AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Senatori amerikan thirrje trupave ruse të largohen nga Moldavia

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lideri i Transnistrisë Vadim Krasnoselsky (qendër) merr pjesë në një ceremoni të “ditës kombëtare” më 2 shtator në Tiraspol. Foto: Faqja e internetit e presidencës transnistriane.

Ligjvënësi amerikan Christopher Coons paraqiti një rezolutë në Senat duke i bërë thirrje Rusisë të urdhërojë trupat e saj të largohen nga rajoni i shkëputur i Transnistrisë në Moldavi.

Lideri i Transnistrisë Vadim Krasnoselsky (qendër) merr pjesë në një ceremoni të “ditës kombëtare” më 2 shtator në Tiraspol. Foto: Faqja e internetit e presidencës transnistriane.

Senatori Christopher Coons të martën paraqiti një projektrezolutë në Senatin e SHBA-së duke i bërë thirrje Rusisë të përmbushë angazhimet e bëra në një samit të OSBE-së në vitin 1999 dhe të tërheqë ushtarët e saj nga rajoni i shkëputur i Transnistrisë në Moldavi.

Rezoluta i kërkon Rusisë “të tërheqë forcat e saj ushtarake dhe municionet nga brenda territorit të njohur ndërkombëtarisht të Moldavisë”.

Ajo gjithashtu i bën thirrje Moskës që “të përmbahet nga lëshimi i kërcënimeve ekonomike ose ushtrimi i presionit ndaj Moldavisë dhe të heqë dorë nga të gjitha veprimet që mbështesin lëvizjet separatiste brenda territorit të Moldavisë”.

Rusia ende mban rreth 1,500 trupa të ish-Ushtrisë së 14-të Sovjetike, tani e quajtur Grupi Operativ i Trupave Ruse, OGRT, në të ashtuquajturën Republika Moldave Pridnestroviane, më mirë e njohur si Transnistria.

Qeveria moldave ka lobuar aktivisht për më shumë se një vit në Europë dhe SHBA për të rritur ndërgjegjësimin për atë që thotë se pasja e trupave të huaja në tokën e saj është rrezik për sigurinë e saj kombëtare dhe për rajonin më të gjerë.

Ndërkohë, presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, tha për televizionin publik të vendit të martën se ai dëshiron të mbajë një referendum për riintegrimin e rajonit të shkëputur në Moldavi.

“Pas zgjedhjeve parlamentare, do të diskutojmë skenarë konkretë mbi mënyrën si mund të ndodhë ky riintegrim,” tha Dodon.

“Çdo formë riintegrimi ose bashkëjetesëse do të diskutohet me të gjithë qytetarët e Moldavisë në një referendum,” shtoi ai.

Megjithatë, liderët separatistë në Tiraspol duan që pavarësia e Transnistrisë nga Moldavia të njihet dhe kanë shprehur shpresë për t’u bashkuar me Federatën Ruse.

Deklarata përfundimtare në Samitin e NATO-s në Bruksel në korrik gjithashtu i kërkoi Rusisë të tërhiqte trupat nga Moldavia, si dhe nga Gjeorgjia dhe Ukraina.

Moldavia ka shprehur gjatë se Rusia inkurajoi dhe nuk pengoi luftimet në vend në vitet 1990 dhe këmbëngul se ushtarët dhe mercenarët rusë dhe ukrainas luftuan në anën e Transnistrisë kundër Moldavisë.

Në vitin 1999, në një takim të OSBE-së në Stamboll, Rusia bëri një angazhim për të urdhëruar trupat e saj të lënë rajonin e shkëputur, por ende nuk e ka bërë këtë.

Moska gjithashtu ka 400 paqeruajtës në Transnistri, gjoja për të siguruar një armëpushim 26-vjeçar që i dha fund konfliktit të përgjakshëm midis Moldavisë dhe rajonit të saj separatist.

Etiketa: ArmëBrukselGjeorgjiaIgor DodonMoldaviMoldaviaMoskaNATOOSBEQeveriarajoniReferendumRezolutariintegrimrrezikRusiasamitSHBAshtatorStambollTransnistriUkrainaVadim Krasnoselsky
Tjetri
Krimi i organizuar po e kthen Shqipëri në “portë” të kokainës për Europën

Ermal Hoxha u lirua nga “sjellja e mirë” dhe një kontratë pune me bashkëshorten

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.