AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një multilateralizëm i fragmentuar?

Kemal DervişngaKemal Derviş
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja e Britanisë Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke kaluar “Urën e të Dashuruarve” në Mjaa. Foto: Zyra e shtypit e presidencës së BE-së.

Me strukturat multilaterale nën sulm, një sistem i ri në të cilin grupimet e vendit do të formulonin grupet e tyre të rregullave, mund të duket si një alternativë e besueshme. Por tendenca drejt ndërvarësisë ekonomike dhe madje edhe shoqërore kërkon rregulla dhe standarde globale.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja e Britanisë Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Foto: Zyra e shtypit e presidencës së BE-së.

Mes sulmeve të vazhdueshme nga presidenti amerikan  Donald Trump, ka filluar beteja për të ardhmen e multilateralizmit. Kërkesat e mëparshme për reforma pragmatike janë përshkallëzuar në presion për transformimin tërësor– ose edhe shkatërrimin total – të kornizës globale të institucioneve multilaterale. Trump duket se preferon një “sistem” në të cilin marrëveshjet dypalëshe zëvendësojnë rendin multilateral të bazuar në rregulla. Ndërsa SHBA-ja është ende ekonomia më e përparuar në botë (dhe një nga më të mëdhatë përsa i takon çmimeve të tregut), ai beson se Amerika mund të arrijë “marrëveshjen” më të mirë duke negociuar e vetme, pa lidhje me rregullat ndërkombëtare – një pikëpamje që shtrihet në çështjet ushtarake.

Edhe pse multilateralizmi kishte bërë progres substancial që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ekzistonte nevoja për për reformë të vazhdueshme, për shkak të ndryshimeve në strukturën e ekonomisë botërore. Deri në fund të viteve 1990, ekonomitë në tregjet në zhvillim ishin rritur në përmasa dhe aksione tregu, duke kaluar “Quad”-in (SHBA, Kanada, Bashkim Europian dhe Japoni), që kishte dominuar Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë dhe pasardhësin e GATT , Organizatën Botërore të Tregtisë. Një ndryshim i ngjashëm në “peshën ekonomike” preku Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Në qendër të këtij ndryshimi ishte rritja spektakolare e Kinës.

Në rastin e OBT-së, numri më i madh i vendeve në zhvillim që ishin bashkuar gjithashtu bëri përshtatjen e nevojshme. Paaftësia për të përfunduar raundin e negociatave të Dohas, pas 14 vjet bisedimesh, ishte një simptomë e problemit. Në vitin 2010 u shfaq një sistem në të cilin negociatat mega-rajonale të tregtisë – më e rëndësishmja, ato për Partneritetin Trans-Pacifik dhe Partneritetin Trans-Atlantik të Tregtisë dhe Investimeve dhe negociatat e tjera “minilaterale” u zhvilluan jashtë kornizës së OBT-së.

Sulmet e Trump, që vijnë pas dështimit të Raundit të Dohës, mund të çojnë drejt fundit të një OBT-je funksionale. Por debati rreth fatit të OBT-së është pjesë e një diskutimi më të gjerë në lidhje me multilateralizmin, që përfshin Kombet e Bashkuara, G20 dhe FMN-në. Tre “sisteme” alternative duket të jenë të mundshme.

Alternativa e parë është një sistem i dominuar nga marrëveshjet dypalëshe, në të cilat mungojnë rregullat ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare. Kjo do të zbatohej jo vetëm për tregtinë, por edhe për shumë çështje rregullatore “pas kufijve” që janë bërë pjesë e negociatave tregtare. Kjo gjithashtu do të minimizonte rolet e FMN-së dhe Bordit të Stabilitetit Financiar dhe do t’i jepte fund përpjekjes multilaterale të udhëhequra nga G20 për të parandaluar një garë në fund nga strategjitë e korporatave për optimizimin e taksave. Në formën e tij ekstreme, ky vizion bëhet një në të cilin mbizotëron “ligji i xhunglës”.

Alternativa e dytë është sistemi aktual, në të cilin vendet përdorin multilateralizmin global për të vënë në zbatim rregullat e përbashkëta. Ky sistem përfshin shumë organizata rajonale; në krye të sistemit, megjithatë, ndodhen institucione ndërkombëtare multilaterale si FMN-ja, Banka Botërore dhe OBT-ja, me qëllim formulimin e rregullave dhe standardeve globale.

