AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mizoritë e të shkuarës nuk duhen rehabilituar

Menachem RosensaftngaMenachem Rosensaft
8 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të burgosurit e kampit të përqendrimit Jasenovaç. Foto: Muzeu amerikan i Përkujtimit të Holokaustit

“Një artikull i publikuar nga gazeta më e lexuar e Kroacisë që zvogëlon mizoritë e kampit Jasenovaç të përqendrimit ishte një përpjekje për të rehabilituar regjimin fashist ustash të Kroacisë dhe për të mohuar bashkëpunimin e tij me Holokaustin,” shkruan Menachem Rosensaft, ndërsa bën thirrje për ndëshkim të përpjekjeve të tilla.

Të burgosurit e kampit të përqendrimit Jasenovaç. Foto: Muzeu amerikan i Përkujtimit të Holokaustit

Ka realitete të tmerrshme të historisë që nuk duhen vënë në pyetje, shtjetërsuar apo mohuar nga askush, qoftë ky pa integritet apo dinjitet.

Kasaphana me miliona hebrenj në kampet e vdekjes në Aushvic, Birkenau, Treblinka, Majdanek, Belzek, Kelmno dhe Sobibor gjatë holokaustit të Luftës së Dytë Botërore bie në të njëjtën kategori.

Po kështu edhe fakti thelbësor se ky krim kundër njerëzimit u përgatit nga Gjermania naziste dhe bashkëpunëtorët e saj fashistë nëpër botë.

Çdo përpjekje për të mohuar apo për të minimalizuar madhësinë e këtij gjenocidi, ose për të rehabilituar autorët e tij në çdo mënyrë të mundshme është thjesht moralisht e turpshme.

Kjo është arsyeja pse mohimi i holokaustit është një shkelje penale në Gjermani, Francë, Rusi, Itali, Austri, Rumani dhe shtete të tjera. Papa Françesk e ka dënuar mohimin e Holokaustit si “çmenduri” dhe paraardhësi i tij Papa Benedikti XVI e ka quajtur “të patolerueshëm”.

Është gjithashtu e rëndësishme të kemi në mendje se gjermanët nuk ishin vetëm vrasës në masë të hebrenjve, romëve dhe të tjerëve gjatë holokaustit.

Në rajonin e Transnistrisë, pjesë e Rumanisë në atë kohë, aleati i Hitlerit, Ion Antonesku përmes Rojës së Hekurt mori pjesë me entuziasëm në masakrimin e 150,000 deri në 250,000 hebrenjve. Dhe në shtetin e Pavarur Kroat, ushtashët fashistë, kryesuar nga Ante Paveliç, kryen një gjenocid brutal ndaj serbëve, hebrenjve dhe romëve.

Sipas, muzeut amerikan të Kujtimit të Holokaustit, autoritetet kroate vranë rreth 320-340 mijë serbë etnikë banorë të kroacisë dhe Bosnjës gjatë sundimit ustash dhe më shumë se 30 mijë kroatë hebrenj u vranë ose në Kroaci ose në Aushvic.

Për të kryer skemën e tyre të gjenocidit, ustashët krijuan një rrjet të kampeve përqendrimit në atdhe, famëkeq për brutalitetin e tyre dhe të krahasueshëm me barbaritetin e kampeve gjermane të vdekjes dhe përqendrimit.

Më i njohuri ndër ta ishte një grup prej pesë kampesh të quajtur Jasenovaç, pranë Zagrebit, shpesh të njohur si “Aushvici i Ballkanit”.

Përsëri, sipas muzeut amerikan të Kujtimit të Holokaustit, atje u vranë brutalisht rreth 77,000 deri në 104,000 serbë, hebrenj, romëvdhe kundërshtarë kroatë të regjimit ustash. Zona Përkujtimore e Jasenovaçit ka identifikuar emrat e 83,145 serbëve, hebrenjve, romëve dhe antifashistëve që u vranë në këto kampe.

Për vite, elementët ekstremistë në Kroaci kanë kërkuar të rehabilitojnë regjimin ustash dhe të minimizojnë mizoritë e kryera në Jasenovaç.

Shembulli më i fundit i këtij trendi është një artikull nga Milan Ivkosiç, “Jasenovaç i pastruar nga ideologjia, paragjykimi dhe falsifikimi komunist”, i cili u botua më 17 gusht në të përditshmen më të lexuar të Kroacisë, Vecernji list.

Ivkosic shkruan me admirim dhe pa turp për një libër të titulluar “Kampi i Punës Jasenovaç” nga Igor Vukiç, i cili sipas Ivkosiç “kundërshton në themel mitin e vjetër të Jasenovaçit”.

Ndërsa pranon se kushtet ishin të këqija, Ivkosiç në mënyrë groteske deklaron se “kishte argëtim në kamp. Kishte ndeshje sportive, veçanërisht futboll, koncerte, performanca teatrore, mes të cilave kishte pjesë që i kishin krijuar vetë të burgosurit”.

Argëtim? Në Jasenovaç? Përpjekja e Ivkosiç për të pastruar Jasenovaçin dhe ustashët nga thelbi i tyre i ligë është për t’u qortuar. Po ashtu dhe referenca e tij për një “mit të Jasenovaçit”.

