AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Raporti për korrupsion dhe fshehje pasurie sollën shkarkimin e prokurorit Cama

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Një rast mitmarrjeje i identifikuar nga shërbimet sekrete në Lushnje në vitin 2005 si dhe deklarimet e rreme, mosdeklarimi i një llogarie bankare dhe deklarimi i pasaktë i pasurisë sollën shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama, sipas vendimit të zbardhur të KPK.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto : LSA

Në vitin 2005 në Lushnje, shërbimet sekrete shqiptare regjistruan rastin e një mitëmarrjeje nga dy prokurorë nga familjarët e një qytetari të akuzuar për kontrabandë. Sipas raportit që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dërgoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në maj 2018, ” dy prokurorët kanë kërkuar e marrë mitë, nëpërmjet personave të tretë, personit të ndaluar/nën hetim, për favorizim/pushimin e çështjes në ngarkim të tij, në papajtueshmëri të plotë më detyrën”.

Njëri nga prokurorët e raportuar për këtë rast mitëmarrjeje është Adriatik Cama, prokuror me karrierë 25 vjeçare si hetues dhe drejtues në Has, Delvinë, Gjirokastër, Lushnje e Tiranë. Prokurori tjetër i raportuar jepet me inicialet Gj.Th.

Trembëdhjetë vjet më vonë, ngjarja e vitit 2005 në Lushnje ishte një nga shkaqet që sollën shkarkimin nga detyra të prokurorit Cama nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi i Komisionit u publikua më 4 shtator. Cama ka hedhur poshtë akuzat e ngritura.

  • Skeda e pasurisë së deklaruar-Adriatik Cama-prokuror i Tiranës

Raportet e shërbimeve sekrete për mitëmarrje apo lidhje me elementë të krimit të organizuar nuk pranohen automatikisht si të mirëqena nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në rastin e mitëmarrjes së raportuar të vitit 2005, KPK e pranoi raportin vetëm pasi mori në shqyrtim dosjen e çështjes për të cilën bëhej fjalë. Sipas dosjes, Cama, në rolin e drejtuesit të prokurorisë, fillimisht ka zëvendësuar prokuroren që kishte në shqyrtim dosjen duke ia kaluar çështjen prokurorit tjetër, i cili ka pushuar hetimet me arsyetimin “fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale”. Cama e ka firmosur vendimin në rolin e drejtuesit të prokurorisë së Lushnjes. KPK zbuloi gjithashtu se vendimi për zëvendësimin e prokurores “nuk ishte i bazuar” dhe se edhe Prokuroria e Përgjithshme e kishte konsideruar vendimin e pushimit “të pambështetur në ligj dhe në prova”. Cama e kundështoi konkluzionini e KPK duke kërkuar thirrje dëshmitarësh, por KPK e rrëzoi këtë kërkesë.

Sipas KPK, Cama dhe bashkëshortja e tij rezultojnë se nuk dispononin burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar asetet që disponojnë, një apartament, një  makinë dhe një mjedis, të cilin, Cana e ka deklaruar ish-garazh, por që KPK zbuloi se kontrata e blerjes e përshkruante si “dyqan nën tokë”. Për pothuajse të gjitha pasuritë, KPK vërejti deklarime kontradiktore ose të paplota. Në lidhje me një apartament të blerë në vitin 2003 me burim të deklaruar “të ardhura nga puna”, KPK vëren: “Konstatohet se ky subjekt në vazhdimësi ka bërë deklarime kontradiktore lidhur me vlerën e kësaj pasurie dhe me këto veprime të tij, ndër të tjera, ka cenuar rëndë figurën dhe integritetin e prokurorit të Republikës së Shqipërisë.”

Por rasti më i dyshimtë, sipas KPK është deklarimi i Camës për blerjen e një automjeti Mercedez Benz 190 në vitin 2003 për 300 mijë lekë. Të njëjtën makinë, Cama deklaroi se e shiti në vitin 2009 për 500 mijë lekë.

…”duket i dyshimtë fakti që ky automjet, mbas më shumë se rreth 6 vitesh (llogaritur këtu amortizimin e tij) të shitet 200,000 lekë më shumë se çmimi i deklaruar i blerjes”, shkruhet në vendim.

Analiza e gjendjes financiare të prokurorit tregoi se në disa vite, shpenzimet e tij kapërcenin të ardhurat e ligjshme. Kontrolli arithmetik tregoi se subjekti kishte të ardhura të ligjshme në masën 3.8 milionë lekë (përfshirë një kredi në shumën 2.2 milionë), por shpenzimet dhe pasuria e shtuar ishin rreth 528 mijë lekë më shumë se sa të ardhurat. Diferenca të tilla u identifikuan edhe në vitin 2010.

Për këto arsye, komisioni shpalli se “subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe atë të pasurisë” dhe vendosi shkarkimin e tij.

Etiketa: AdriatikAdriatik CamadëshmitarëDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarFshehje pasuriehasHetimHetimethetuesKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliKorrupsionKPKkrediLigjLushnjeMASMITMjedispasuriaprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunaRaportiSHshqipshqiptareshtatorSkedaTiranëVendimVendimi
Tjetri
Pushteti i butë dhe i mprehtë i Kinës

Kina po e humbet Luftën e Ftohtë të Re

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.