikë transit për mijëra emigrantë dhe refugjatë të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë që përpiqen të mbërrijnë në Bashkimin Europian përmes shtigjeve kroate. Në një fushë jo larg nga qyteti është ngritur një çadër-shtëpi e përkohshme për disa nga 1200 emigrantët dhe refugjatët, rruga e të cilëve është bllokuar nga forca të shumta të policisë kroate.

Disa u lënduan nga përpjekjet e tyre për të kaluar kufirin dhe për t’i shpëtuar policisë. Të tjerë flenë në pyll, në parkingje ose ndërtesa të braktisura. Disa më me fat janë duke u ndihmuar nga banorët bujarë, të cilët nuk janë të paktë. Restorantet ofrojnë ushqim dhe pije falas, supermarketet ulje të çmimeve dhe kompanitë lokale punë me raste.

Restoranti në qendër, “Kod Latana” është kthyer në një kuzhine supe dhe ofron dy vakte falas në ditë.

“Edhe ne kemi qenë refugjatë,” thotë menaxheri 64-vjeçar, i cili tregon vetëm emrin e tij, Asim.

“Kjo që po bëjmë nuk është bamirësi; është një kërkesë nga historia dhe njerëzillëku ynë që ne ndihmojmë dhe respektojmë çdo qënie njerëzore, veçanërisht ata në vështirësi”.

Ndihma lokale

Adis dhe Petra, dy vullnetarët që ndihmojnë refugjatët e kampit. Foto: Giacomo Sini

Emigrantët që kalojnë përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjes janë dyfishuar këtë vit krahasuar me 2017, ndërkohë që Bosnja po përpiqet të strehojë rreth 5 mijë vetë. Në Velika Kladusa janë të pranishëm “Mjekët pa Kufinj” dhe UNHCR, por mbështetja më e madhe vjen nga vullnetarët lokalë të tillë si Adis, një veteran i luftës së Bosnjes, i pranishëm i rregullt i kampeve të refugjatëve përgjatë rrugës Ballkanike.

I organizuar nën logon SOS Ljuta Krajina Ekipi Kladusa, 39-vjeçari Adis dhe kolegët e tij nga e gjithë Europa vendosën dushe, banja dhe ndriçim me ndihmën e komunës lokale. Pronari i një magazine i lejoi gjithashtu ata ta përdornin atë për shpërndarjen e rrobave të përdorura.

“Është hera e parë që unë e bëj këtë punë, por dikush duhet ta bëjë,” thotë Adisi.

Me ndihmën e emigrantëve dhe refugjatëve, Adis ngre dërrasa prej druri dhe var copat ekologjike plastike si perde. Insektet i torturojnë ata që flenë mbi bar dhe baltë, por plagët më të vështira për t’u shëruar janë ato të shkaktuara nga policia kroate-gjymtyrë të thyer, të djegurat e cigareve. Autoritetet kroate mohojnë të kenë ushtruar dhunë ndaj atyre që tentojnë të kalojnë kufirin, për për vëzhguesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, provat e një dhune të tillë janë të mëdha.

Emigrantët dhe refugjatët vazhdimisht kthehen me telefona celularë të thyer dhe para apo sende personale të sekuestruara.

“Unë e kuptoj se dikush që hyn në vendin e tyre pa dokumente do të kthehet mbrapsht, por mua më duhet të shkoj pas në Itali, ku ndodhet vajza ime 15-vjeçare,” thotë Slimanie, një 42 vjeçar maroken që fluturoi me avion drejt Turqisë përpara se të imbarkohej në udhëtimin e gjatë drejt gadishullit të Ballkanit.

“Gruaja ime është rimartuar tashmë, por nuk dua t’ia di. Dua vetëm të punoj, të jetoj dhe të mbaj time bijë të sigurtë”.

Petra, një 26 vjeçare austriake që ka ndërprerë studimet prej tre vitesh për të ndihmuar emigrantët shkon nga çadra në çadër për të pyetur çdo person se çfarë i nevojitet-peshqirë, çarçafë, dyshekë, por mbi të gjitha këpucë rezistente ndaj ujit, nëse është e mundur.

Vetëm donacionet nga individët dhe organizatat lokale e bëjnë këtë të mundur.

“Çdo gjë që ne blejmë për refugjatët faturohet rregullisht dhe u tregohet dhuruesve,” thotë Adis.

“Sonte do tentojmë”

Në kampin e refugjatëve pranë kufirit kroat. Foto:Giacomo Sini.

Herë pas here, makina me targa boshnjake apo gjermane afrohen dhe u hapin ushqim dhe rroba të rriturve dhe fëmijëve që presin në radhë. Disa prej ndihmave financohen nga organizatat islamike lokale apo ndërkombëtare, të cilat nuk bëjnë megjithatë dallime mes përfituesve.

“Nuk kam njohur kurrë njerëz më të mirë se këta në jetën time,”thotë Javed, një afgan i cili ndërsa përpiqet të mbërrijë në Europën Perëndimore, merret edhe me punë ndihmëse.

Arsyet e atyre që u larguan nga shtëpitë janë të shumta dhe të ndryshme; nga Omran, i cili thotë se prindërit e tij u vranë nga bombat e hedhura mbi Mosul në Irak tek Aaresh, i cili përmend arsyet politike për largimin nga veriperëndimi i Iranit kurd, ku kishte punuar për partinë e ndaluar të Kurdistanit Demokratik.

Për të hyrë në Kroaci, disa u paguajnë trafikantëve lokalë 3 mijë euro, ngjiten mbi bagazhin e një makine dhe shpresojnë për më të mirën.

E ndërsa mbrëmja bie dhe thirrja për lutje dëgjohet në qytet, Adis dhe vullnetarët e tjerë mbledhin materialet e përdorura gjatë ditës. Një flamur boshnjak qëndron në mes të kampit të çadrave, ndërsa një nëpunës komunal i cili ruan gjeneratorin në hyrje e bën rrugën drejt shtëpisë me skuter.

Një grup djemsh nga Pakistani, të armatosur me një shufër të improvizuar për peshkim dhe një tabaka plastike përpiqen të gjuajnë peshk nga uja në lumin me baltë që kalon pranë fushave. Slimanie kërkon një çantë më të madhe shpine.

“Sonte do të tentojmë,” thotë ai. “Këtë herë jemi pesë vetë; herën e kaluar ia dolëm të shkonim deri 20 kilometra larg Italisë përpara se policia të na ndalonte”.

Largimi nga Velika Kladusa me kështjellën e saj dhe minaretë otomane dhe kalimi i kufirit me Kroacinë është po aq i thjeshtë sa mbërritja. Gjithçka ju duhet është një pasaportë europiane.

Etiketa: afganBanorëBosnjaEuroEuropaIrakItaliKroaciLokaleMakinaMjekmjekëPakistanipaktParaPiSplastikePoliciaPunëSHshqiptargauljeUNHCRVëzhguesitvullnetarë
Tjetri

Shtypja e protestës rumune kërkon shqyrtim ndërkombëtar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.