AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Seitaj në arrest shtëpie, por hetimet për trafik droge vazhdojnë në Itali dhe Shqipëri

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë.

Gjykata e Katanias në Itali vendosi lehtësimin e masës së sigurisë për Nazer Seitajn, i dyshuar për lidhjet me vëllezërit Habilaj, por vendimi konsiderohet një “procedurë” që nuk cënon hetimet për trafik droge nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Nazer Seitaj, një personazh i shumëdiskutuar në Shqipëri dhe i etiketuar nga media si “financiari i Habilajve” la ambientet e burgut mesditën e së enjtes dhe sipas avokatit të tij, u zhvendos në shtëpinë e tij në Romë, ku do të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Avokati i Seitajt, Detar Hysi i tha BIRN se lirimi nga burgu erdhi pasi Gjykata e Katanias vendosi të lehtësonte masën e arrestit me burg.

“Iu drejtuam Gjykatës Italiane për të rivlerësuar masën e sigurisë, pasi dosja e hetimeve për klientin tim është e veçuar dhe në bazë të provave që paraqitëm, u ndryshua masa e sigurisë,”tha Hysi, duke pretenduar se klienti i tij nuk është anëtar i bandës së Habilajve.

Hysi u tregua i rezervuar në dhënien e detajeve të tjera, me pretendimin se publikimi i tyre dëmton hetimin, por saktësoi se 41 vjeçari Seitaj po hetohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

“Është e vërtetë që emri i Nazer Seitajt përmendet në përgjimet e bëra nga policia italiane, por hetimet në ngarkim të tij janë veçuar. Gjithsesi duhet të presim përfundimin e hetimeve për të dhënë konkluzionet përfundimtare,” shtoi Hysi.

Nazer Seitaj u arrestua në 20 tetor 2017 në Shqipëri, pasi një hetim i autoriteteve italiane e identifikoi atë si pjesëtar të organizatës kriminale të udhëhequr nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe përgjegjës për eksportimin e disa tonelatave me marijuanë në drejtim të Italisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistroi një procedim penal në emër të tij, por pak javë pas arrestimit, Seitaj u ekstradua papritur drejt Italisë. Ekstradimi i Seitajt shkaktoi një debat politik në vend, ku Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim argumentuan se largimi i tij nga Shqipëria po bëhej me synimin për të penguar hetimin në Shqipëri të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria e Përgjithshme nisi një hetim disiplinor për procedurat e ekstradimit-të cilët u denoncuan si të kundraligjshme, por nuk ka ende një rezultat për hetimin.

Ndryshimi i masës së sigurisë nga Gjykata Italiane u konsiderua një akt procedural nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata, i cili paralelisht me drejtësinë italiane, po kryen hetime për të njëjtin grup kriminal dhe ish-ministrin Tahiri.

“Ky është një vendim që nuk do të ndikojë në hetimet që po kryen qoftë nga prokuroria italiane ashtu dhe nga ne për llogari të këtij grupi kriminal. Duhet të kini parasysh që të njëjtën masë sigurie ka pasur edhe Sabaudin Çelaj, që është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të kësaj bande dhe sot janë përballë drejtësisë,”tha Hajdarmata për BIRN.

Njësoj si avokati Detar Hysi, edhe prokurori Hajdarmata mendon se ndryshimi i masës së sigurisë mund të ketë pasur si faktor rolin e 41-vjeçarit në çështjen “Habilaj”.

“Është e vërtetë që Seitaj ka njohuri për funksionimin e kësaj organizate, por ai nuk ka pasur rol në drejtimin dhe funksionimin e saj, ndaj me sa duket kjo ka ndikuar në vendimin e gjykatës,” saktësoi Hajdarmata, sipas së cilit dëshmitë e dhëna nga 41 vjeçari nuk kanë qenë ndihmuese për drejtësinë shqiptare.

Hajdarmata pohoi se hetimet në ngarkim të Seitajt për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale vijojnë edhe në Shqipëri. Në të njëjtin hetim është përfshirë edhe ish-ministri Tahiri, për të cilin Prokurori i Krimeve të Rënda thotë se po vazhdon shkëmbimi i informacioneve me homologët italianë.

Tahiri, një ndër ministrat kryesorë të kabinetit “Rama 1” u akuzua se kishte ndihmuar vëllezërit Habilaj në trafikimin e tonelatave të kanabisit gjatë viteve 2013-2017 drejt Italisë. Kërkesa e prokurorëve të Krimeve të Rënda për të miratuar një urdhër-arresti për të u rrëzua me votat e mazhorancës në Kuvend, por në maj 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi “arrest shtëpie” për ish-ministrin. Kjo masë u shfuqizua më pas nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Etiketa: ArrestbesimBIRNBurgDosjaDrogeEmriGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykatësHabilajHetimhetimeHetimetItaliKrimeLëvizja Socialiste për IntegrimMASMasaMediaNazer Seitajorganizatë kriminalePartiaPartia DemokratikePoliciaprocedimprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e PërgjithshmeRamaromSaimir TahirishqipShqipëriShqipëriashqiptareTrafikTrafik DrogeVellezerit HabilajVendimVendimi
Tjetri
Brenda kampit çnjerëzor të diktaturës në Tepelenë (Fotoreportazh)

Brenda kampit çnjerëzor të diktaturës në Tepelenë (Fotoreportazh)

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.