Së fundi, mund të parashikohet një sistem në të cilin përpjekja për të vendosur rregulla globale është braktisur, por grupimet rajonale ose ato të vendeve që ndajnë të njëjtin mendim të formulojnë rregullat e tyre. Ky lloj sistemi do të akomodonte ndryshimet në preferencat që mund të kenë vendet. Në teori, duhet të jetë e lehtë të përfytyrohen dy sisteme të ndryshëm rregullatorë që pasqyrojnë, për shembull, prioritetet e ndryshme që SHBA-ja dhe BE-ja i caktojnë privatësisë. Në praktikë, megjithatë, zbatimi i dy sistemeve të ndryshme do të ishte i komplikuar, duke pasur parasysh ndërveprimin e thellë midis SHBA-së dhe BE-së dhe është vërtetuar se është e vështirë në rastin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së.

Sistemi i parë hedh poshtë të gjitha përpjekjet për të siguruar mallra publike globale dhe për të menaxhuar efektet e mbivendosjes, përfshirë ato që kanë ndodhur gjatë dekadave të fundit. Vendet do të bëheshin lojtarë në një lojë hakmarrjeje të vazhdueshme që krijon humbje edhe për më të fortët, të cilat ndoshta do të çonin në konflikt ushtarak. Është pikërisht kjo ajo që liderët e fuqive fitimtare pas Luftës së Dytë Botërore u përpoqën të shmangnin.

Por refuzimi i “ligjit të xhunglës” nuk nënkupton se gjithçka po funksionon mirë nën institucionet dhe rregullat ekzistuese. Ekziston një kërkesë e qartë për disa dallime në rregulla dhe standarde për të përshtatur preferencat e ndryshme.

A do të thotë kjo se ne duhet të miratojmë sistemin e tretë, një multilateralizëm të fragmentuar, pa shumë vend ​​për institucionet globale?

Pasi dikush të ketë menduar mirë shkallën e ndërvarësisë, jo vetëm të ekonomive, por edhe të shoqërive botërore, bëhet e qartë se një sistem i fragmentuar nuk do të ishte i aftë të ofronte mallra dhe përfitime publike globale. Sigurisht që ka vend që grupimet rajonale ose vendet me prirje të ngjashme të organizohen. Institucionet tona globale shpesh nuk ndjekin parimin e subsidiaritetit.

Me këtë që u tha, nevoja për rregulla globale, siç janë ato që kanë të bëjnë me klimën, do të rritet me teknologjitë e reja. Ne jemi në fillim të një revolucioni kognitiv që thjesht mund të përforcojë sfidat globale. Siguria kibernetike kërkon veprim global. Një fushë që ne tani po fillojmë ta mendojmë, inxhinieria gjenetike, do të kërkojë rregulla dhe kufizime globale. Në fushën ushtarake, ne kemi traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore; së shpejti do të kemi nevojë për një traktat që synon kufizimin e përdorimit të ushtarëve robot që vihen në lëvizje nëpërmjet inteligjencës artificiale. Në fakt, në përgjithësi, përdorimi i inteligjencës artificiale do të kërkojë gjithashtu atë që mund të quhet etikë e re globale.

Duhet të inkurajohet patjetër bashkëpunimi midis vendeve të ngjashme apo gjeografikisht të afërta. Por kjo nuk zëvendëson rregullat dhe standardet globale që nevojiten për të përballuar sfidat ekzistuese dhe ato në lindje e sipër në botë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Fragmented Multilateralism?

Etiketa: AmerikaAngela MerkelArmëBEDonald TrumpEkonomiaEmmanuel MacronFMNG20JaponiKanadaKibernetikeKombet e BashkuarakonfliktKrijonkufizimeMacronMerkelOBTprogresProject SyndicateReformaRefuzimiSHBASiguriaSiguria kibernetikeSulmTreguTrumpzhvillim
Tjetri
Ardhja e ‘CNN’ e gjen tregun e televizionit në tkurrje

Ardhja e ‘CNN’ e gjen tregun e televizionit në tkurrje

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.