Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

“Pa kujdestar” : Fëmijët refugjatë në rrezik në Serbi

Barbora JanaurovaNgaBarbora Janaurova
16:04 | 07/09/2018
Në Rajoni
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Policia maqedonase shton praninë në kufi pas tensioneve me refugjatët

Fëmijë refugjatë.

Share on FacebookShare on Twitter

Rruga e gjatë drejt Europës është e mbushur me rreziqe për djemtë e pashoqëruar në kërkim të punës për të ushqyer familjet që ata lanë pas.

Fëmijë refugjatë.

Mustafa Ali ka fytyrën e një 17-vjeçari, por, pas vitesh të tëra në rrugë, ai ka eksperiencën e një burri të rritur.

Kur shumica e djemve në Perëndim ende jetonin në shtëpi dhe shkonin në shkollë, Aliu punonte në Turqi që nga mosha 14 vjeçare. Ai nuk ka qenë në shkollë për vite, por flet pesë gjuhë të ndryshme.

Serbishtja është gjuha e radhës, i ngecur në këtë vend ballkanik për një të ardhme të parashikueshme.

“Bëja këpucë në një fabrikë, pastaj rroba, xhama..” thotë Aliu për punën që bënte në Turqi me qëllim që t’i dërgonte para familjes së tij në Afganistan.

Aliu është midis një numri të madh adoleshentësh të pashoqëruar që përpiqen të arrijnë Europën Perëndimore për të mbajtur familjet e lëna pas në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Disa dërgohen nga familjet e tyre për të bërë udhëtimin e rrezikshëm me shpresën se ata mund të kenë një të ardhme më të mirë diku tjetër, tha Sara Ristiç, një psikologe dhe punonjëse e Infopark, një OJQ me qendër në Beograd që punon me emigrantë dhe refugjatë që kalojnë përmes Serbisë.

Të tjerë ndjejnë një ndjenjë të madhe përgjegjësie ose po i arratisen rekrutimit nga ekstremistët në Afganistan, Siri ose Irak. “Njerëzit na kanë treguar se talibanët vijnë në shtëpitë e tyre, duke kërcënuar se nëse burrat nuk u bashkohen atyre, ata do t’i vrasin,” tha Ristiç.

Save the Children thotë se ka ndihmuar 4,389 refugjatë në Serbi që nga fillimi i vitit. Dy të tretat erdhën që në prill me muajt e ngrohtë të verës. Rreth një e katërta janë fëmijë.

Menaxherja e Save the children në Serbi, Jelena Besediç, tha se disa përpiqen 20 ose 30 herë të kalojnë kufijtë me Kroacinë ose Hungarinë anëtare të BE-së, por nuk arrijnë të kalojnë dot për shkak të pranisë së shumtë të forcave policore.

Ristiç tha se, nga përvoja e saj, rreth gjysma e të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve nga Afganistani janë nën moshën 18 vjeçare. Ajo ka vënë re gjithashtu një rritje të kohëve të fundit të numrit të djemve nga Pakistani.

“Sipas asaj që shoh unë, shumica e fëmijëve refugjatë janë djem nga vende që nuk janë aktualisht në luftë, por kanë parë periudha të gjata lufte ose paqëndrueshmërie dhe këta djem të rinj kanë lindur dhe janë rritur në mjedise të tilla,” tha Ristiç . “Ata zakonisht janë 15-17 vjeç, por disa janë madje nëntë ose tetë vjeç.”

Shfrytëzimi seksual

Por kthimet nga policia në kufi janë vetëm një nga rreziqet me të cilat ata përballen.

“Udhëtimi është i rrezikshëm për të gjithë, por fëmijët janë sidomos të brishtë ndaj të tjerëve që mund t’i përdorin apo lëndojnë ata,” tha Irena Vari, gjithashtu e Infopark.

Djemtë janë shënjestra të lehta për përfitim nga kontrabandistët e njerëzve. Organizatat që punojnë me refugjatët dhe emigrantët thonë se djemtë rrezikojnë të përdoren për grabitje nga kontrabandistët. “Ata filluan të merrnin me qira shtëpi në Beograd dhe në pjesë të tjera të Serbisë dhe mbyllnin njerëz nëpër apartamente derisa familja e tyre dërgonte para shtesë,” tha Ristiç nga Infopark.

Ristiç tha se disa djem abuzohen seksualisht nga emigrantë të tjerë ose refugjatë dhe nga burra serbë vendas. Ekspertët thonë se ata nga Afganistani dhe Pakistani, duke qenë më të varfër se ndoshta ata nga Iraku dhe për këtë arsye nuk kanë mundësi të udhëtojnë shpejt, janë sidomos të ekspozuar ndaj shfrytëzimit seksual.

Edhe kur arrijnë kufijtë e BE-së, pritja është armiqësore.

Emigrantët dhe refugjatët flasin për policinë kroate që u merr celularët dhe përdor dhunën për t’i kthyer ata mbrapsht.

Aliu tha se emigrantët dhe refugjatët e tjerë i kishin vjedhur telefonin ose këpucët disa herë në kampin Krnjaca në kryeqytetin serb, Beograd. “Unë nuk kam ndonjë kujdestar,” tha ai.

Ristiç tha se djem të tillë shpesh e fshehin frikën dhe dobësinë e tyre, duke u ndier nën presion për të vepruar më shumë si burra të rritur. Por, duke pasur parasysh moshën e tyre të vogël, përvoja të tilla mund të lënë plagë të përhershme psikologjike. Ka raporte për vetë-dëmtim.

Por, ndërsa shumica dërrmuese e fëmijëve të pashoqëruar janë meshkuj, ekspertët thonë se ka edhe disa vajza të reja që udhëtojnë pa familjet e tyre, shpesh në shoqërinë e të tjerëve nga i njëjti komunitet apo e njëjta lagje.

Ka raporte për vajzat e tilla që detyrohen të kryejnë akte seksuale si një mënyrë për të paguar kontrabandistët ose ata që i shoqërojnë ato. Edhe ato që shoqërohen nga familje të tjera janë në rrezik.

“Për shkak të kufijve të mbyllur, kontrabandistët shihen si opsioni i vetëm, duke u dhënë atyre pushtet të madh mbi refugjatët dhe emigrantët dhe ata ndonjëherë e abuzojnë këtë pushtet në formën e shfrytëzimit seksual dhe abuzimit të refugjatëve gra dhe vajza,” tha Ristiç.

Etiketa: RefugjateSerbi
Tjetri
Mogherini viziton Ballkanin Perëndimor për të qetësuar tensionet

BE thirrje presidentit serb dhe atij të Kosovës të takohen

Më të lexuarat

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu

20:01 | 24/06/2022
Policia maqedonase shton praninë në kufi pas tensioneve me refugjatët

“Pa kujdestar” : Fëmijët refugjatë në rrezik në Serbi

16:04 | 07/09/2018
Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

12:33 | 07/01/2022
Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

16:27 | 28/06/2022
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

21:53 | 22/06/2022
KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra

KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra

18:21 | 27/06/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.