AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Artistët shqiptarë bashkojnë zërin për t’i kënduar mbrojtjes së lumenjve (Video)

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këngëtaret Elina Duni (djathas) dhe Eda Zari (majtas) gjatë një protestë-koncerti në Valbonë. tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Duke përcjellë përmes muzikës mesazhin e mbrojtjes së natyrës dhe lumenjve, një grup muzikantësh shqiptarë publikuan një këngë “të gjelbër”, që i këndon bukurive të Vjosës dhe Valbonës dhe kërcënimit nga lakmia njerëzore.

Këngëtaret Elina Duni (djathas) dhe Eda Zari (majtas) gjatë një protestë-koncerti në Valbonë. tetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grup muzikantësh shqiptarë publikuan të mërkurën një këngë të titulluar “Lum Lumi i Lirë”, në të cilën bashkojnë zërin në mbrojtje të lumenjve të rrezikuar nga digat dhe qindra lejet e dhëna në dy dekadat e fundit për ndërtime hidrocentralesh në vend.

Kënga “e gjelbër” është një bashkëpunim i artistëve Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga dhe Mikaela Minga.

“Kjo këngë (një nismë e duos Duni – Zari) lindi si nevojë për përhapjen e informacionit mbi padrejtësitë sistematike që po u bëhen lumenjve, natyrës, si dhe për të mbështetur zërin protestues të banorëve pranë zonave të këtyre lumenjve,” shpjeguan artistët në këngën e publikuar në YouTube.

“Njëkohësisht, kënga vlen për të fuqizuar ndërgjegjësimin e çështjes në mbarë shoqërinë tonë,” shtuan ata.

Duke e parë muzikën, jo vetëm një formë argëtimit, por edhe si një mjet të ndërgjegjësimit, artistët thonë se shpresojnë që kënga të solidarizojë dhe frymëzojë njerëzit të mbrojnë natyrën.

Përmes një teksti që i flet lumit të Valbonës dhe atij të Vjosës, muzikantët japin alarmin për “të keqen e pakthyeshme” që po ndodh me këto lumenj, por edhe më gjerësisht për shfrytëzimin pa kriter të natyrës shqiptare dhe më gjerë të asaj botërore nga njerëzimi.

O Valbonë me Shtojzovalle,
që këndon tek zbret ndër male,
ujin duan të ta shterin,
shtratin duan të ta bjerrin.

O moj Vjosë valë-valë,
zonjë e rëndë, ti zonjë e rrallë,
vrullin duan të ta presin,
trupin duan të ta shesin.


Kjo nuk është hera e parë që artistët solidarizohen me protestat mjedisore në vend.

Për dy vite me radhë artistët kanë organizuar koncert-protesta në Valbonë, Vjosë dhe Theth, ku përmes këndimit për bukuritë natyrore shqiptare kanë nxitur gjithashtu qeverinë të tërhiqet nga planet për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe në lumin e fundit të egër në Europë, Vjosën.

526 leje për hidrocentrale janë dhënë në dekadën e fundit nga qeveritë e djathta dhe majta në Shqipëri.

Lexoni të ngjashme:

  • Të pushtuar prej HEC-eve: Banorët e Kukësit kundërshtojnë ndërtimet
  • Vendimi i gjykatës shton rezistencën e banorëve kundër HEC-eve në Valbonë

Banorët e zonave të prekura dhe ekspertët mjedisorë kanë protestuar vazhdimisht në vitet e fundit kundër hidrocentraleve, duke e akuzuar pushtetin se po favorizon një grup biznesmenësh ndërkohë që i heq banorëve mjetet e jetesës. Qytetarët gjithashtu kanë denoncuar faktin se lejet janë dhënë pa konsultim publik me ta ose përmes falsifikimit të firmave duke përfshirë persona të vdekur.

Mjedisorët në vend nga ana tjetër i kanë kundërshtuar hidrocentralet si një formë e qëndrueshme apo e gjelbër e përfitimit të energjisë dhe e kanë nxitur qeverinë të shkojë drejt formave të prodhimit që janë miqësore me natyrën dhe njerëzit.

Lexoni të ngjashme:

  • Ëndrra energjetike e qeverisë përplasi banorët me kompanitë e HEC-eve
  • Investigim: Lufta për ‘zemrën blu’ të Alpeve shqiptare
Etiketa: BanorëBIRNBiznesmene djathtaGjykatëGjykatësHECHidrocentraletInvestigimIvana DervishiLuftaLumimbrojtjeMikaela MingaProtestaProtestatprotestuesSHShpat DedashqipShqipërishqiptareThethValbonësVendimivideo
Tjetri
Integrimi nuk i jep fund kaosit në gjykatat në veri të Kosovës

Integrimi nuk i jep fund kaosit në gjykatat në veri të Kosovës

nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.