AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Orbani i Hungarisë gjen aleat ballkanas kundër votimit për censurimin e tij

Martin DimitrovAna Maria LucaAnja VladisavljevicngaMartin Dimitrov,Ana Maria Lucadhe1 të tjerë
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri hungarez Victor Orban dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, tetor 2015.

Një numër eurodeputetësh bullgarë, rumunë dhe kroatë mbështetën Hungarinë në mocionin e Parlamentit Europian duke dënuar shkeljet e perceptuara të vlerave thelbësore të BE-së.

Kryeministri hungarez Victor Orban dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, tetor 2015. Foto: Wikipedia.

Eurodeputetët bullgarë, kroatë dhe rumunë të Parlamentit Europian nga grupe të ndryshme ishin ndër mbrojtësit e Hungarisë dhe liderit të saj, Victor Orban, në votimin për të filluar procesin e Nenit 7 që mund të heqë të drejtën e Hungarisë për të votuar mbi vendimet e BE-së.

Votimi mbi vazhdimin apo jo më tej të asaj që quhet “opsioni bërthamor”, i cili  mund të bëjë që Hungaria të humbasë të drejtën e saj të fjalës në Këshillin e  Europës, u zhvillua në Parlamentin Europian në Strasburg të mërkurën.

Mocioni u miratua me shumicën e kërkuar prej dy të tretave të 448 deputetëve, duke mbështetur deklaratën se Hungaria “rrezikon qartë të shkelë rëndë” vlerat thelbësore të BE-së, përfshirë pavarësinë gjyqësore, lirinë akademike dhe lirinë e fjalës.

Megjithatë, votimi gjithashtu zbuloi përçarje të mëdha, pasi 197 deputetë votuan kundër mocionit dhe 48 të tjerë abstenuan.

“E di që ju e keni ndarë mendjen,” u tha Orban një ditë më parë eurodeputetëve, duke shtuar se ai e dinte “se fjalimi im këtu sot nuk do të arrijë të ndryshojë mendimin tuaj”.

Një përzierje e deputetëve liberalë, konservatorë dhe të qendrës së djathtë nga tre vendet e Ballkanit ishin midis mbrojtësve të Orbanit.

Tetë deputetë bullgarë, duke përfshirë pesë nga Partia Popullore Europiane, PPE, një nga Socialistët dhe Demokratët, S & D, dhe dy nga grupi i Konservatorëve dhe Reformatorëve, ECR, kundërshtuan mocionin.

Këta përfshinin Andrey Kovachev dhe Emil Radev, Momchil Nekov nga socialistët dhe dy nacionalistët, Nikolai Barekov dhe Angel Dzhambazki.

Pesë të tjerë, nga fraksioni Liberal dhe PPE votuan për sanksione; tre abstenuan ose nuk u paraqitën.

Eurodeputeti Angel Dzhambazki, i cili u bashkua me Orbanin, shkroi në Facebook duke dënuar mocionin dhe duke shtuar se “sot Bashkimi Europian shkoi në drejtimin e homologut të tij sovjetik”.

Kryeministri hungarez gjithashtu gjeti aleatë mes politikanëve të Rumanisë.

Eurodeputetët Renate Weber dhe Norica Nicolai, anëtarë të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Rumanisë, ALDE, aleati i vogël i koalicionit qeverisës, votuan kundër vënies në zbatim të Nenit 7 në rastin e Hungarisë.

Si Weber ashtu edhe Nicolai kanë marrë qëndrime anti-perëndimore në të kaluarën. Weber tha për mediat javën e kaluar se ishte sistemi amerikan i mbrojtjes nga raketat në Deveselu, në Rumaninë jugore, që kishte “trazuar rusët”.

Më 17 gusht, ai tha se pamjet e policisë rumune të trazirave ndërsa godisnin protestuesit në protestën anti-qeveritare më 10 gusht ishin të rreme.

Eurodeputeti liberal liberal Radu Ungureanu, si dhe deputetët e pakicave hungareze Iuliu Winkler dhe Csaba Sogor gjithashtu votuan kundër masës.

Eurodeputeti liberal dhe ish-kryeministri rumun Theodor Stolojan dhe deputetja e pavarur Ramona Manesku abstenuan.

Nga Kroacia, katër eurodeputete të EPP, Ivana Maletiç, Dubravka Suica, Zeljana Zovko dhe Marijana Petir, plus një konservator, Ruza Tomasic, votuan kundër zbatimit të Nenit 7.

“Delegacioni ynë i vogël votoi kundër raportit. Hungaria është një vend fqinj me të cilin duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Çështja tani është në duart e Parlamentit Europian dhe është hera e parë që ky i fundit përballet me këtë temë; herën e fundit, kur bëhej fjalë për Poloninë, procedura u nis nga KE-ja,” tha Suica për TV N1.

Pesë nga 11 eurodeputetët e Kroacisë i përkasin PPE-së – Suica, Ivana Maletiç, Zeljana Zovko, Ivica Toliç, Marijana Petir. Dy janë socialdemokratë, Biljana Borzan dhe Tonino Picula dhe dy i përkasin Grupit Liberal ALDE, Ivan Jakovciç dhe Jozo Rados. Ruza Tomasic, i përket Grupit Konservator dhe Davor Skrlec i përket Grupit të të Gjelbërve/Aleanca e Lirë Europiane.

Etiketa: akademikeAMPAngela MerkelBashkimi EuropianBEdeputetFacebookGjyqKEKroaciaMASMerkelOrbanPartiaRusësanksioneSHStrasburgVendimetVotimiWikipedia
Tjetri
Air Albania do të ketë kapital themeltar 800 euro

Air Albania do të ketë kapital themeltar 800 euro

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.