AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Imazhi i ri” i bashkisë së Durrësit për gjelbërimin rrafshon rrapat 50-vjeçarë

Geri EmiringaGeri Emiri
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë prerjes së pemëve në lagjen 4 të Durrësit. Foto: G.Emiri

Bashkia e Durrësit  preu rrapat 50-vjeçarë në një nga rrugët e qytetit, duke përdorur si justifikim herë faktin se pemët ishin të sëmura dhe herë mospërputhjen e tyre me projektin e rikonstruksionit të trotuarit-ku pritet të mbillen pemë bliri dhe palma.

Gjatë prerjes së pemëve në lagjen 4 të Durrësit. Foto: G.Emiri

Donika Papa, banore e lagjes së zhurmshme të Durrësit që njihet me emrin “Valuta”, prej ditësh ndjen mungesën e hijes së pemëve që binte prej dekadash mbi dritaren e apartamentit të saj të katit të tretë. Gruaja i tha BIRN se rreth 25 pemë rrapi të mbjella aty 50 vite më parë u prenë disa netë më parë.

Prerja u justifikua nga Bashkia e Durrësit me pretekstin se pemët ishin të sëmura. Një funksionar i saj i tha BIRN se pemët që qëndronin prej disa dekadash aty ishin të sëmura dhe se kishin shkaktuar aksidente disa herë, si pasojë e shkëputjes së degëve të tyre.

“Procedura është bërë me plotësimin e procesverbalit dhe për çdo pemë të prerë, do të zëvendësohet me 2-3 pemë bliri ose palma,”tha zyrtari i Bashkisë.

Por punonjës të drejtorisë së Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal, një zyrë në varësi të bashkisë, dhanë një argument tjetër. Ata thanë se pemët ishin prerë në kuadër të rikonstruksionit të trotuareve dhe për këtë kishte mbërritur një urdhër me shkrim prej bashkisë së Durrësit.

“Kjo lidhet me krijimin e një imazhi të ri për gjelbërimin në qytet dhe pemët ekzistuese nuk përputheshin me gjelbërimin e parashikuar në projektin për rikonstruksionin e trotuareve,” bëri me dije Ndërmarrja e Gjelbërimit për BIRN-in.

Ndërmarrja e Shërbimit Komunal tha po ashtu se ka pasur ankesa nga banorët për shkak të jashtëqitjeve të zogjve, aromës së rëndë dhe faktit se rrënjët e pemëve kishin ngritur një pjesë të trotuarit.

Por ndryshe nga ky pretendim, disa prej banorëve të pallateve i thanë BIRN se nuk kishin qenë dakord me prerjen duke vlerësuan hijen dhe cicërimat e zogjve që këto pemë i kanë ofruar prej vitesh, që nga vegjëlia e tyre e deri sëfundmi.

Artan Kacani, specialist në planifikim territorit e cilësoi prerjen “një kapriço e bashkisë Durrës”.  “Duhet një analizë kosto-përfitim, pasi krasitja mund të kushtonte më pak se sa blerja e pemëve të reja dhe projekti duhej të përshtatej me gjendjen ekzistuese”, tha Kacani për BIRN.

Megjithatë në bashki pretendojnë se krasitja ishte konsideruar por ajo “nuk përshtatej me projektin e rikonstruksionit të trotuarit”. BIRN mësoi se projekti nisi me rikualifikimin e segmentit të rrugës “Aleksandër Goga”, nga sheshi Liria tek Mauzoleumi i Dëshmorëve, me një vlerë prej rreth 80 milionë lekë, ndërkohë në faqen online të Prokurimeve Publike dhe në terren nuk ka asnjë tabelë apo informacion mbi vlerën e punimeve në lagjen nr. 4 dhe afatin e përfundimit të tyre.

Më herët, qytetarët protestuan për punimet që po bëhen, duke krijuar sipas tyre trafik në pikun e sezonit turistik dhe si pasojë e mungesës së përfshirjes në projekt të korsive të dedikuara për biçikletat.

 

Etiketa: aksidenteArtan KacaniBanorëbashkiBashkiaBashkia e DurrësitBashkisë DurrësBIRNDurrësGjelberimikostoLiriaSHTrafik
Tjetri

Hahn: Marrëveshja Serbi-Kosovë nuk duhet të cenojë stabilitetin në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.