AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Borxh mbi borxh për rrugën Tiranë-Elbasan

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rruga Tiranë – Elbasan fotografuar më 16 qershor 2013.

Vetëm një vit pasi mori 35 milionë dollarë borxhe shtesë për të sistemuar shembjet në autostradën e papërfunduar Tiranë-Elbasan, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë kërkesën e qeverisë për të miratuar një kredi të re 16 milionë dollarëshe për të financuar ekzaktësisht të njëjtat punime.

Rruga Tiranë – Elbasan fotografuar më 16 qershor 2013.

Qeveria shqiptare ka kërkuar autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për të marrë një hua tjetër me vlerë 16 milionë dollarë për mbulimin e kostove shtesë të autostradës Tiranë-Elbasan, vetëm një vit pasi mori 35 milionë dollarë borxh për të njëjtin qëllim.

Vitin e kaluar, qeveria kërkoi dhe mori nga Banka Islamike për Zhvillim kredinë e rradhës për të kryer punime në një gjatësi të përgjithshme prej 3,700 metrash, stabilizimi i të cilës kushtoi afro 9,500 USD për metër linearë. Por paratë e marra për këtë qëllim duket se nuk mjaftuan dhe qeveria kërkon tashmë kredi shtesë.

“Bazuar në analizat financiare të gjendjes aktuale të fondeve, për përfundimin e plotë të veprës, do të duhet të akordohen fonde shtesë në vlerën prej 16 000 000 USD-sh”, thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin e huasë.

“Në këtë vlerë përfshihen realizimi i punimeve civile emergjente, si pasoje e fenomeneve gjeologjike, të cilat reflektuan humbjen e qëndrueshmërisë së shpateve rrugore dhe sollën si pasojë aktivizimin e rrëshqitjeve përgjatë gjurmës së projektit, shërbimet e konsulencës dhe të njësisë së zbatimit të projektit”, thuhet më tej në relacion.

Qeveria aktuale e Shqipërisë është kritikuar në vijimësi për ngecjen dhe zvarritjen e shumicës së projekteve ndërtimore, veçanërisht atyre në rrugët kombëtare.

Rruga Tiranë-Elbasan, e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash, filloi të ndërtohet në vitin 2011 e ndarë në tre lote dhe me një kosto të përgjithshme të tenderuar prej 33 miliardë lekësh. Rruga pritej të përfundonte në vitin 2015 ndërsa afati i punimeve u shty për në vitin 2018. Këtyre fondeve iu shtuan fonde shtesë prej 35 milionë dollarësh vitin e kaluar përveç kredisë së re.

Kostoja e përgjithshme e kësaj autostrade ku përfshihen edhe tunelet arrin në 10 milionë euro për kilometër, shifër kjo gjithsesi më e ulët se sa kostoja e pritshme prej 11 milionë eurosh për kilometër e segmentit Thumanë-Kashar, të cilin qeveria ka në plan ta ndërtojë me kontratë koncesionare. Ndryshe nga rruga Tiranë-Elbasan, segmenti Thumanë-Kashar nuk mbart tunele dhe kalon në terren fushor.

Projektligji i huasë që po diskutohet në parlament thotë se me fondin e ri 16 milionë dollarësh punimet do të mund të përfundojnë brenda këtij viti. Kredia do të jepet nga Fondi Opek për Zhvillim Ndërkombëtar dhe principali i saj do të shlyhet me këste duke filluar nga viti 2023 deri në vitin 2038. Marrëveshja thotë se fondet duhej të ishin në dispozicion të palës shqiptare që më 22 qershor 2018, por vetë qeveria e dorëzoi projektligjin për miratim në Kuvend më 12 shtator dhe para se marrëveshja të hyjë në fuqi do të kërkohen edhe disa javë të tjera, gjë që e shtyn mbarimin e punimeve të autostradës deri vitin e ardhshëm.

Etiketa: autostradAutostradaautostradeBorxheelbasanEuroFondehuakostokredikrediaKuvendKuvendiMarrëveshjaParaparlamentProjektligjiQeveriaQeveria shqiptareRrugetSHshqipshqiptareshtatorTirane - Elbasanzhvillim
Tjetri
Kosova mund të formojë ushtrinë duke anashkaluar veton serbe

Presidenti i Kosovës paralajmëron qeverinë për planet e saj për ushtrinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.