AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ish-prokurori i Kosovës që hetoi listën e fryrë të veteranëve u përball me kërcënime

Përparim IsufiKreshnik GashingaPërparim IsufidheKreshnik Gashi
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Special i Kosovës Reshat Millaku në një konferencë për shtyp të hënën. Foto: BIRN

Elez Blakaj, prokurori i Kosovës i cili hetoi listën kontroverse të veteranëve të luftës, tha të hënën se ishte përballur me kërcënime të vazhdueshme mbi punët që kishte bërë për këtë çështje.

Prokurori Special i Kosovës Reshat Millaku në një konferencë për shtyp të hënën. Foto: BIRN

Prokurori special i Kosovës, i angazhuar me hetimin e abuzimit të listës së veteranëve të luftës, publikoi të hënën një deklaratë të gjatë ku pretendoi se kishte qenë nën kërcënime të vazhdueshme gjatë punës së tij nga “njerëz të njohur dhe të panjohur” për të mos hetuar.

Regjistrimi si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK siguron përfitime monetare.

Elez Blakaj, i cili dha dorëheqjen më 15 gusht, gjithashtu kujtoi takime të nxehta me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi kur po hetonte listën, të cilën shumë besojnë se është e fryrë.

“Lumezi… kërkoi të dinte përse kisha ftuar [kryetarin e kuvendit] Kadri Veselin [si dëshmitar] në çështjen e veteranëve, duke pohuar se”nuk ka nevojë të marrësh në pyetje ata që kanë imunitet parlamentar”.

“Ia bëra të qartë se Gjykata Kushtetuese… nuk i jep imunitet askujt nga akuzat kriminale,” shkroi Blakaj.

Lumezi, megjithatë, i tha BIRN se nuk kishte arsye që Blakaj të merrte Veselin në pyetje.

“E ftova atë [Blakajn] në zyrën time pasi mora vesh se thirri Veselin si dëshmitar dhe i kërkova të më shpjegonte arsyen. Blakaj tha se e kishte ftuar Veselin si dëshmitar bazuar në atë që kishte thënë Veseli në seancën e kuvendit. I thashë se deputetët nuk mund të ftohen për të dëshmuar në bazë të asaj që ata thonë në parlament… sepse ata kanë imunitet ndaj asaj që thonë në kuvend.”

Blakaj tha gjithashtu se Lumezi ishte “përpjekur ta trembte” për një aktakuzë të lëshuar kundër zyrtarëve të lartë në Partinë Demokratike të Kosovës, PDK, në qeveri, lidhur me një skandal përgjimi, duke i kërkuar që ta rishikonte aktakuzën ose “të përballej me komision disiplinor”.

Në gusht të vitit 2016, portali Insajderi.com në Kosovë filloi të publikojë bisedat midis zyrtarëve të lartë të PDK-së ku sugjerohej se PDK-ja ka ndikuar në emërime në pozita të larta në qeveri, drejtësi, polici dhe media.

Lumezi tha për BIRN se nuk ishte dakord me aktakuzën dhe se “ka prova kundër disa të pandehurve, por jo kundër të gjithëve”.

Reuters raportoi në prill se prokuroria e Kosovës ngriti akuza kundër 11 personave, shumica e të cilëve zyrtarë të PDK-së – duke përfshirë ministrin për inovacion dhe sipërmarrje, Besim Beqaj – për dyshime patronazhimi politik mbi vendet e punës në sektorin publik.

“Pavarësisht nga dëshira ime personale për të adresuar problemet brenda sistemit, ishte e pamundur për mua, ashtu si është thuaje e pamundur për gati çdo prokuror apo zyrtar në sistemin e prokurorisë të shqyrtojë këto ose shkelje të tjera,” tha Blakaj.

Deklarata e Blakajt erdhi disa orë pasi kreu i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, tha se prokuroria do të vazhdojë të hetojë listën e veteranëve, pavarësisht nga dorëheqja e Blakajt.

Millaku shpjegoi se kjo ndodhte për shkak se kishte të bënte me një “akuzë penale, e cila ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në periudhën e pasluftës”.

Mediat raportuan se drafti i aktakuzës që Blakaj kishte përgatitur përfshinte të gjithë Komisionin e Qeverisë për Verifikimin e Veteranëve të Luftës, përfshirë këtu ish-shefat e UÇK-së, të cilët ishin përgjegjës për identifikimin e veteranëve.

Sidoqoftë, Millaku këmbënguli se dokumenti i dorëzuar nga Blakaj kishte mangësi teknike, përfshirë 19,060 emra veteranësh të rremë.

Ai tha se çështja do të transferohet te një prokuror tjetër, duke hedhur poshtë pretendimet se ai po vepronte nën presion politik.

Dorëheqja e Blakajt ka shkaktuar debat në Kosovë. Blakaj tani është në SHBA, në kërkim të mundësive të tjera për karrierë.

“Disa e kanë shpallur një hero, të tjerë një frikacak. Ai nuk është asnjë prej këtyre. Ishte një prokuror shumë i mirë, ndaj i dhashë atij këtë çështje,” tha Millaku.

Kryeprokurori Lumezi tha më 16 gusht se rreth 19,000 veteranë të luftës marrin pa i merituar përfitimet qeveritare.

Prokuroria e shtetit njoftoi se kishte filluar mbledhjen e informacionit rreth gabimeve të mundshme në procesin e verifikimit të ish guerilëve të UÇK-së në vitin 2016.

“Ky hetim… është i drejtuar ndaj atyre individëve që kanë kryer shkelje duke dhënë dëshmi të rreme, ose duke paraqitur dokumente fiktive për të fituar statusin e veteranit të luftës”, tha prokuroria në atë kohë.

Njoftimi erdhi pasi qeveria e atëhershme botoi një raport ku numëronte 46,230 individë si pjesë e forcës guerile në konfliktin 1998-99 me forcat serbe.

OJQ-të dhe organizatat e veteranëve të luftës në Prishtinë ngritën shqetësime se kjo shifër ishte fryrë për arsye politike.

Ish-anëtarë të lartë të UÇK-së vazhdojnë të dominojnë politikën në Kosovë. Shumë prej tyre u bënë politikanë pas luftës së viteve 1998-99, përfshirë presidentin aktual Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Lexoni më shumë:

Buxheti i Kosovës peng i debatit mbi pensionet e veteranëve

Etiketa: aktakuzëAkuzabesimBIRNbuxhetideputetGjykataGjykata KushtetueseHaradinajHashim ThaçiHetimKomisionKosovëkushtetueseKuvendMediaparlamentPDKpensionetpoliciprokurorProkuroriProkuroriaPunëQeveriaRamush HaradinajraportSHSHBAUCKUshtria Clirimtare e KosovesVeteranet
Tjetri
Prokurori i Shkodrës, Vatë Staka konfirmohet në detyrë

Prokurori Vatë Staka u konfirmua nga KPK me vlerësim minimal për aftësitë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.