AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Ndryshimi i kufijve të Kosovës thjesht do të shpërblejë bullizmin e Serbisë

David L. PhillipsngaDavid L. Phillips
8 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vuçiç, Mogherini dhe Thaçi në Bruksel. Foto: Beta/Keshilli Europian /Mario Salerno/MO

Një marrëveshje përfundimtare duhet të bazohet në shpërndarjen e pushtetit në komunat me shumicë serbe – jo në këmbimet territoriale që do të krijojnë vetëm paqëndrueshmëri të mëtejshme rajonale.

Vuçiç, Mogherini dhe Thaçi në Bruksel. Foto: Beta/Keshilli Europian /Mario Salerno/MO

Kosova dhe Serbia po nxitojnë për një marrëveshje, duke rregulluar kufijtë si bazë për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, ekziston një alternativë për rregullimin e kufijve. Në këmbim të njohjes së sovranitetit të saj nga Serbia, Kosova do të trajtojë shqetësimet kryesore të serbëve të Kosovës duke i dhënë pushtet komunave serbe dhe duke ruajtur në mënyrë pro-aktive trashëgiminë kulturore serbe.

Komuniteti ndërkombëtar do të krijonte një fond prej 1 miliard dollarë për ndërtimin e paqes për të konsoliduar marrëveshjen.

Një marrëveshje për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ASM, u arrit nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në vitin 2015. ASM-ja ishte parashikuar si një shoqatë vetëqeverisëse e komunave të Kosovës ku serbët janë në shumicë. Por ASM-ja nuk u vu kurrë në zbatim.

Serbia e helmoi procesin duke dështuar në adresimin e shqetësimeve kritike të Kosovës, duke u tallur me negociatat.

Qëllimi i Serbisë gjatë gjithë kohës ishte të realizonte projektin e Sllobodan Millosheviçit dhe të ndante Kosovën. Ajo ka përdorur mungesën e progresit në zbatimin e marrëveshjeve në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja për të justifikuar një taktikë të re negociuese, të fokusuar në ndarjen dhe shkëmbimet territoriale.

Qeveria e Kosovës është përpjekur të mbajë bisedimet duke propozuar një rrugë të mesme për ASM-në. Ajo pranoi parimin e decentralizimit, duke hedhur poshtë “pushtetin ekzekutiv” për entitetete qeverisjes vendore të kontrolluara nga serbët.

Në vend të rregullimit të kufijve, Kosova mund të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, në përputhje me kushtetutën e saj, duke i shpërndarë kompetencat, përveç atyre që mbahen shprehimisht nga qeveria. Sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për policinë dhe gjyqësorin, Kosova do të siguronte policinë lokale, duke përfshirë policët serbë në sigurinë lokale.

Ajo do të kontrollonte sistemin gjyqësor vendas, duke lejuar procedurat gjyqësore dhe publikimin e njoftimeve gjyqësore në gjuhën serbe.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp. Foto: Zyra e presidentit.

Çështjet mjedisore do të menaxhoheshin nga qeveria e Kosovës, me këshilla nga një këshill i udhëhequr nga serbët. Planifikimi urban do të mbetej një funksion i qeverisë.

Trashëgimia kulturore është një tjetër çështje kritike. Manastiret ortodokse në Kosovë kanë rëndësi mitike. Serbët besojnë se enti në manastirin e Deçanit, për shembull, ishte i falsifikuar nga shpatat e kalorësve serbë që ranë duke luftuar osmanët në Betejën e Kosovës të vitit 1389. Manastiret e Deçanit, Graçanicës dhe Banjskës janë pjesë përbërëse e identitetit të serbëve të Kosovës.

Disa manastire sot janë vetëm ndërtesa boshe. Megjithatë, në përputhje me marrëveshjen për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, manastiret do të animoheshin kur serbët të festonin festat fetare ortodokse atje. Pelegrinët duhet të udhëtonin në vendet e trashëgimisë kulturore pa hasur pengesa.

Qeveria e Kosovës duhet të riangazhohet ndaj të drejtave të pakicave të mishëruara në parimet e Ahtisarit dhe të mishëruara në kushtetutën e Kosovës. Qeverisja e mirë ka kosto.

Austria, e cila aktualisht kryeson presidencën e BE-së, duhet të iniciojë një fond prej 1 miliard dollarësh për ndërtimin e paqes. Ndihma do të përqendrohet në përmirësimin e demokracisë së Kosovës, duke forcuar shoqërinë civile të Kosovës dhe mediat e pavarura.

Fondet do të përdoreshin gjithashtu për lidhjen ekonomike mes serbëve të Kosovës dhe qytetarëve të tjerë të Kosovës, si dhe për projekte të përbashkëta që përfshijnë kosovarët dhe serbët nga Serbia.

Kosova duhet të marrë një vendim të madh. Thaçi dhe Vuçiçi mund të ndjekin një rrugë të rrezikshme duke shkëmbyer territore, të cilat rrezikojnë të rritin paqëndrueshmërinë dhe dhunën jo vetëm në Kosovë dhe Serbi, por në shtetet e tjera të brishta të Ballkanit Perëndimor.

Ose mund të arrijnë një marrëveshje ku Serbia njeh Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur brenda kufijve të saj aktual, me masa të verifikueshme për të rritur cilësinë e jetës për të gjithë kosovarët, duke përfshirë serbët e Kosovës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Foto: Beta/Milos Miskov

Edhe pse SHBA-ja nuk është një palë zyrtare e Dialogut Kosovë-Serbi, ajo ende ka ndikim të madh. Kur zyrtarët amerikanë takohen me Thaçin dhe Vuçiçin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, ata duhet të miratojnë një paketë incentivash të mjaftueshme për të detyruar një marrëveshje që shmang perspektivën e çrregullt të ndarjes.

Më pas, zyrtarët amerikanë dhe ata europianë do të merrnin pjesë në një ceremoni nënshkrimesh, duke i bërë jehonë thirrjeve të Thaçit dhe Vuçiçit që të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën dhe që Rusia dhe Kina të lejojnë Kosovën t’i bashkohet OKB-së.

Si Thaçi dhe Vuçiçi do të fitonin një trashëgimi nëpërmjet një marrëveshje që mbron serbët, ruan integritetin territorial të Kosovës dhe shpejton integrimin në BE të të dy vendeve.

Negociatat kurrë nuk do të kishin arritur në këtë pikë nëse Serbia nuk do të pengonte progresin drejt normalizimit. Pas humbjes së Kosovës, Serbia krijoi një konflikt të ngrirë dhe filloi fushatën për të bllokuar integrimin e Kosovës me sistemin ndërkombëtar.

Njëzet vjet pasi NATO-ja ndërhyri për të parandaluar gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës, është koha për zgjedhje të vështira.

ASM-ja është e preferueshme përballë rregullimit të kufijve, gjë e cila do ta shpërblente bullizmin e Serbisë dhe do të rrezikonte një spirale të përtërirë dhune vdekjeprurëse.

Opinionet e shprehura në sektorin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: AustriaBanjskëBEBIRNBrukselDhunëGjyqgraGraçanicëHashim ThaçiKeshilli EuropianKinakonfliktKosovaKosovëKosovë-SerbikostoLokalemarrëveshjeMasaMillosheviçNATOndikimNdryshimi i KufijveOKBQeveriaRusiaSerbiSerbiaSHSHBAshtatorSllobodan MillosheviçVendimvuçiçzgjedhje
Tjetri
Ekstradimi i Nezar Seitajt: Të gjithë në shkelje, por askush “me dashje”

Ekstradimi i Nezar Seitajt: Të gjithë në shkelje, por askush “me dashje”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.