AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Veteranët e UÇK-së pro dëshirës së shqiptarëve të Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ditën e hënë. Foto: Atdhe Mulla.

Veteranët e luftës ofruan mbështetjen e tyre pasi përfaqësuesit politik të shqiptarëve etnikë të Luginës së Preshevës i kërkuan Parlamentit të Kosovës të mbështesë kërkesën e tyre që kjo zonë të bëhet pjesë e Kosovës.

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës në zyrën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ditën e hënë. Foto: Atdhe Mulla.

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha të martën për agjencinë e lajmeve Kosova Press se ish-guerrilasit e UÇK-së janë dakord që zona e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare duhet të bëhet pjesë e Kosovës, por se ata kundërshtojnë dhënien e çdo toke Serbisë në këmbim të kësaj.

“Ne jemi që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci t’i bashkohen Kosovës, por nuk jemi që t’i jepet territor askujt,” tha Gucati.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sugjeruar idenë e asaj që ai e quajti një “korrigjim kufitar” në negociatat me Serbinë dhe ka propozuar që në tryezën negociuese të paraqesë kërkesën e shqiptarëve etnikë në Luginën e Preshevës në Serbinë jugore për t’iu bashkuar Kosovës.

Megjithatë, Gucati tha se veteranët e UÇK-së nuk janë të sigurt se çfarë do të thotë “korrigjimi i kufijve”.

“Ne jemi shumë të interesuar për një korrigjim, por cila pjesë duhet të korrigjohet?” pyeti Gucati.

Pas deklaratës së Thaçit se ai do të këmbëngulë që çështja e luginës së Preshevës të ngrihet në Bruksel gjatë negociatave me Serbinë, përfaqësuesit etnik shqiptarë nga rajoni u takuan të hënën në Prishtinë.

Pas takimit, ata kërkuan që partitë politike në Kosovë të miratojnë një rezolutë që mbështet kërkesën e tyre për t’u bërë pjesë e Kosovës.

Por Ilir Deda, një deputet nga partia opozitare Alternativa, tha se nuk kishte “asnjë kërkesë rezolute nga Lugina e Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën” dhe e akuzoi Thaçin se po përdor shqiptarët e Serbisë për qëllimet e veta.

Ai tha gjithashtu se shqiptarët nga Lugina e Preshevës nuk duhet të përfshihen në betejën aktuale politike në Kosovë për negociatat me Serbinë “sepse nuk do të fitojnë asgjë nga ajo”.

Isa Mustafa, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK, tha pas takimit me delegacionin e përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës se ideja e korrigjimit të kufirit ishte e rrezikshme për Kosovën.

“Korrigjimi i kufirit në një kohë kur Serbia nuk i njeh kufijtë aktualë të Kosovës dhe hapja e çështjes së integritetit territorial nuk janë vetëm në konflikt me kushtetutën e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë, por gjithashtu rrezikojnë të vënë në tryezën e diskutimit shtetësinë e Kosovës,” tha Mustafa.

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se partia nuk do të votojë për një rezolutë që shkel kushtetutën.

“Me gjithë respektin e duhur për shqiptarët e Luginës së Preshevës, një rezolutë e tillë është antikushtetuese. Prandaj ne nuk do ta votojmë atë, vetëm në rast se ekziston një vullnet për të ndryshuar kushtetutën,” tha Hoti.

Pika 3 e nenit 1 të Kushtetutës së Kosovës thotë se “Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale dhe nuk do të kërkojë asnjë bashkim me ndonjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti”.

Etiketa: Avdullah HotiBrukseldeputetGucatiHashim ThaçiHotiHysni GucatiIsa MustafakonfliktKosovaKosovëLDKPartiaPreshevërajoniRepublika e KosovësSerbiashqiptare
Tjetri
Hapen tenderët 40 milionë euro për tre mbikalime në Unazën e Re

Hapen tenderët 40 milionë euro për tre mbikalime në Unazën e Re

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.