AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hahn: Marrëveshja Serbi-Kosovë nuk duhet të cenojë stabilitetin në Ballkan

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama e Haradinaj, komisioneri Hahn dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin gjatë takimit të zhvilluar në Durrës. Foto: AP/Hektor Pustina.

Komisioneri për Zgjerimin në BE iu shmang pyetjes nëse Brukseli do të pranonte një shkëmbim të mundshëm territori mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa e vuri theksin te stabiliteti. Komenteve iu shmang edhe kryeministri Rama.

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama e Haradinaj, komisioneri Hahn dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin gjatë takimit të zhvilluar në Durrës. Foto: AP/Hektor Pustina.

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimit Europian, Johannes Hahn iu shmang pyetjes nëse Brukseli do të mbështeste një shkëmbim të mundshëm territori mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që theksoi se çdo marrëveshje mes dy vendeve “nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit”.

I pranishëm në takimin mes kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi në Durrës, Hahn përsëriti parimet e vendosura nga Brukseli për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat përfshijnë edhe negociatat mes dy vendeve.

“Nuk është e përshtatshme në këtë fazë të bëjmë komente mbi diskutimet dhe negociatat në vazhdim. Unë mund të them se ne s’do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe dhe ajo që ka vlerë për ne është stabiliteti në rajon,” tha Hahn.

“Çdo lloj marrëveshjeje nuk duhet të rrezikojë stabilitetin e përgjithshëm të rajonit…,” shtoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kritikuar më herët për distancën e mbajtur nga debati mbi një ndarje të mundshme të Kosovës, iu shmang sërish komenteve.

“Keni edhe në nënshkrimin tim në fjalën që sapo tha komisioneri,” ia preu shkurt Rama.

Diskutimi mbi ndryshimin e mundshëm të kufinjve si pjesë e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë mori hov pasi ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ngurroi ta përjashtonte si mundësi, gjatë një interviste. Më pas, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ai kosovar, Hashim Thaçi kanë folur në vazhdim mbi mundësinë e shkëmbimit të territorit, ndonëse secili prej tyre ka qëndrime të ndryshme mbi “ndarjen”.

Një ndryshim i mundshëm i kufijve në Ballkan është kundërshtuar ashpër nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndërkohë që Uashingtoni dhe së fundmi Brukseli kanë dhënë sinjale se mund ta konsiderojnë një marrëveshje të tillë.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBashkimit EuropianBEBrukseliDurrësEdi RamaHaradinajHashim ThaçiKomisioneriKosovaKosovëMarrëveshjamarrëveshjeMerkelndarjerajonRamaRomana VlahutinSerbiSerbiaShkembim Territoreshshqip
Tjetri
Triumfi i Erdogan konsolidon “bllokun Lindor” të ri

Kostot ekonomike të Erdoganit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.