AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Shtypja e protestës rumune kërkon shqyrtim ndërkombëtar

Bogdan NedeangaBogdan Nedea
8 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia speciale në Rumani arreston një protestues. Foto Arkiv: (AP Photo/Vadim Ghirda)

Bota përtej Rumanisë po zgjohet ndaj qeverisë ineptokrate Socialdemokrate. Por a do të veprojë përpara se të jetë shumë vonë?

Policia speciale në Rumani arreston një protestues. Foto Arkiv: (AP Photo/Vadim Ghirda)

Përtej mbajtjes shënim të përshkallëzimit të sjelljes autokratike të qeverisë së Rumanisë, përdorimi i forcës ndaj protestës antikorrupsion të 10 gushtit i ka shtuar një dimension ndërkombëtar thellimit të përplasjes.

Qeveria kaloi vijën e kuqe dhe jo vetëm në Rumani: media e huaj, organizatat vëzhguese dhe partnerët europianë të Rumanisë- të cilit ishin më parë spektatorë-janë të gjithë duke e peshuar.

Bashkimi Europian është duke u përballur me prespektivën e pakëndshme të një partneri gjithnjë e më të paparashikueshëm, i cili është duke marrë frenat e presidencës së radhës në Janar. Por mbetet për t’u parë nëse Brukseli ka energjinë ose do të vendosë të ballafaqohet me “ineptokracinë”, që është qeveria Social Demokrate.

Gushti është muaji kur shumë nga pesë milionë emigrantët kthehen në shtëpi për pushimet e tyre vjetore. Ndaj edhe ndodhi që protesta e 10 gushtit u mbajt nën sloganin “Tubimi i Diasporës”. Dhe ata u shfaqën masivisht.

Autoritetet kishin paralajmëruar “mundësinë e dhunës” shumë përpara ngjarjes. Dhe në mes të rreth 100 mijë protestuesve u shfaq një grup i vogël huliganësh futbolli, që sulmoi forcat e xhandarmërisë rumune përballë godinës së qeverisë.

Në vend që të izolonin dhe ndalonin këta elementë radikalë, forcat qeveritare zgjodhën që të hedhin gaz lotsjellës dhe granata manovër mbi të gjithë. Disa prej këtyre granatave ranë mbi sheshin kryesor dhe mbi 150 metra larg nga zona e dhunës, mes protestuesve paqësorë.

Në 11 të mbrëmjes, policët morën urdhër që të pastronin sheshin dhe e bënë këtë me forcë disporpocionale-më shumë gaz lotësjellësh dhe ujë me presion. Video të policëve duke rrahur njerëz që mbanin duart lart, duke ndjekur gra, duke sulmuar dhe thyer kamerat e gazetarëve apo duke fyer verbalisht dhe fizikisht njerëz të moshuar vërshuan në internet.

Brutale dhe e pajustifikuar

Më shumë se 400 njerëz u plagosën dhe 63 veta përfunduan në spital, përfshirë 6 policë, gazetarë rumunë dhe të huaj dhe fëmijë jo më të mëdhenj se 16 vjeç. Policia ushtarake nisi një hetim zyrtar dhe 192 persona dorëzuan denoncime për dhunën dhe brutalitetin e policisë.

Gjetjet fillestare të hetimit dënuan ndërhyrjen “brutale” dhe “të pajustifikuar”. Por një hetim i plotë rrezikon të pengohet nga mungesa e bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe komandantëve të xhandarmërisë.

Kryeministrja e Rumanisë, Viorica Dancila dhe mentori i saj politik, lideri i PSD, Liviu Dragnea qëndruan në heshtje. Skalioni i dytë dhe i tretë i zyrtarëve të PSD kritikuan protestuesit në terma jo të qartë dhe pesë ditë më vonë, kreu i Xhandarmërisë lëshoi gjithashtu një deklaratë të paqartë, duke thënë se ishte “krenar” për kolegët e tij pa përmendur abuzimet.

Ministrja e Brendshme, Carmen Dan, e vetmja zyrtare e lartë që foli publikisht për skenat tha se nuk kishte arsye të kritikonte veten apo autoritetet.

Kërkohen shpjegime

Por zemërimi dhe shqetësimi ishin të dukshëm, jo vetëm brenda Rumanisë por edhe jashtë saj. Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz kërkoi një shpjegim nga hetimi zyrtar për rrahjen e gazetarit dhe kameramanit austriak, Beate Meinl-Reisinger, kreu i Forumit për Austrinë e Re dhe Liberale, si dhe kërkoi përjashtimin e partisë qeverisëse PSD nga blloku i partive liberaldemokrate në Parlamentin Europian.

