AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bullgarët protestojnë kundër arrestimit të gazetarëve investigativë

Martin DimitrovngaMartin Dimitrov
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bullgarë të mbledhur për të mbështetur gazetarët investigativë të arrestuar. Foto: Martin Dimitrov/BIRN.

Protestues demonstruan jashtë Pallatit të Drejtësisë në Sofje kundër arrestimit të dy gazetarëve të cilët u ndaluan javën e kaluar në Bullgari ndërsa investigonin mashtrimin e dyshuar në lidhje me fondet e BE-së.

Bullgarët të mbledhur për të mbështetur gazetarët investigativë të arrestuar. Foto: Martin Dimitrov/BIRN.

Rreth 200 vetë protestuan jashtë Pallatit të Drejtësisë në qendër të Sofjes të hënën në mbrëmje kundër arrestimeve javën e kaluar të gazetarëve investigativë rumunë dhe bullgarë që po punonin për një lajm mbi abuzim me fondet e BE-së.

Më 13 shtator, Attila Biro nga platforma investigative rumune Rise Project dhe kolegu i tij bullgar Dimitar Stoyanov nga faqja e lajmeve Bivol u ndaluan nga policia lokale pranë Pernikut, në jug të Sofjes, duke shkaktuar një protestë në të dy vendet e tyre si dhe jashtë vendit.

Ata u kapën ndërsa përpiqeshin të filmonin subjektet e investigimit të tyre teksa digjnin dokumente në lidhje me keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga firma konsulence të lidhura me Grupin GP bullgar, një firmë ndërtimi.

Shumica e protesusve në Sofje të hënën nuk ishin gazetarë. Foto: Martin Dimitrov/BIRN.

Të dy gazetarët dhe një person i tretë që i shoqëronte u prangosën dhe u dërguan në rajonin e policisë lokale, duke mos pasur kontakte me redaktorët e tyre deri në orët e para të ditës së premte dhe u liruan vetëm pas ndërhyrjes së stafit konsullor rumun.

Policia bullgare mohoi çdo keqbërje dhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, Ivaylo Spiridonov, tha për bTV se oficerët që arrestuan reporterët ishin aktualisht në vendin e ngjarjes për të kapur njerëzit që dyshohet se po shkatërronin dokumentet.

“Çfarë kërkonin këta gazetarë në skenën e krimit?” pyeti Spiridonov.

Ndërkohë, Agjencia Bullgare e Sigurisë Kombëtare, DANS, dhe prokuroria shtetërore kanë nisur hetime bazuar në pretendimet që po investigoheshin nga Bivol dhe Rise Project që fondet europiane po keqpërdoreshin, njoftoi prokuroria të hënën.

Investigimi u nis pasi Bivol, zv/kryeministri Tomislav Doncev dhe gjykata e qytetit të Sofjes njoftuan zyrtarisht gjykimin e dyshimeve se GP Group ishte i përfshirë në keqpërdorimin e dyshuar të fondeve.

Në një deklaratë për mediat të premten e kaluar, GP Group hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se asnjë dokumentacion që i përket kompanisë nuk është marrë, djegur apo groposur ndonjëherë.

Etiketa: abuzimBEBIRNBullgarigazetarGjykatahetimekonsulenceLokaleParaPoliciaProkuroriaprotestuesreportershtator
Tjetri
Rusia dhe Turqia mbeten rivalë në Ballkan

Rusia dhe Turqia mbeten rivalë në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.