Vrasja brutale e dhjetëra mijërave qenieve njerëzore në Jasenovaç nuk është mit, z. Ivkosiç.

“Jasenovac ishte një kamp vdekjeje i padëgjuar, nuk ka të ngjashëm në botë”, u shpreh ish-i burgosuri Milo Despot në një intervistë në Muzeun Memorial të Holokaustit në SHBA.

“Gjermanët i vrisnin të burgosurit në një mënyrë moderne, ndërsa në Jasenovaç vrasja ishte më mizore – me çekanë, çekiçë dhe thika, më së paku nga plumbat”, tha ai.

“Nuk kishte dhoma gazi, por barbariteti nuk mungonte. Shumë të burgosurve iu pre fyti ose iu hapën kafkat; të tjerët u qëlluan ose u varën në pemët përgjatë Savës”, shkruante gazetari Nicholas Wood për Jasenovaç në New York Times në vitin 2006.

Rojat ustash zhveshin të sapoardhurit në kampin Jasenovaç. Foto: Muzeu Historik Hebre në Beograd.

Pyes veten nëse Ivkosiç konsideron ndonjë nga katër shembujt e mëposhtëm të sjelljes së ustashëve në Jasenovaç se i kanë sjellë “kënaqësi” burgosurve të kampit:

Në intervistën e tij, Milo Despot përshkroi se si një njësi e ustashësh mori rreth 100 vajza serbe në një konvikt, i urdhëroi ato të zhvishen dhe pastaj duke i kapur prej flokësh, i prenë fytin dhe i hodhën kufomat e tyre në lum.

Në një intervistë tjetër, Mara Vejnoviç tha se e pa ustashë të vriste një grup fëmijësh me gaz helmues në një kazermë në Jasenovaç.

Eduard Sajer u caktua të gërmonte një varr masiv në një nga kampet e Jasenovaçit. Ai përshkroi se si rojet e ustashë vranë të burgosurit duke i goditur në kokë me çekiçë, përfshirë këtu edhe vëllain e vogël të Eduardit dhe se si më pas ai dhe varrëmihësit e tjerë i tërhoqën për në varrin masiv. Gjithë sa mund të bënte Eduard për vëllain e tij, ishte ta merrte në krahë dhe ta vinte me butësi në varr.

Në kujtimet e tij, “44 Muaj në Jasenovaç”, Egon Berger përshkroi vëllanë françeskan Tomislav Filipoviç Majstoroviç, i njohur gjithashtu si Fra Sotona (Vëlla Satani), komandanti famëkeq i Jasenovaçit:

“…Vëlla Majstoroviç, me fytyrën e mirëmbajtur, veshur me një kostum elegant dhe një kapelë të gjelbër gjuetie, vëzhgonte me kënaqësi viktimat e tij. Ai iu afrua fëmijëve, madje i përkëdheli kokat. Shoqërohej nga Ljubo Milos dhe Ivica Matkkoviç.

“Vëlla Majstoroviç u tha nënave se fëmijët e tyre do të pagëzoheshin dhe i mori nga nënat. Fëmija të cilin vëlla Majstoroviç kishte në krah, prekte i pafajshëm fytyrën e pudrosur të vrasësit të tij. Nënat, të shqetësuara, e kuptuan situatën. Ato ofruan jetën e tyre në këmbim të mëshirës për fëmijët. Dy fëmijë u ulën në tokë, ndërsa i treti u hodh si top në ajër. Vëlla Majstoroviç, me një kamë në dorë doli huq tre herë, por herën e katërt me shaka dhe të qeshur ia nguli fëmijës.

“Nënat ranë në tokë, shkulën flokët dhe filluan të ulërasin me të madhe. Rojet ustashë të Divizionit 14 nga Osijek i morën dhe i vranë. Pasi të tre fëmijët u vranë në mënyrë brutale, këta tre kafshë me dy këmbë shkëmbyen para, sepse mesa dukej kishin vënë bast, i cili do të godiste i pari fëmijët”.

Duke shtjetërsuar realitetin e tmerrshëm të Jasenovaç, Milan Ivkosiç ka fyer kujtesën e mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm të cilët u vranë atje.

Dhe duke publikuar artikullin e turpshëm të Ivkosiç, gazeta Vecernji list është bërë bashkëfajtore në një fushatë të patolerueshme për të rehabilituar ustashët dhe për të shpëlarë krimet e tyre. Si Ivkosiç dhe Vecernji list tani duhet të mbajnë përgjegjësi.

 

*Titulli është i redaksisë. Titulli origjinal: Croatia Must Not Whitewash the Horrors of Jasenovac [Kroacia nuk duhet t’i shpëlajë tmerret e kampit Jasenovaç]

Etiketa: AustriBeogradgazgazetagjenocidGjermaniGjermaniahebrehebrenjItaliJasenovackampKrimKroaciKroaciaLIBMASMiloMITMuzeunazisteParaPunëPunëtorPunëtorëromromëRumaniRusiSHSHBAvarrvarr masivVrasja
Tjetri
“Imazhi i ri” i bashkisë së Durrësit për gjelbërimin rrafshon rrapat 50-vjeçarë

“Imazhi i ri” i bashkisë së Durrësit për gjelbërimin rrafshon rrapat 50-vjeçarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.