Amnesty International bëri thirrje për hetim “të shpejtë, të paanshëm dhe të pavarur” për përdorimin e forcës së tepërt, ndërkohë që komisionerja e Drejtësisë në Komisionin Europian, Vera Jourova tha se veprimet e qeverisë rrezikuan pavarësinë e gjyqësorit dhe besimin e publikut në të.

Ambasadori amerikan, së bashku me një grup kongresmenët takuan kryeministren Dancila pak pas protestës, ndërkohë që ka diskutime për sanksione të mundshme të SHBA-ve ndaj politikanëve të caktuar në Rumani.

Izraeli reagoi gjithashtu me zemërim ndaj sulmit të katër prej qytetarëve të vet, të cilët u ndaluan në një taksi nga xhandarët dhe u rrahën. Deputetë nga fraksione të ndryshme politike, përfshirë të Gjelbrit dhe Partinë Popullore, si dhe disa prej socialistëve i bënë thirrje Komisionit Europian të marrë masa ndaj dhunës dhe degradimit të vazhdueshëm të forcës së ligjit në Rumani përgjatë 18 muajve.

Në përgjigje, Dancila i shkroi të premten presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker duke akuzuar protestuesit për përpjekje të dhunshme për rrëzimin e qeverisë, nën nxitjen e opozitës dhe presidentit Klaus Iohannis.

Arsyeja-tha ajo është performanca e fortë e kabinetit të saj në gjashtë muajt e parë të mandatit. Letra u përqesh me zhurmë dhe tallje nga rumunët.

Presidenca e BE

Gafat e vazhdueshme jashtë vendit të Dancilës ishin më parë të vetmet shenja që partnerët ndërkombëtarë të Rumanisë kishin për “ineptokracinë” e vendit nën qeverisjen e PSD. Tani, Rumania është ngritur në një nivel të ri të paparashikueshëm dhe është një përgjegjësi e mundshme për partnerët e vet.

Duhet të jetë bërë e qartë tanimë për Bashkimin Europian që kjo “ineptokraci” do të marrë presidencën në Janar dhe prej kësaj do të luajë një rol në çështjet e mëdha me të cilat përballet blloku: Brexit, emigracioni, marrëdhëniet e tensionuara BE-SHBA dhe diskutimet mbi buxhetin.

Nëse vazhdon kalbja e shfrenuar e demokracisë në Rumani, BE do të detyrohet të marrë masa të ngjashme me ato që ndërmori ndaj Polonisë.

Me mungesën e besueshmërisë në shkallë ndërkombëtare, mungesën e profesionalizmit për shkak të nepotizmit të përhapur, mbështetjen te kukullat politike dhe mungesën e mbështetjes për veprimet autokratike, Presidenca Rumune e BE-së ngjan me një fatkeqësi që pritet të ndodhë.

Nëse shtojmë edhe mundësinë e sanksioneve dhe Artikullit 7-ç’ka mund të nënkuptojë edhe humbjen e të drejtës së votës, panorama nuk është fare e këndshme. Por kjo duket e pashmangshme, duke parë që BE shfaqet hezituese të veprojë vendosmërisht tani, para se veprimi më i ashpër të bëhet i pashmangshëm.

Pa veprime të menjëhershme ndërkombëtare për ta ndalur, axhenda personale e PSD-së do të vazhdojë të jetë e para në Rumani. Shtatori ka të ngjarë ta shohë atë të përshkallëzuar, në mënyrë që legjislacioni i PSD për drejtësinë të kalojë para 2019-s, një vit elektoral mbi ne.

Etiketa: Amnesty InternationalBashkimi EuropianBEBrexitBrukselidemokratedeputetDhunëgazgazetarGjyqgraHetimIzraeliMasaMediaPanoramaParaPoliciaPresidencaProtestaprotestuesPSDQeveriaRumaniRumaniasanksioneSHSHBAsocial demokrateSpitalvideo
Tjetri
Hapja “simbolike” e dosjeve të Sigurimit pritet me dyshim nga ish-të përndjekurit politikë

Hapja “simbolike” e dosjeve të Sigurimit pritet me dyshim nga ish-të përndjekurit politikë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.