AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ekspertët: Serbia duhet të mbajë referendum për marrëveshjen e Kosovës

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA

Ekspertë serbë të ligjit thonë se çdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë, që ndryshon kufijtë e vendit, do të ndikojë te kushtetuta dhe për këtë arsye duhet të kalojë në referendum.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA

Ndërsa liderët serbë hedhin fjalë për një referendum mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, ekspertët ligjorë këmbëngulin se gjendja e ish-provincës duhet të rregullohet me ndryshime në kushtetutën e Serbisë, pavarësisht ndonjë marrëveshjeje të mundshme me Prishtinën.

Vladimir Djukanoviç, një deputet për Partinë qeverisëse Progresive Serbe, së fundmi konfirmoi se një referendum është një opsion për autoritetet serbe nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Në këtë rast, do t’i kërkojmë qytetarëve të vendosin, nëse kjo ndodh (marrëveshja). Fillimisht le të shohim,” tha Djukanoviç për BIRN.

Djukanoviç i bëri jehonë njoftimit të presidentit Aleksandar Vuçiç të 23 gushtit kur tha se nëse arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës, Serbia do të duhej të mbante një referendum.

“Unë do të propozoj çfarë të mundem dhe do të duhet të shkojmë drejt një referendumi. Të lëmë popullin të flasë,” tha Vuçiç.

Megjithatë, profesori i drejtësisë nga Novi Sadi Slobodan Orloviç thotë se statusi i Kosovës në sytë e serbëve tashmë u ndryshua në vitin 2013 dhe se realiteti duhet të pasqyrohet në kushtetutë.

“Statusi kushtetues i Provincës Autonome të Kosovës dhe Metohisë ndryshoi me Marrëveshjen e Parë të Brukselit në vitin 2013,” tha Orloviç për BIRN.

Kushtetuta e Serbisë e quan Kosovën si një pjesë integrale të Serbisë, pavarësisht se ajo u shkëput de facto në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s në mbështetje të kryengritësve që kërkonin pavarësinë.

Për këtë arsye, kufiri de facto me Kosovën quhet vetëm një “vijë administrative”.

Çdo ndryshim formal në kufijtë serbë kërkon ndryshime kushtetuese.

Më 19 prill 2013, në Bruksel u nënshkrua një marrëveshje nga Serbia dhe Kosova që hodhi pika negocimi dhe kompromisi në lidhje me pakicën serbe të Kosovës, natyrën e ndarjes së pushtetit midis komuniteteve serbe dhe shqiptare të Kosovës dhe perspektivën e përfshirjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në dhjetor 2014, Gjykata Kushtetuese e Serbisë hodhi poshtë një kërkesë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e të ashtuquajturës Marrëveshje të Brukseli, duke e cilësuar atë si një çështje politike, e jo juridike.

Propozimi për një vlerësim kushtetues u paraqit nga Partia Demokratike e Serbisë, DSS, e krahut të djathtë.

Deputetët e saj pretenduan se Marrëveshja e Brukselit ishte një akt ligjor me të cilin qeveria serbe “kishte hequr institucionet e Serbisë në Kosovë, duke shkelur integritetin territorial të Serbisë”.

Orloviç tha se për të zgjidhur ndonjë gjë në lidhje me statusin kushtetues të Kosovës në Serbi përtej asaj që rregullon kushtetuta aktuale, duhet të mbahet një referendum kushtetues, në të cilin qytetarët të shprehin dëshirën e tyre.

I pyetur nëse presidenti serb kishte gjasa të shkonte drejt një referendumi të tillë, Orloviç tha se autoritetet duhet të iniciojnë procesin e ndryshimit të kushtetutës dhe, si pjesë të kësaj, të kërkojnë një referendum kushtetues nëse ndryshimet e propozuara miratohen nga një shumicë prej dy të tretash në parlament.

Ai shtoi se presidenti serb, qeveria, një e treta e deputetëve ose 150,000 votues mund të propozojnë të gjithë dispozita që rregullojnë statusin kushtetues të Kosovës dhe Metohisë – të përdorin termin serb për ish-krahinën.

Ekspertë të tjerë ligjorë në Serbi bien dakord se nëse Serbia dhe Kosova arrijnë një marrëveshje që përfshin korrigjimin e kufijve, ndarjen në linja etnike apo ndonjë lloj shkëmbimi toke, Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën e saj.

Bogoljub Milosavljeviç, një profesor i së drejtës kushtetuese nga Beogradi, thotë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të bëhet pa ndryshuar kushtetutën.

Dokumenti thotë se Serbia “përbëhet nga dy krahina autonome, Vojvodina dhe Kosova dhe Metohija”, kujtoi ai në Radio Europa e Lirë më 23 gusht.

Megjithatë, disa parti opozitare serbe e kundërshtojnë idenë e një referendumi, duke thënë se ai do të abuzohet për të legjitimuar marrëveshjet “e fshehta” të arritura nga presidenti.

Ata po kërkojnë një debat kombëtar më të gjerë dhe më të hapur për çdo marrëveshje të ardhshme me Kosovën, si dhe për shkëmbimet e dyshuara të territoreve.

Borko Stefanoviç, kreu i të Majtës Serbe, tha për të përdtishmen serbe në Beograd Danas se një referendum ishte një zgjidhje e papranueshme për statusin përfundimtar të Kosovës, pasi ai thjesht do të shërbente si një alibi për marrëveshjet e fshehta të projektuara për t’i mundësuar lidershipit të thotë “Këtë s’e bëmë ne, por populli.”

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Vuçiçi do të takohen në Bruksel më 7 shtator për një raund të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve, që shumë besojnë se ka hyrë në fazën përfundimtare.

Dy ditë më vonë, Vuçiçi do të vizitojë Kosovën për të paraqitur “udhëzimet dhe orientimet e politikës shtetërore ndaj Kosovës”.

Etiketa: AdministrativeBEBeogradBIRNBrukselBrukselideputetEuropaGjykataGjykata KushtetueseHashim ThaçiKosovaKosovëkushtetueseMarrëveshjamarrëveshjembështetjeNATOparlamentPartiaPartia DemokratikeQeveriaReferendumSerbiSerbiaSHshqiptareshtatorVotuesvuçiç
Tjetri
Dhjetëra milionë euro të harxhuara për kasat fiskale të cilat nuk funksionojnë

Pa studim fizibiliteti,Tatimet mbrojnë tenderin 15 milionë eurosh për kasat fiskale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.