AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Mrike Gjikola, simbol i përpjekjeve për të mos harruar vuajtjet e komunizmit ndahet nga jeta

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kjo foto e vitit 2003 tregon ceremoninë e rivarrimit të Prena dhe Dina Gjikola, dy vajzave që vdiqën gjatë një epidemie tifoje në vitin 1948 në kampin e internimit në Tepelenë. Nënat e tyre, Mrika dhe Gjela thanë se kërkimi për varret e tyre zgjati 15 vjet pas rënies së komunizmit. Foto kortezi: Fatbardha Saraçi.

Ajo u bë simbol i përpjekjeve për të mos harruar krimet e kohës së komunizmit kur në vitin 2002, pas pesëmbëdhjetë vitesh kërkimesh me këmbëngulje, ia doli të gjejë varrin e pashënuar të vajzës së saj Prena, e cila vdiq e mitur gjysëm shekulli më parë në kampin e përqendrimit në Tepelenë.

Kjo foto e vitit 2003 tregon ceremoninë e rivarrimit të Prena dhe Dina Gjikola, dy vajzave që vdiqën gjatë një epidemie tifoje në vitin 1948 në kampin e internimit në Tepelenë. Nënat e tyre, Mrika dhe Gjela thanë se kërkimi për varret e tyre zgjati 15 vjet pas rënies së komunizmit. Foto kortezi: Fatbardha Saraçi.

Në vitin 1948, Mrikë Gjikola, 26 vjeç, u mor me dhunë nga shtëpia e saj në zonën malore të Mirditës në Shqipërinë e veriut për t’u interrnuar në Tepelenë, 200 kilometra në jug, bashkë me të gjithë familjen e saj, përfshirë vajzën e sapolindur Prena. Faji i saj: ajo ishte e martuar me Bibë Gjikolën, një pronar dyqani që u zhduk në rrethana të panjohura pasi regjimi komunist i sapokrijuar konfiskoi mallrat e tij dhe mbylli dyqanin.

Përballur me opozitë ndaj pushtetit të tyre, komunistët vendosën t’i mohojnë kundërshtarëve bazën e tyre të mbështetjes duke internuar me dhunë qindra prej familjeve të tyre dhe duke i dërguar ato në kampe internimi në qytete të ndryshme, nga të cilat, kampi i Tepelenës kujtohet si më i tmerrshmi.

Dëshmitë nga të mbijetuarit tregojnë një histori të tmerrshme me dietë pothuajse të pamjaftueshme për të mbijetuar, një epidemi të tmerrshme tifoje dhe neglizhencë të hapur nga zyrtarët e kampit, gjë që shkaktoi qindra të vdekur, më së shumti mes të moshuarve dhe fëmijëve. Mrika u internua bashkë me kunatën e saj Gjela, nënë e një vajze pak javëshe, si dhe vjehrrin. Vajza e Gjelës, Dina, vdiq në kamp.

Pasi kampi u mbyll në vitin 1952, Mrika u lejua të kthehet në shtëpinë e saj por e ashtuquajtura “luftë klasash”, një platformë propagandistike e përdorur nga regjimi për të përforcuar sundimin e vet, nënkuptonte që ajo do të vijonte të vuante nivele të ndryshme përndjekjeje deri të ditët e fundit të komunizmit më 1991.

Mrika dhe Gjela kërkuan për 15 vjet varret e pashënjuara të vajzave të tyre dhe ia dolën t’i gjenin ato në vitin 2002, falë ndihmës së kujtimeve të banorëve të fshatit të Turanit, pranë kampit të internimit.

Presidenti Ilir Meta i dha atyre titullin “Për Merita të Veçanta Civile” gjatë një ceremonie për përkujtimin e Kampit të Internimit të Tepelenës më 23 gusht.

Rreth 3 dekada pas rënies së kominizmit, Shqipëria vijon të vuajë në përballjen me të shkuarën e vet të dhunshme.

Ndërsa eshtrat e vajzave të Mrikës dhe Gjelës u gjetën, Preng Gjikola, një anëtar i familjes, shkroi në Facebook se familja e tij është ende në pritje për të gjetur varret e katër anëtarëve të tjerë që u zhdukën gjatë komunizmit.

Disa përpjekje janë bërë për të shtyrë përpara procesin e gjetjes së varreve të disa mijëra shqiptarëve viktima të regjimit komunist por procesi po ecën ngadalë. Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka vendosur ende në axhendë miratimin e një marrëveshjeje me Komisionin Ndërkombëtar për Njerëzit e Humbur, që synon të ndihmojë vendin të krijojë kuadrin institucional dhe procedural për kërkimin dhe identifikimin e atyre që u zhdukën.

Gjithashtu, ceremonia e përkujtimit të Kampit të Tepelenës nuk kaloi pa rezistencë. Pëllumb Xhufi, një historian i epokës së komunizmit dhe politikan i periudhës së paskomunizmit bëri thirrje në mënyrë të përsëritur kundër dizenjimit të mbetjeve tyë kampit si vend historik, duke pretenduar se kushtet në kamp “nuk ishin të këqija” dhe se krahasimi i tij me kampet e përqendrimit të nazistëve ishte “një banalitet”.

Etiketa: BanorëFacebookIlir Metakampkampi përqendrimit TepelenëkomunizmiKuvendiMetaMirditëMrike Gjikolanazistregjimi komunistshqipShqipëriaviktima
Tjetri
Takimi Basha – Trump, histori suksesi për lobistin amerikan

Takimi Basha – Trump, histori suksesi për lobistin amerikan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.